Hap dyert ndërtesa më e madhe në botë

Didi

C'est la vie.
f1_02grandioze1372778487.jpg


Ka hapur dyert këto ditë ndërtesa më e madhe në botë (jo më e larta!).

Fjala është për godinën New Century Global Center që është hapur në qytetin kinez Chengdu.

E gjatë 500 metra dhe e gjerë 400 metra, kjo ndërtesë është 20 herë më e madhe se shtëpia e famshme e operës në Sidney të Australisë.

Lartësia e ndërtesës së ngritur buzë një liqeni artificial është 100 metra, transmeton albinfo.

Në brendësi të saj ofrohet në radhë të parë argëtim, duke filluar nga një kinema, një park lojërash në ujë e deri te shtegu i patinazhit. Ndërsa në 400 mijë metrat katrorë që mbeten janë të vendosura lokalet e ndryshme tregtare.

E gjithë ndërtesa ka një sipërfaqe prej 1. 76 milionë kilometra katrorë ku janë vendosur edhe dy hotele me pesë yje.

Aktualisht qyteti Chengdu me 10 milionë banorë po zbukurohet duke u shndërruar në një qendër kulturore të Kinës së jugut.



KOHA.net
 
Top