Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Lauri

Anunnak
Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale, në të cilën shfaqet Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke dhënë një intervistë në gjuhën angleze.

Në këtë intervistë (a bisedë), Haradinaj flet për fenë Islame, por edhe për atë të krishtere. Ai thotë se familja e tij, prej katër gjeneratash kanë qenë shqiptarë katolikë, ndërkaq thekson se nuk e ndjen veten mysliman.

“Familja ime për katër gjenerata kanë qenë shqiptarë katolikë. Unë kam lindur mysliman, por s’e di pse jam mysliman për shkak se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në xhami, as për falje e as për asgjë tjetër”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë në gjuhën angleze.

Më tej, ai jep sqarime se si ka depërtuar feja myslimane në trojet tona nga Perandoria Osmane e tutje.

Si duket, videoja fillimisht është publikuar në një faqe myslimane në Facebook, ku qëllimi i publikimit të saj ka qenë fyerja ndaj Haradinajt, dhe jo vetëm. Qëllimi ynë nuk përkon me atë të sipërpërmendurin, por edhe thjesht me qëllim informimi të publikut, meqenëse edhe deklarata e Haradinajt, që faktikisht nuk dihet ende kur dhe ku është bërë, duket të ketë qenë publike.

Në vijim, ju sjellim videon që ta dëgjoni dhe shihni ju vetë pjesën tjetër të intervistës.
/B.sot

 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Eshte demantu ky lajm nga AAK.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

c'do thote demantu arfe
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

c'do thote demantu arfe

Ky lajm eshte dhen me dat 25 nentor nga vet AAK eshte then gazetaret jan ata vete se kan ber propaganda tilla,sepse ky lajm ishte ne gjuhen Angleze ..dhe gazeta e ndryshme kan manipulu si kan deshe .

Ja lajmi 'AAK sqaron, “spekulimin” me videon e një prononcimi të HaradinajtI


[video]http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=33018[/video]
 
Redaktimi i fundit:

gafi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

nuk eshte demantu fare po eshte bash ashtu qysh e ka shkru lauri. dhe me te vertete lauri qe mundohesh qe te besh lojen siq deshiron ti kjo nuk eshte puliku per te fyer Ramushin por per tiu tregu popullit se qka mendon Ramushi per fene islame. lauri se di pse ne qdo postim tenton te njollosesh fene islame dhe muslimanet kur ne te vertete secilen here po e njollos veten tende sepse po flet gjera qe nuk jane.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

S'ka ndonje gje te keqe, ne perendim te thote qe nuk jam mysliman, ose me mire tu thote jam kaurr. Dhe kur vjen ketu te thote qe jam mysliman arab per tu bere qefin mjakrroshave. Kur te vije ne Shqiperi te thote jam shqiptar. Kur ai vete nuk e din se c'eshte.( ..!)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Pune e madhe, Islamit s'i duhen njerezit si ky !
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

nuk eshte demantu fare po eshte bash ashtu qysh e ka shkru lauri. dhe me te vertete lauri qe mundohesh qe te besh lojen siq deshiron ti kjo nuk eshte puliku per te fyer Ramushin por per tiu tregu popullit se qka mendon Ramushi per fene islame. lauri se di pse ne qdo postim tenton te njollosesh fene islame dhe muslimanet kur ne te vertete secilen here po e njollos veten tende sepse po flet gjera qe nuk jane.

Zot ruaje Shqiperine nga islamiket, e myslimanet fodull, anti -shqiptar.
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Prandaj nja gati 30 % sa kishte votues ne fillim pas luftes , tash ka ra ne 10 % ! prei shum gafave te tije 2 ftyresis se tije duke u mundu para perendimit te behet ma katolik se papa , kurse ka harru qe votuesit i ka popullin ! ne zgjedhjet e kaluara ka pas nen udh'heqje komuna si Suhareka , Peja , Gjakova etj sot ne te 3 keto komuna eshte ne balotazh i dyti pra qe shansat i ka te medha me humb ! dhe ka humb shum votues keshtu qe let behet prift jo qe na intereson shum.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

dhe.... islami ska nevoj per njerez qe sja din vleren islamit,as me pak ata qe se praktikojn...
 

gafi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Zot ruaje Shqiperine nga islamiket, e myslimanet fodull, anti -shqiptar.
e more i nderuar lauri po ky i mjere per me iu hy ne haret disa miqve qe i ka ai po thot sot se nuk e din pse ka mbet musliman, dmth nuk i frigohet Krijuesit dhe per hater te miqve po e mohon perkatesine fetare te tij. o i nderuar po nese neser per hater te te njejtve miq dhe per ta pas perkrahjen e tyre duhet te mohoj qe eshte shqiptar por do te thote tani jam kosovar sepse e kemi shtetin qe quhet Kosove dhe per kete arsye per me hy ne BE duhet me u qujt kosovar dhe jo shqiptar qfar do te thoni i nderuar . une e di qfar te te them ty dhe njerzve si ku All-llahu na ruaj nga njerzit qe nuk ia kane frigen All-llahut dhe qe e mohojne ate qe jane per hater te njerzimit. All-llahu e udhezofte kete popull ne rruge te drejte.
 

ricky_ch

******
Pe: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Hahaha , së pari o HARADINAj, mësoje shqipen,
se nuk e din ende mirë, e mandej anglishtën,
se paske fol si Sali Berisha, e mandej pse
je musliman dhe vlerat e tij!

p.s. fol vëlla shqip, që të kuptojnë njërzit çka po
don të thuashë, se ka përkthyes mjaft!
Kur nuk e din një punë, rri thot populli...
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

S'ka faj Haradinaj, tgjithe po mundohen qe kosoven ta paraqisin si nje shtet ku ka musliman tolerant, qe pijne vere, qe sjan si muslimanet e arabise etj,, se ato jane si gjtihe europianet e tjere, ka ateiste ka tkrishtere, etj etj... po qe musliman ste don njeri, haradinaj do jet zene ngusht i shkreti se direkte sa thote qe se din se pse eshte musliman, fillon e thote qe ne kemi pas emra ilir krishter, jemi si tgjithe etje tj.. pra ai vete e kupton qe te pranosh se je musliman, ke nje diskriminim automatikisht nga perendimi apo amerika ne kete rast... nejse, se ben vetem haradinaj ket pune, ke shume musliman qe para te tjereve nuk e shfaqin haptaz besimin vetem se kane frike paragjykimet qe do vijne nga te tjeret, nga ato jo-musliman, se jane shume open mind ato, i pranojne te tjeret ashtu sic jane, Lol... Gjthss, je s'je je per veten, kshuqe s'u be nami pse nuk eshte Haradinaj, ka nja 1000 haradinaj tjere ne kosove qe e perfaqesojne tamam veten e fene :D...
 

gafi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

prej krejt kesaj te keqes ka nje te mesimi te mireper popull e ai eshte qe nje njeri po del haptas dhe po tregon ate qe e ndien per dallim prej disave qe e fshehin ate dhe qe jane dyfytyresh ndryshe sillen para popullit e ndryshe para miqve.njerez qe skan guxim ta tregojne ate qe e ndiejne siq eshte puna me haradinajne. ua ka hap syte me gishte popullit thone ketej tek ne haradinaj dhe ju ka tregu se ka shume pushtetar qe jane si ai dhe se nuk eshte i vetmi ky.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale, në të cilën shfaqet Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke dhënë një intervistë në gjuhën angleze.

Në këtë intervistë (a bisedë), Haradinaj flet për fenë Islame, por edhe për atë të krishtere. Ai thotë se familja e tij, prej katër gjeneratash kanë qenë shqiptarë katolikë, ndërkaq thekson se nuk e ndjen veten mysliman.

Familja ime për katër gjenerata kanë qenë shqiptarë katolikë. Unë kam lindur mysliman, por s’e di pse jam mysliman për shkak se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në xhami, as për falje e as për asgjë tjetër”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë në gjuhën angleze.

Më tej, ai jep sqarime se si ka depërtuar feja myslimane në trojet tona nga Perandoria Osmane e tutje.

Që feja muslimane ka ardhur nga pushtimi otoman këtë e dimë dhe ne .. po se ky na qënka kthyer familja e tij në muslimane, por që na qënkan katolik prej gjeneratash kujt i intereson?

Në fund të fundit këtij i bie turpi dhe familjes së tij, që nuk kanë ditur të ruajnë fenë e tyre por i janë nënshtruar osmanit ;)..

Nuk kanë cfarë bëjnë këta ncncn nuk dinë si të dalin nëpër ekranet e kamerave për të thënë idiotlliqe ..
Se do fenë muslimane mos e përdor mo, se kuptoj kush e detyron këtë njëherë, besimi është i lirë..

 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Me pelqeu se paska treguar te verten , historin e tij .
Jan te rralle ata qe marrin guximin te jene kaq transparent , sidomos politikanet , hidhen nga nje dge ne
tjetren por nuk thone kurr te verteten , ate qe e mendojne tamam , me friken se mos humbasin votat .
Une e pergezoj per kurajon qytetare qe ka treguar .
Nuk i kuptoj disa ketu qe llapi e llapin pastaj thone te beje çte doje se nuk me intereson .

Ado qenka treguar shume praktik kesaj rradhe .
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

Ka pak rendesi se çfarë thotë Ramush Haradinaj, feja është çeshtje personale dhe ky mund të jetë çfarë të dojë, për mua është tragjedi se si disa e konsiderojnë tepër inferiore të jesh musliman , eh saktësisht Evropa si vend i lirive madje edhe të besimit i le vend të veçantë të drejtës për të besuar çfarë të duash, ne shqiptaret vuajmë pak nga inferioriteti për vetën .
 
Top