Hamilton starton i pari, Ferrari tradhton Alonson

cent

...Lontano
347xp2b.jpg
Piloti i McLaren-it, Luis Hamilton, ka regjistruar dje kohën më të mirë 1:24.010 në provat zyrtare për GRAN PRIX-in e Monzës. Britaniku do të niset nga vendi i parë dhe në krah të tij, në të dytin, do të startojë shoku i skuadrës, Xhenson Baton, që ka lënë pas Ferrarin e Masën në të tretin dhe Mercedesin e Mikael Shumakerit në vendin e 4-t. Ndërsa kampioni i botës në fuqi, Sebastian Fetel, është renditur në vendin e 5-të, përpara Rosbergut në të 6-tin dhe Kimi Raikonen në vendin e shtatë. Ndërkaq, lideri i kampionatit Fernando Alonso do ta nisë garën e Italisë nga vendi i 10-të, kjo pasi makina e tij edhe njëherë tjetër ka shfaqur probleme duke ia vështirësuar kualifikimet spanjollit. Ferrari është prishur për të katërtën herë radhazi në po aq turne. Vetëm se këtë herë probleme ka pasur pjesa e pasme e makinës, e cila ka ndezur te “kokëkuqja” sinjalin e alarmit për garën e sotme. Strategjia e Ferrarit, në të kundërt të Alonsos, funksionon mirë për brazilianin Masa, që është pozicionuar në vendin e 3-të, dhe në garën e sotme do të bëjë çmos t’i prishë festën dy makinave McLaren. Në të njëjtën kohë edhe për t’i bërë një nder shokut të tij të skuderisë, Alonso, për të mbajtur pas krahëve Fetelin. Ky i fundit është rivali më i afërt i spanjollit në klasifikimin e përgjithshëm. Krejt e kundërt është situata tek McLaren. Skuderia angleze me dy pilotët e saj në komando të garës është favoritja kryesore për të zënë dy vende në podium. Një tjetër makinë e kuotuar për të zënë një vend të rëndësishëm në podiumin e Monzës është edhe Mercedesi i Mikael Shumakerit.

Renditja në provat zyrtare
PILOTI KOHA
1. Leuis Hamilton 1’24″010
2. Xhenson Baton 1’24″133
3. Felipe Masa 1’24″247
4. Mikael Shumaker 1’24″540
5. Sebastian Fetel 1’24″802
6. Niko Rosberg 1’24″833
7. Kimi Raikonen 1’24″855
8. Kamui Kobajashi 1’25″109
9. Paul Di Resta 1’24″304
10. Fernando Alonso 1’25″678

/LEAR MAاI
 
Top