Hija e Messit eliminon PSG, Barça e Bayern në gjysmëfinale

cent

...Lontano
2l92xp5.jpg
Gjysmëfinalet e Champions ligë do të jenë një cështje e tëra spanjolle-gjermane. Pas Realit dhe Borusias së Dortmundit ishte radha e Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut për të prerë biletën e kualifikimit, dhe pse ndeshjet e këtyre dy ekipeve kishin fytyra të ndryshme. Të mos kesh Mesin në fushë është një mungesë jo e vogël dhe për një ekip gjigand si Barca. Katalanasit e vuajtën jo pak mungesën e yllit të tyre, duke marrë një barazim 1-1 mes drithërimash përballë Paris Sent Zhermenit, që në sfidën e “Camp Nou” tregoi se është një realitet në futbollin e sotëm europian dhe jo vetëm një projekt milionash. Blaugranat vështirë se do të kishin menduar se duhet të derdhnin aq djersë pas atij rezultati 2-2 të regjistruar dy javë më parë në Parc De Prince, por Ancelotti kishte ndërtuar gjithcka deri në imtësi, aq sa Barca e Vilanovës deri në minutën e 61-të kur hyri në fushë Mesi ishte pothuajse e shpërfytyruar. Për më tepër ai gol, i Havier Pastores, pas një asisti të artë të Ibrës, kishte pllakosur heshjten në Camp Nou. Por hedhja në lojë e gjeniut të topit, Lionel Mesi, i dha një tjetër marsh vendasve, që gjetën barazimin me anë të Pedros, i mjaftueshëm për t’i prerë Barcelonës biletën për në gjysmëfinale katalanasve, që kualifikohen me vështirësi, por pak rëndësi ka, sepse fituesit janë ata që kujtohen gjithmonë, qoftë dhe nëpërmjet një goli në fushë kundërshtarë.

Bajerni i Mynihut është skuadra e dytë gjermane që shkon në gjysmëfinalet e Uefa Champions Ligë. Skuadra e Jup Hejnkens e ktheu në një formalitet kualifikimin e saj përballë Juventusit, që kërkoi një përmbysje por u gjet përballë një skuadre solide, që dha dhe njëherë shenja të forcës së saj në këtë sezon. Antonio Conte kishte theksuar se nuk dëshironte t’i linte asgjë rastësi, por në fakt juventinët ishin pak ngacmues ndaj një Bajerni, që e stërmeritoi kualifikimin pas 180 minutave duke u shfaqur dukshëm superiore. Juventus qëndroi me shpresë, dhe pse nuk po bindte shumë në lojën e tij, deri në minutën e 84-tërt, kur Mandzukic, njeriu gol i gjermanëve këtë sezon i ndëshkoi. Aty mori fund dhe ëndrra bardhezi dhe u bë realitet supremacia e gjermanëve, që shënuan gjithashtu dhe në fund me Pizarron sa për të bërë më të hidhur eleminimin e torinezëve.
/BeratiLive
 
Top