• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hermann Hesse

Sweetness

*Some Kind of Wonderful*
hermann_hesse.jpg

Hesse, gjeniu që foli shqip dyzet vjet pas vdekjes

Poeti Kolevica sjell për lexuesin shqiptar princin e letërsisë gjermane i cili i rezistoi ngjarjeve të fundshekullit të kaluar duke
siguruar mbijetesën e artit të tij në gjithë botën Hesse, gjeniu që foli shqip dyzet vjet pas vdekjes Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën


HERMANN HESSE është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Württembergut dhe vdiq në Lugano të Zvicrës më 9 gusht 1962. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt!
Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian,
por gjithmonë intimërisht fetar.

Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe
madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër
nazizmit. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane,
poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu
njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë.
Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.
Romani i tij i parë ishte "Hermann Lauscher" (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani "Peter Camenzind" (1904) më vonë mjaft i
admiruar u bë romani "Unterm Rad" (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë
nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane. Vazhdojnë pastaj libra të tjerë me novela e tregime: "Diesseits" (Këtej, nga
kjo anë, 1907) "Nachbarn" (Fqinjë, 1908) "Umwege" (Rrugë e gjatë, (1912) etj. Shënime udhëtimesh në Indi - Aus Indien (1913). Gjatë Luftës së Parë Botërore, nxorri tregimin "Schِn ist die Jugend"
(Rinia është e bukur, 1916). Por katastrofa e luftës në Evropë solli tek ai një përmbysje të thellë e bashkë me të dhe një pjekuri të
motiveve personale. Frut i këtyre ishte libri "Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend" (Demiani, historia e rinisë së Emil
Sinclair-it, 1919). Kjo është një vepër e rëndësishme, sepse është ndër të para në Evropë që ve në dukje ndikimin e psikanalizës. Te
Demiani paraqiten të rinjtë e universiteteve gjermane, jeta e të cilëve shkatërrohet nga presioni i luftës.Perla të vogla të vërteta të artit tregimtar janë "Kurgast" (Miku i
kurimit) dhe "Bilderbuch" (Libri i portreteve) të dy, më 1925. Shumë i rëndësishëm është veçanërisht romani "Stepenwolf" (Ujku i stepës,
1927) ku, siç thoshte, tregoi: "Ferrin e brendësisë së vet". Kriza shpirtërore dhe forma e jetës së njeriut modern është tema e "Ujkut
të stepës", të kësaj autobiografie që ndonëse e varfër në veprime është e pasur në mendime, ku lexuesit të vëmendshëm i tregon "kaosin
e botës së tij shpirtërore". Origjina e kësaj krize identiteti është urrejtja ndaj një shoqërie që shkon verbërisht nga një luftë botërore
në tjetrën, neveria ndaj një kulture servile dhe frika ndaj një jete të brendshme "të përciptë e të normuar". Ndër veprat e tjera mund të
përmendim "Narzic und Goldmund" (Lulet Narcis dhe gojëartë) e veçanërisht "Das Glasperlenspiel" (Loja e perlave të qelqta, 1943) që përbën "shumatoren" e të gjitha shqetësimeve, studimeve dhe anktheve fetare të shkrimtarit të shquar.
Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime. Poezitë e tij dallohen
për ndjesi të hollë e përsosmëri të vargut. Temat e tyre janë ato të anëve më delikate e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore, si
vëllavrasja (Kënga e vdekjes së Abelit), trishtimi, vetmia etj.
Vëllimet e tij me poezi janë:
"Romantische Lieder" (Këngë romantike,
1898),
"Gedichte" (Poezi, 1902),
"Unterwegs" (Në rrugë, 1911),
"Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915),
"Ausgewehlten Gedichte" (Poezi të zgjedhura, 1921),
"Krisis" (Krizë, 1928),
"Trost der Nacht" (Ngushëllimi i natës, 1929),
"Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetës,
1933),
"Neue Gedichte" (Poezi të reja, 1937),
"Der Blütenzweig" (Dega e lulëzuar, 1945),
"Die spنten Gedichte" (Poezitë e vona, 1963).

Pavarësisht nga titujt e vëllimeve dhe temat e shumta të poezive të tij, ato, përmbledhtas, mund të quhen autobiografi lirike e poetit.

Tek ne, nga ky shkrimtar, prej më se pesëmbëdhjetë vjetësh më parë është përkthyer romani "Nën rrotë", ndërsa gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, përktheva unë poezi nga Hermann Hesse të cilat u botuan në librin e atëhershëm "Poezi gjermane dhe austriake" të përgatitura
prej meje.Në këtë dyzetvjetor të largimit të poetit nga kjo jetë, kam fatin e
veçantë dhe nderin ta përkujtoj e t'ia afroj lexuesit tonë të nderuar me anën e disa përkthimeve të tjera që kam bërë kohët e fundit
posaçërisht nga poezia e tij. /Nga Petraq Kolevica/

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~




Trishtim (my favorite)

(1944)

ا'më ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban në gji.
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

I ndiej si bien, bien
Si borë që rrugën mbulon,
Dhe hapat më nuk ndihen,
Një heshtje e gjatë afron.

Në qiell s'ka yje as hënë.
Në zemër s'ka dashuri.
Gjer tutje një heshtje ka rënë
Dhe bota u mplak e u mpi.

Kush mbron dot zemrën një fije
Nga koha plot ligësi?
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.
 

Sweetness

*Some Kind of Wonderful*
Pe: Hermann Hesse

Bisedë në mbrëmje


ا'sheh ëndrrimtare atë qiell me re të mbushur?

Vura zemrën time, mbi dorën tënde të bukur.

Ish' e ngarkuar me të pathënë lumturi,

Ish' aq e nxehtë – vallë nuk e ndjeve ti?



Më qesh e huaj ma kthen sërish në dorë.

Dhemb diku thellë... Ajo hesht. Ajo është e ftohtë.

 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Hermann Hesse

Une i kam lexuar poezite e tij por jo ne shqip...I kam lexuar ne anglisht fatkeqesisht,duke pase parasysh qe anglishtja nuk eshte gjuhe e pare dhe veshtiresite jane me te medha ne kuptimin e tyre.Pas disa kohesh i kam gjetur dhe ne shqip...Ajo qe me ka pelqyer me shum eshte poezia Lumturia..


Sa kohe ti lumturine kerkon,
I pjekur s’je i lumtur te jesh,
Qofte dhe gjith’e dashura e jotja te qe.

Sa kohe te humburen ankon,
Qellime ke, shqetesuar je,
Cfare paqe eshte, ti ende s’e njeh.

Vetem kur ti cdo deshire e pret,
Me qellim e adhurim nuk njeh,
E lumturine me ne emer s’e therret,

Rrjedhe e ngjarjeve me zemren s’ta prek
E shpirti yt prehet i qete...


Ndersa vargjet qe me kane mbet ne mendje por sjam e sigurte per titullin e poezise jane vargjet...
I mencur nuk eshte, pa fjale,
Ai qe terrin skupton,
Se si fshehtesisht ngadale
Nga gjithcka e vecon.
 
Pe: Hermann Hesse

Paqendrueshmeri


Nga peme e jetes
Gjethe mbas gjethe me bie mua
O bote marramendese,
si te ngop ti,
si te ngop e te lodh ti,
si te ben te dehur.
Cka sot digjet
pas pak eshte e shkuar.
Shpejt tringellin era
mbi varrin tim bojekaf,
mbi femijen e vogel perkulet mema,
Syte e saj deshiroj te rishikoj,
shikimi i saj eshte ylli im,
gjithcka tjeter mund te shkoje e mos lere gjurme,
cdo gje vdes, cdo gje vdes me kenaqesi.
Mbetet vetem e perjetshmja meme,
ajo prej se ciles ne u beme,
gishti i saj lodertar shkruan
ne ajrin e paqendrueshem emrin tone.

---------- Post added at 13:22 ---------- Previous post was at 13:21 ----------

“Padi”

Dhe askush nuk e ka këtë privilegj. Jemi veçse rrymë,
Me dëshirë futemi ne në çdo formë:
Ditës, Natës, ferrit dhe katedrales përmes i shkojmë,
Etja për të qenë është shtysa jonë.

Formë pas forme mbushim kështu si pa ndalim,
Dhe askund nuk do të gjejmë prehje ne, për fat të mirë, për fat të keq,
Vazhdimisht në rrugë jemi ne, vazhdimisht të ftuar jemi ne,
As fusha, as plugu s’na thërret, e as korrje nuk gëzojmë ne.

Nuk dimë ç’ka Zoti do të bëjë me ne,
Ai luan me ne, baltën në duart e tij,
Që memece dhe plastike qeton, as qesh, as qan,
Që formën dikur do ta marrë, por që kurrë nuk do të marrë zjarr.

Njëherë në gur të ngrish! Njëherë të zgjatësh në kohë!
Për këtë gjallon malli ynë përjetësisht,
E përjetësisht megjithatë mbetet veç një drithmë e frikshme,
Në rrugën tonë nuk do të ketë kurrë ndonjë ndalim.

---------- Post added at 13:23 ---------- Previous post was at 13:22 ----------

Sepse të dua

Sepse të dua, i egërsuar,
Po vi tek ti në këto nete.
Me që ti kurrë s'më ke harruar
Dhe shpirtin tënd mora me vete.

Me mua ësht' e më përket përfare.
Të mira, të liga, këtu do t'i shkojë.
Prej dashuris' sime përvëlimtare
S'ka engjëll që mund të të çlirojë.

Bisedë mbrëmje

ا'më vjen ëndërrimtare në këtë vend plot re?
Ta dhashë zemrën time në dorë e ti s'e pe.
E mbushur ishte plotpërplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtë - si nuk e ndjeve ti?

Me një qeshje të thashë ma ktheve dosido.
Një dhimbje ndjeu ajo... dhe heshti... dhe u ftoh.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Hermann Hesse

Letër një artisti të ri

5 Janar 1949

I dashur J. K.,

Të falenderoj për mesazhin që më dërgove me rastin e Vitit të Ri. Ai është i trishtueshëm e dëshpërues dhe e kuptoj atë mjaft mirë. Megjithatë, ka aty një frazë ku ti thua se të është ngulitur në mendje ideja se një kuptim dhe një mision kanë qenë caktuar për ty dhe për jetës tënde dhe se ti vuan nga moszbulimi i këtij kuptimi dhe nga mospërmbushja e këtij misioni. Pavarësisht, kjo më duket inkurajuese, sepse është e vërtetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, dhe të lutem që t’i kujtosh e t’i meditosh herë pas here shënimet që do të shkruaj në lidhje me këtë subjekt. Këto reflektime nuk janë të miat, ato janë po aq të vjetra sa bota dhe bëjnë pjesë në atë që njerzit kanë shprehur si më pozitive për veten dhe misionin e tyre.

Atë që ti bën në jetë, dua të them, jo vetëm si artist, por gjithashtu dhe si njeri, burrë e baba, mik, komshi, etj., pra, e gjitha kjo vlerësohet në funksion të “kuptimit” të përjetshëm të botës dhe sipas kritereve të drejtësisë së përjetëshme, jo duke iu referuar disa matjeve të vendosura njëherë e përgjithmonë, por duke i aplikuar veprimeve të tua, aftësinë tënde, të veçantë e personale. Kur Zoti do të gjykojë, ai nuk do të pyesi : “A ke qenë një Hodler, një Picasso, një Pestalozzi, një Gotthelf ? Përkundrazi ai do të pyes : “A ke qenë dhe a je në të vërtetë J. K.-ja për të cilin ti ke trashëguar disa predispozita ? I pyetur në këtë mënyrë, askush nuk do mundet që t’i flasë për egzistencën dhe gabimet e veta pa ndjerë tmerr e turp ; pak a shumë ai mund të përgjigjet : “Jo, s’kam qenë ky njeri, por të paktën jam përpjekur që të bëhem i tillë brenda mundësive të mia.” Po t’i thotë ato me sinqeritet, ai do të jetë i justifikuar e do të dalë i fituar nga prova.

Nëqoftëse ti shqetësohesh nga imazhe të tilla si “Zoti” apo “gjykatësi i përjetshëm”, lëri ato qetësisht menjanë, sepse ato s’kanë shumë rëndësi. E vetmja gjë që ia vlen është fakti që secili prej nesh është depozitues i një trashëgimie dhe mbajtësi i një misioni ; secili nga ne ka trashëguar nga nëna dhe babai, nga stërgjyshërit e tij të shumtë, nga populli i tij, nga gjuha e tij, disa veçanti të mira apo të këqia, të këndshme apo të pakëndshme, disa talente dhe disa difekte, dhe të gjitha këto të mbledhura sëbashku na bëjnë të jemi këto që jemi, ky realitet i përveçëm që quhet J.K., në rastin tënd. Kështu pra, këtë realitet të përveçëm, secili nga ne duhet ta vërë në pah, ta jetojë deri në fund, ta çojë deri në pjekuri, dhe më sëfundi, ta perfeksionojë sa të jetë e mundur. Në lidhje më këtë mund të citojmë shembuj mjaft mbresëlënës e që i gjejmë me bollëk në historinë universale dhe historinë e artit. Ashtu siç shohim që në shumë përralla ka shpesh një perzonazh që është idioti i familjes, i paafti, dhe ndodh që atij t’i jepet roli kryesor. ثshtë pikërisht besnikëria në vetë natyrën e tij që i bën individët e tjerë, më të zgjuar se ai, e të favorizuar nga suksesi, të duken mediokër.

Kështu, në fillim të shekullit të kaluar jetonte në Frankfort familja Brentano, e pasur me individualitete mjaft të zotë. Nga njëzet fëmijët që kishte në atë kohë, dy prej tyre sot janë të shquar : poetët Klement dhe Betina Brentano. E pra, këto vëllezër e motra të shumtë qenë të gjithë të zgjuar, interesantë më tepër se mesatarja, mendje të ndritura, talente të klasit të parë. Vetëm i madhi i fëmijëve ishte dhe ashtu mbeti, i leshtë dhe gjithë jetën e tij e kalojë në shtëpinë e prindërve, një shpirt i qetë i vatrës familjare për të cilin nuk kishte ndonjë rrugëzgjidhje ; katolik, ai respektonte të gjitha detyrat e besimtarit ; si djalë dhe si vëlla tregohej i matur e babaxhan, dhe në mes të bandës së lumtur e mëndjemprehtë të vëllezërve e motrave, ku shpesh shpërthente ekstravaganca, ai bëhet gjithnjë e më shumë qendra e heshtur dhe e qetë e familjes, një lloj guri i çmuar familiar që rrezatonte paqe e mirësi. Vëllezërit dhe motrat e tij flasin për këtë leshko, për këtë qenie foshjore, me një respekt, një dhëmshuri të tillë, si për asnjë tjetër. Pra, dhe atij gjithashtu, këtij budallai, këtij idioti, i kishte qenë caktuar një kuptim dhe një mision dhe ai i kishte përmbushur ato më mirë se të gjithë vëllezërit e motrat e tij të ndritur.

Shkurt, kur dikush ndjen nevojën për të justifikuar jetën e tij, nuk është niveli i përgjithshëm i aksionit të tij, parë nga pikëpamja objektive, që ka rëndësi, por më shumë fakti që vetë natyra e tij, ajo që i ka qenë dhënë, të shprehet sa më sinqerisht që të jetë e mundur në egzistencën dhe në aktivitetin e tij. Tentativa të panumërta na kthejnë vazhdimisht nga kjo rrugë ; më e forta prej tyre është ajo që në brendësi të vetes sonë na bën të besojmë se mund të ishim dikush krejt tjetër nga ai që jemi në realitet dhe kështu fillojmë të imitojmë modele dhe të ndjekim ideale që jo vetëm nuk duhen, por as që mundemi t’i arrijmë. Kjo tentativë është veçanërisht e fortë tek personat e pajisur me aftësi superiore, tek ata, ajo paraqet shumë më tepër rrezik se një egoizëm i thjeshtë me rreziqet e tij vulgare, sepse ajo shfaqet me pamjet e një fisnikërie shpirtërore e morale.

Në një moment të jetës, çdo djalë i ri ka ëndërruar të drejtojë një karrocë me kuaj apo një lokomotivë, të bëhet gjuetar apo gjeneral, dhe më vonë, të bëhet një Gëte apo Don Zhuan ; kjo është një tentative e natyrshme, e pashmangshme në zhvillimin normal të individit dhe një mënyrë për t’u vetë-edukuar : imagjinata, si të thuajsh, duke kërkuar në të errët, merr kontakt me mundësitë e së ardhmes. Por jeta nuk i plotëson këto dëshira dhe idealet e fëmijërisë e të rinisë vdesin vetvetiu. Megjithatë, ne vazhdojmë përherë me dëshirën për të bërë gjëra për të cilat nuk jemi bërë dhe përpiqemi t’i imponojmë natyrës sonë kërkesa që e dhunojnë atë. Të gjithë ne reagojmë në këtë mënyrë. Por në të njejtën kohë, në momentet e një vetëdije të mbrendshme e ndjejmë gjithnjë e më shumë se nuk ka rrugë që do të na çojnë jasht vetes sonë, drejt diçkaje tjetër, se duhet ta përshkojmë jetën me aftësitë e dobësitë që janë tonat e thjesht personale dhe ndodh që disa herë të bëjmë përparime, të realizojmë diçka që deri mëparë nuk ishim të zotët ta bënim, dhe për një çast, pa hezituar, e aprovojmë dhe kënaqemi me veten. Sigurisht që kjo kënaqësi nuk ka asgjë të qëndrueshme ; megjithatë, pas kësaj, pjesa më intime e vetes sonë s’tenton gjë tjetër veçse të ndjehet e rritur dhe e pjekur në mënyrë të natyrshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi në harmoni me botën dhe nëqoftëse arrijmë që ta njohim këtë gjendje, eksperienca që mund të bëjmë do të jetë akoma më e thellë.

Kur them se misioni që i besohet çdo individi është i ndryshëm për secilin prej tyre, nuk kam aspak parasysh atë që diletantët e artit, të vjetër e të rinj, quajnë mbrojtja dhe afirmimi i individualitetit e origjinalitetit të tyre. Kuptohet vetvetiu se kur një artist e bën artin profesion dhe qëllim të jetës së tij, i duhet të fillojë nga mësimi i gjithshkaje që i shërben mjeshtrisë ; ai s’duhet të mendojë se do t’i duhet që ta shmangë këtë nxënie me qëllim që të ruaj origjinalitetin dhe personalitetin e tij të vyer. Shembujt të tillë nuk mungojnë. Përpjekja personale për të asimiluar atë që kemi mësuar është një detyrë fillestare, si në fushën e artit, ashtu dhe në atë të jetës së përditëshme. Duhet që fëmija të mësojë të hajë, të jetë i pastër, i duhet mësuar shkrimi e këndimi. Studimi i gjithshkaje që duket se ia vlen të mësohet nuk bëhet pengesë në zhvillimin e individualitetit, përkundrazi e favorizon dhe e pasuron atë. Më vjen turp që të shkruaj të zezë mbi të bardhë gjëra të tilla kaq të qarta, por kemi mbrritur në atë pikë ku askush nuk duket se ka instiktin e të reaguarit sipas rregullave natyrale dhe e zëvëndëson këtë instikt me një kult primitif të së jashtëzakonshmes dhe absurdes. Në art, nuk jam aspak armik i së resë, përkundrazi, dhe ti e di mirë, por në fushën e moralit, domethënë kur është fjala për sjelljen e njeriut në lidhje me detyrën që i bie të kryej, modat dhe shpikjet e reja më duken të dyshimta dhe jam krejt mosbesues kur dëgjoj njerëz të arsyeshëm të flasin për morale të reja, etika të reja, sikur të flisnin për moda apo stile në art.

Në botën aktuale i kërkojnë njeriut akoma tjetër gjë, dhe kjo kërkesë është e përhapur nga partitë politike, nga vende apo profesorë të moralit universal. I kërkojnë njeriut që ai të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga vetevetja dhe nga ideja që nëpërmjet tij, diçka personale dhe e veçantë mund të ketë kuptim ; e bëjnë të kuptojë se ai duhet që t’i adaptohet një lloj humanizmi normal apo ideal që do të jetë ai i së ardhmes, që duhet të transformohet në një nga ingranazhet e makinerisë, në një nga gurët e ndërtesës, mes miliona gurëve të tjerëve, po aq të ngjashëm. Nuk do të doja që të shprehesha mbi vlerën morale të kësaj kërkese : ajo ka anën heroike e madhështore të saj. Por nuk besoj në atë. Vënia në rresht e individëve, me gjithë dëshirën e mirë, është në kundërshtim me natyrën dhe nuk të çon në paqe e në gjakftohtësi, por në fanatizëm dhe në luftë. Në fund të fundit, flitet për një kërkesë prej murgu dhe ajo është legjitime kur bëhet fjalë për murgjit, për njerëz që kanë hyrë të lirë nën urdhrat fetare. Megjithatë, nuk besoj që kjo kërkesë, që është e lidhur me modën, do mund të paraqesë një rrezik serioz për ty.

Shoh që letra është kthyer pothuajse në një disertacion. Do të bëj disa kopje dhe kur të më jepet rasti do t’ia lexoj gjithashtu dhe personave të tjerë. Mendoj se nuk do të kesh ndonjë kundërshtim.

(Përktheu Y. Demneri-peshku pa uje)
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Hermann Hesse

Natë vetmitare

Ju, vëllezër të shpirtit tim,
Njerëz të mjerë larg dhe pranë,
Nën këtë qiell me yje pa anë
Që n'ëndërrime gjeni ngushëllim;
Ju të plakur pa një fjalë
Nëpër netë yjezbehtë,
Duarduruar mbaheni ngadalë
Dhe ruani dhe vuani vetë,
Turmë e mjerë, e gabuar,
Lundërtarë pa yll e pa fat,
Të huaj e prapë me mua bashkuar,
Ma ktheni përshëndetjen që ju jap!

###############################

Gënjej

Gënjej! Gënjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se një trup gruaje më bën sado pak
Të më rahin pulsi e mënt'e shkreta.

Për gratë me zjarr vazhdoj t'ëndërroj,
Për ca dosido e ndonjë hirperije,
Për një valzer brilant që dot s'e harroj
Edhe për net dashurie.
Për një dashuri ëndërroj madje,
Një të heshtur, të dlirë, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtë qe.
Për të dhe sot mund të qaj me lot.

###############################

Këngë Dashurie

O ti që po ta them nuk po di
Se ç'pate bërë me mua.
Nga ditët largohem tani,
Se vetëm natën dua.

E art' është nata për mua
Si asnjë ditë pastaj.
Atje ëndërroj për një grua
Dhe flokët e verdha të saj.

Atje ëndërroj lumturinë
Që prej një vështrimi u stis
Dhe këngë dëgjoj të më vinë
Që nga i largti Paradis.

Atje shikoj retë dhe rri
Kundroj gjithë natën sa dua.
O ti që ta them nuk po di
Se ç'pate bërë me mua.

##############################

Lutje

Kur dorën e vogël me jep dhe ajo
Kaq shumë të pathëna më thotë,
Mos pyeta vallë më të kotë:
Më dashuron apo jo?

Nuk dua që ti të më dashurosh
Po veç të të ndjej këtu, pranë,
Dhe ndonjëherë, ashtu, si mënjanë,
Dorën të më takosh.

#####################################

Këngë për të dashurën në pranverën e ftohtë

Në paradhomën e ftohtë ora troket,
Shkon tetë, nëntë, dhjetë.
S'i numëroj, po rri përgjoj
Sa ngadalë koha rëshqet.

Dhe shkojnë si erë me bor' e stuhi,
Si trumbë zogjsh në fluturim
Po se si shkojnë, s'dua ta di.
S'më dhimben gjë, s'më hynë në sy,
Se janë orë që shkojnë pa ty.
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Hermann Hesse

"Nuk kisha aspak deshire te qendroja me njerezit e tjere, te me
duhej te degjoja e te pergjigjesha. Isha teper e lodhur dhe indiferente ne lidhje me kete, dhe per me teper do te detyrohesha te genjeja perseri, te shtiresha sikur isha mire dhe nuk kisha probleme."

_H. Hesse.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Hermann Hesse




Lindi me: 1877
Lindi në: Calw
Kombësia: Gjermano-zviceran
Profesioni: Shkrimtar

Biografia:


Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Calw dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.

Hermann Hesse ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar. Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.

Poezitë e autorit:

Sepse të dua


Sepse të dua, i egërsuar,
Po vi tek ti në këto nete.
Me që ti kurrë s’më ke harruar
Dhe shpirtin tënd mora me vete.

Me mua ësht’ e më përket përfare.
Të mira, të liga, këtu do t’i shkojë.
Prej dashuris’ sime përvëlimtare
S’ka engjëll që mund të të çlirojë

Bisede mbremjeje


ا’më vjen ëndërrimtare në këtë vend plot re?
Ta dhashë zemrën time në dorë e ti s’e pe.
E mbushur ishte plotpërplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtë – si nuk e ndjeve ti?

Me një qeshje të thashë ma ktheve dosido.
Një dhimbje ndjeu ajo… dhe heshti… dhe u ftoh.



Gënjej

Gënjej! Gënjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se një trup gruaje më bën sado pak
Të më rahin pulsi e mënt’e shkreta.

Për gratë me zjarr vazhdoj t’ëndërroj,
Për ca dosido e ndonjë hirperije,
Për një valzer brilant që dot s’e harroj
Edhe për net dashurie.
Për një dashuri ëndërroj madje,
Një të heshtur, të dlirë, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtë qe.
Për të dhe sot mund të qaj me lot.



Kenga per te dashuren ne pranveren e ftohte

Në paradhomën e ftohtë ora troket,
Shkon tetë, nëntë, dhjetë.
S’i numëroj, po rri përgjoj
Sa ngadalë koha rëshqet.

Dhe shkojnë si erë me bor’ e stuhi,
Si trumbë zogjsh në fluturim
Po se si shkojnë, s’dua ta di.
S’më dhimben gjë, s’më hynë në sy,
Se janë orë që shkojnë pa ty.


Nate vetmitare
Ju, vëllezër të shpirtit tim,
Njerëz të mjerë larg dhe pranë,
Nën këtë qiell me yje pa anë
Që n’ëndërrime gjeni ngushëllim;
Ju të plakur pa një fjalë
Nëpër netë yjezbehtë,
Duarduruar mbaheni ngadalë
Dhe ruani dhe vuani vetë,
Turmë e mjerë, e gabuar,
Lundërtarë pa yll e pa fat,
Të huaj e prapë me mua bashkuar,
Ma ktheni përshëndetjen që ju jap!


Nenes sime

Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.

Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar.
Ti mbylle sytë këtë natë.

Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
Mirësia jote e patreguar
Më lidh me ty me mija fije.
Edhe çdo natë e njëjta ëndërr

Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, vallë s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net!
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?
Në fushat

Në qiell enden retë pafund,
Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,
Në fushat endet e endet gjithkund
Fëmia i humbur i nënës sime.
Në rrugë era fryn gjethet e thata,
Në pemë zogu klith me vajtim,
Atje, matanë malesh të larta,
Ndodhet, diku, atdheu im.



Ne mjegull

Sa çudi të endesh në mjegull!
اdo gur e kaçubë në vetmi,
Asnjë dru s’i sheh drurët e tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenë
Kur jeta kish dritë ende;
Tani që kaq mjegull ka rënë
Asnjërin s’e shoh as më sheh.

I mençur nuk është, pa fjalë,
Ai që terrin s’kupton,
Se si fshehtësisht ngadalë
Nga gjithçka e veçon.

Sa çudi të endesh në mjegull!
Jeta bëhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerëz të tjerë,
Vetëm gjithkush rri.



Tituj të veprave:

1904 Peter Camenzind
1906 Unterm Rad
1910 Gertrud
1912–1913 Roكhalde
1915 Knulp
1919 Demian
1922 Siddhartha
1927 Der Steppenwolf
1930 Narziك und Goldmund
1932 Die Morgenlandfahrt

b;p.shqip
 
Top