Hamilton: Një fitore, për të festuar ditëlindjen e nënës!

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Menjëherë pasi ka kaluar vijën e finishit, britaniku ka uruar nënën e tij duke i kushtuar këtë fitore në اmimin e Madh në Abu Dhabi

Ljuis Hamilton e konsideron fitoren e tij në Abu Dhabi si një ndër më të bukurat e karrierës së tij. Tashmë ai mund të kthehet i kënaqur në shtëpinë e tij. Në javët e shkuara shpesh herë Ljuis Hamilton është shfaqur jo mirë, kjo edhe për arsye të problemeve të tij në jetën private, por një gjë e tillë nuk u vu re në këtë fundjavë, ku arriti këtë sukses vërtet të merituar. Gara e tij e fundit e fituar ishte اmimi i Madh i Gjermanisë në muajin korrik.

Gjithsesi, ai deklaroi se fitorja në Abu Dhabi ishte diçka e mrekullueshme, aq më tepër për faktin që la pas për rreth 55 xhiro Fernando Alonson me Ferrari. “Ndihem shumë mirë,” – deklaron ai. – “Kjo është padyshim një nga garat më të mira të karrierës sime. Nuk duhet të harrojë askush që lashë pas meje një ndër pilotët më të mirë në botë siç është Fernando Alonso dhe të bësh një gjë të tillë është vërtetë shumë e vështirë t’ia dalësh.

Në të njëjtën kohë më duhej të menaxhoja konsumin e gomave dhe distancën nga Alonso. Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur punën fantastike të skuadrës, sidomos në momentet e pit stopeve…. Jam shumë i ekzaltuar dhe shumë i kënaqur që arrita ta fitoj këtë garë. Eshtë perfekte.

Menjëherë do të marr një nga avionët e parë që nisen për në vendin tim e do të shkoj në shtëpi ku këtë herë do të kthehem i qeshur.” Menjëherë sapo ka kaluar finishin, Ljuis Hamilton ia dedikoi fitoren nënës së tij, e cila kishte udhëtuar edhe ajo në Abu Dhabi për të festuar ditëlindjen e saj.

“Eshtë ditëlindja e nënës sime në këtë fundjavë dhe më vjen shumë mirë që e fitova kur ajo ishte këtu duke më parë,” – ka përfunduar deklaratën Ljuis Hamilton, i cili në Abu Dhabi regjistroi fitoren e tij të tretë sezonale.
 
Top