Havi Martinez: Shvainshtaiger është një legjendë

cent

...Lontano
Mesfushori me dhunti të shumta ka theksuar se ylli i Gjermanisë ka luajtur një rol kyç në integrimin e tij, ndërsa shtoi se është i prirur të ketë një ndikim të caktuar në Bundesligë, si pjesë e Bajernit të Mynihut. Ndërkombëtare nga Spanja u largua kohët e fundit nga Atletik Bilbao për një aventurë gjermane, ndërkohë që Shvainshtaiger është duke bërë maksimumin e tij për të bërë të mundur që spanjolli të ndihet si në shtëpi në “Allianz Arena”. 144bo6e.jpg “Shvainshtaiger është një legjendë, një djalë i madh. Ai flet pak spanjisht dhe është duke u përpjekur për të më ndihmuar mua të ambientohem sa më shpejt në këtë aventurë të re, – citohet Martinez në faqen zyrtare të klubit bavarez në internet. – Tani, pasi mbylla lëvizjen më të rëndësishme në karrierë, mund të përqëndrohem tërësisht në të luajturit futboll. Po trajnohem çdo ditë për të fituar vendin tim në 11-shen titullare të Bajernit, sepse kjo është ajo, që kam kërkuar.
Unë do të luaj kudo që trajneri dëshiron, mjafton të jem në fushë dhe ta ndihmoj Bajernin. Jam këtu për të dhënë çdo gjë, kështu që dua të bëj më të mirën. Jam lloj i lojtarit që jep 100 për qind të vetën në çdo ndeshje.”
Havi Martinez e bëri debutimin e tij zyrtar në radhët e Bajernit në fitoren 6-1 të bavarezëve, arritur fundjavën e kaluar ndaj Shtutgartit.
/PanoramaSport
 
Top