Hakmarrja edukohet!

Hakmarrja edukohet!
Ne fund të Nentorit te vitit te largët 1944, kur Shqipëria sapo ishte çliruar, Bardhyli një djalë 14-vjeçar gjeti një bombë dhe iu drejtua Bertit shokut të tij të ngushtë: “Prite!” Por bomba i rrëshqiti nga duart dhe plasi. Berti u plagos në qafë dhe pas gjysëm ore dha shpirt në duart e gjyshes së tij që ishte e pa fuqishme të bënte diçka që të mund ta shpëtonte. Berti ishte vetëm 14 vjeç kur vdiq dhe nëna e babai i tij provuan një dhimbje të pafund. Bardhyli shkoi në shtëpi dhe tregoi çfare kishte ndodhur e c’kishte bërë. Prindërit e tij u tronditën dhe nuk dinin se çfare të bënin dhe si të silleshin me djalin e tyre si edhe me familjen e Bertit i cili nuk ishte më. Shtëpitë e tyre i ndante një mur. Ata qëndruan në shtëpi të pafuqishëm, të tmerruar dhe të turpëruar pasi ata ishin dhe miq. Prindërit e Bertit pas shokut të tmerrshëm që i pushtoi dhe nuk i lëshonte, nuk e humbën toruan dhe nuk lejuan që hakmarrja të diktonte veprimet e tyre. Të nesërmen që Bertin e kishin çuar në banesën e fundit, prërgatitën nje ibrik me kafe dhe shkuan te familja e Bardhylit dhe pinë kafe sëbashku në shtëpine e tyre dhe u thane se ata ishin miq si më parë. Bardhyli erdhi para prindërve të Bertit dhe ra në gjunjët e tyre duke qarë dhe kërkuar falje për veprimin që kishte bërë. Prindërit e Bertit i thanë që e besonin se e kish bërë pa dashje dhe e kishin falur. Mbas disa ditësh kthehet nga lufta daja i Bertit. Kur merr vesh se çfare ka ndodhur, kërkon të shkojë të hakmerret për Bertin. Berti dhe daja kishin qenë shume të lidhur dhe kishin kaluar shume kohë bashkë. Babai i Bertit nderhyri menjëherë dhe me autoritetin që i jepte dhimbja nga vdekja e të birit ndaloi kunatin e tij dhe dajën e Bertit që të kryente hakmarrjen. “Unë nuk hakmerrem. Unë nuk kryej veprime që nuk zgjdhin asgje, por vetëm shtojnë të keqen. As Berti nuk do të donte hakmarrje, pasi ata ishin shokë dhe ajo qe ndodhi ishte nje aksident. Prindërit e Bertit patën edhe fëmijë të tjerë, te cileve gjithashtu nuk u ushqyen asnjë ndjenjë hakmarrjeje. Vëllezerit e Bertit i flisnin Bardhylit edhe pse e dinin te vertetën. Ata nuk ishin ushqyer me ndjenjën e hakmarrjes dhe te urrejtjes. Fëmijët e Bardhylit nuk u panë asnjëherë si fëmijët e armikut. Ata vërtete nuk u bënë më miq, por nuk kishin frikë nga njëri-tjetri.
Lira Gjika
 
Besoj se e kam thene nje here ketu por po e them prape, u pa puna😁

Hakmarrja nder skocezet ishte dicka e shenjte dhe shume e perhapur.
Rreth vitit 1870 a me tutje Mbreteresha Viktoria shume e shqetesuar per kete fenomen mblodhi keshilltaret e saj dhe i kerkoi zgjidhje per zhdukjen e hakmarrjes.
Te gjithe i thane qe eshte e pamundur sepse ekzistonte prej shekujsh dhe ishte e rrenjosur ne traditat dhe zakonet skoceze.
Atehere ajo urdheroi qe ti sillnin listen me emer mbiemer kush me ke ishte ne gjakmarrje.
Pasi e mori urdheroi qe te shkonin shtepi me shtepi dhe te pyesnin nese do ja falnin gjakun familjes tjeter.
Nese thoshin po atehere ushtaret e mbretereshes e regjistronin dhe largoheshin.
Kush thoshte jo mbyllej me force me tere fisin ne shtepi dhe digjeshin te gjalle.
E gjithe kjo ndodhi brenda nje nate ne tere Skocine.
Qe atehere hakmarrja eshte zhdukur ne Skoci.
Kanunet gjejne terren dhe zhvillohen atje ku shteti nuk ekziston ose eshte i dobet.
Natyrisht sot nuk eshte zgjidhje kjo qe ka bere Mbreteresha Viktoria ne Skoci por zgjidhje mund te jete ndergjegjesimi i njerezve e mbi te gjitha zbatimi rigoroz i drejtesise ne raste te tilla.
Dmth qe kush vret me gjakmarrje te mos dale nga burgu pas 4 vitesh por te vuaje denimin e plote te parashikuar nga ligji.
Thene kjo une personalisht nuk e di sinqerisht nese do ja falja gjakun e nje familjari dikujt tjeter, ndoshta edhe po, ndoshta edhe jo, varet shume jo vetem prej meje por prej menyres dhe situates si ka ndodhur ngjarja🤷‍♂️
 
Top