Hapja e kufijve dhe udhëtimet pa pasur nevojë për karantinë, ja cfarë pritet të ndodhë shumë shpejt

aeroport-rinas-avion1.jpg


IATA, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, ku bëjnë pjesë 264 linja ajrore, po punon për të shpëtuar transportin ajror të prekur fatalisht nga pandemia me Travel Pass. Objektivi: të bëhet operative “pasaporta e udhëtimit” deri në fund të muajit. Ndryshe nga zgjidhjet e tjera, kjo risi shihet si më praktike pasi do të adoptonte të njëjtat parametra dhe do të kishte vlerë globale.

Për të pasur një “Travel Pass”, i cili do të shmangë karantinën, duhet të vaksinoheni ose të keni bërë tamponin, apo analiza të tjera që vërtetojnë se nuk jeni të infektuar me Covid-19. Integrimi i informacionit shëndetësor në formatin dixhital është opsioni më logjik, pasi do të përdoret kodi QR. Në thelb, kjo është pasaporta dixhitale për të cilën shpresohet të jetë e disponueshme në muajt e ardhshëm, e cila duhet të zbatohet përmes disa hapave në mënyrë që të zgjerohet mundësia e përdorimit të së njëjtës leje, përtej kërcënimit Covid-19, në një të ardhme të afërt.
Hapi i parë është krijimi i një regjistri që rendit laboratorët, klinikat, qendrat mjekësore ku do të jetë e mundur për ata që duan të marrin Udhëzimin e Udhëtimit. Udhëtarët duhet të kryejnë teste dhe vaksinime të njohura ndërkombëtarisht, në mënyrë që të respektojnë kërkesa të ndryshme nga kërkesa që kanë shtetet e ndryshme për hyrjen në territorin e tyre.

Kjo pasaportë do të përshpejtojë kontrollet si gjatë nisjes dhe mbërritjes në aeroporte të ndryshme, ashtu sikurse edhe me rastin e çdo ndalese, pa pasur nevojë të siguroni paraprakisht dokumente shëndetësore nga autoritetet e vendit që dëshironi të vizitoni për punë apo edhe turizëm. Hapi i dytë është aplikacioni Travel App (i disponueshëm falas për pajisjet iOS dhe Android).

Për të provuar iniciativën, IATA ka filluar një partneritet me Singapore Airlines, i cili që nga 23 dhjetori ka ofruar opsionin Travel Pass për fluturimet që nisen nga Kuala Lumpur dhe Xhakarta (me një listë të klinikave të zgjedhura në kryeqytetet e Indonezisë dhe Malajzisë, në të cilën duhet të testohet për koronavirus dhe të merret certifikata shëndetësore dixhitale për të udhëtuar).

Në javët e fundit, Etihad, Air New Zealand, Qatar Airways, Emirates dhe Malaysia Airlines gjithashtu kanë filluar testimin e aplikacionit që do të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet.

Shqiptari.net
 

Attachments

  • aeroport-rinas-avion1.jpg
    aeroport-rinas-avion1.jpg
    25.5 KB · Shikime: 0
  • aeroport-rinas-avion1.jpg
    aeroport-rinas-avion1.jpg
    25.5 KB · Shikime: 0
Eh,pashaporta e covidit.
Sidomos e pretendojne te behet shpejt dhe detyrushme, vendet qe kane turizem te madh.
Nje nder to dhe Gr.
 
Kur po hapen se mezi po pres te shkoj te shih mamin se jam tha me ja nigju eren e saj dhe me e perqafu fort.?
 
Top