Hidhet shorti i Kategorisë Superiore për sezonin 2016-2017

infinito

Anëtar Aktiv
1471427136fshf.jpg
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur sot shorti i Kategorisë Superiore për sezonin 2016-2017.
Edhe këtë vit do të jenë 10 ekipe në kategorinë e më të mirëve të futbollit shqiptar. Do të zhvillohen 4 faza me 36 ndeshje në total.
Java e parë e Superiores do të zhvillohet më 7 shtator, ku kampionët e Skënderbeut do të presin në Korçë Flamurtarin, Tirana do të udhëtojë në Durrës ku do të ndeshet me Teutën, Vllaznia do të luajë me Kukësin në Shkodër. Nënkampionët e Partizanit do ta luajnë ndeshjen e parë ndaj Luftëtarit të sapo ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Korabi do të luajë ndaj Laçit.
Derbi i parë i sezonit të ri Partizani-Tirana do të zhvillohet në javën e katërt në “Elbasan Arena”.

/ Top Channel
 
Top