Hakmarrje e ëmbël, Bayerni mund Chelsea me penallti

cent

...Lontano
Futbolli është një sport që luhet 11 kundër 11 dhe në fund fitojnë gjermanët. Tashmë këtë leksion të Geri Lineker e ka mësuar edhe Jose Mourinho, Chelsea i të cilit humbi finalen e Superkupës së Evropës ndaj Bayernit të Mynihut.
wssk8w.jpg

Ndoshta ajo që mund ti djegë më shumë trajnerit portugez është mënyra se si e humbi, duke qënë se deri në minutën e 120 trofeu i parë evropian kishte marë rrugën drejt Londrës. Kampionët e Evropës paraqiten në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm në dispozicion të Guardiolës, me Shvainshtaiger që nuk mundi të rikuperonte dhe Martinez e Gotze në stol për mungesë të formës fizike. Në krahun tjetër Mourinho lë në stol kapitenin Terry ndërsa celsat e sulmit i beson spanjollit Fernando Torres. Spanjolli nuk zhgënjen, madje bën krenar trajnerin kur në minutën e 8 con në avantazh anglezët pas një aksioni perfekt të bluve të Londrës.

Bayern nuk heq dorë nga qarkullimi i topit por pa mundur të shënojë në portën e Cech, i cili duket si në ditët e tij më të mira. Por në minutën e 47, sapo nis pjesa e dytë, Franck Ribery tregon se meriton cmimin e dhënë nga UEFA duke shënuar një supergol dhe vendosur barazpeshën. Bayerni spostohet përpara ndërsa Chelsea i beson kudnërsulmit. Megjithatë deri në fund të 90 minutave barazpesha në rezultat nuk prishet, por ekuilibri i forcave në fushë ndryshon. Ramirez ndërhyn ashpër ndaj Gotzes të hedhur në fushë në vend të Muller, kartoni i dytë i verdhë dhe chelsea me 10 futbollistë 5 minuta përpara fundit të kohës së rregullt. Megjithatë mourinho di të karikojë skuadrën dhe sapo nis shtesa, në minutën e 3 të saj është Hazard që realizon një tjetër supergol. Chelsea me 10 futbollsitë por në avantazh. Bavarezët spostohen në gjysmëfushën e anglezëve dhe Peter Cech tregon se mbetet mankthi më i keq i Bayern, ashtu si në finalen e Mynihut 15 muaj më parë. Madje të krijohet përshtypja që kemi të bëjmë me të njëjtin skenar, kur portieri cek i cili luante këtë mbrëmje në shtëpinë e tij pret raste të pambarimta. Kjo deri në minutën e 120, pasi në shtesën e shtesës është Javi Martinez që barazon rezultatin për të zgjidhur fituesin nga llotaria e 11 metërshave.

Bavarezët duken të kënaqur pasi kanë mundësinë e hakmarrjes, për më tepër që Arjen Roben nuk ka mundësinë për të goditur penallti këtë ndeshje, duke qënë se i la vendin Shaqirit. Ndryshe nga finalja e champions league dy vite më parë, lojtarët tregohen të gjithë të saktë, duke realizuar 9 penallti radhazi. Por belgu Lukaku nuk ruan ritmin e të tjerëve duke ia dhënë këtë titull Bayernit, që për herë të parë fiton Superkupën e Evropës, vetëm pak kohë pas humbjes së Superkupës së Gjermanisë. Për Mourinhon ky trofe mbetet një ëndërr dhe ndoshta specila one do të tentojë ta luajë sërish atë në të ardhmen.
/S.Sport
 

LoSsT

VIP
Titulli: Hakmarrje e ëmbël, Bayerni mund Chelsea me penallti

E ka meritu mo, sdote me hy goli per qamet
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Hakmarrje e ëmbël, Bayerni mund Chelsea me penallti

ue mire qe fitoi se kush kishte nerva me degju burrat pastaj ahahah :p
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Hakmarrje e ëmbël, Bayerni mund Chelsea me penallti

ne fakt kesaj radhe luajten 11 kunder 10 lol
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Hakmarrje e ëmbël, Bayerni mund Chelsea me penallti

Anglezet gjithmone kane humburt ndaj Gjermaneve ne penallti. E gezofte fitoren Bayern-i.
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Hakmarrje e ëmbël, Bayerni mund Chelsea me penallti

fitore me hile ke ashiqare sekoha mbaroj qyshmbarohet se ne minuten e dyte te shteses u dha gola e veq nje min shtese ke
 
Top