Histori prekëse: “Mjaft i gjykuat njerëzit për rrobat që mbajnë veshur”

Histori prekëse: “Mjaft i gjykuat njerëzit për rrobat që mbajnë veshur”​

1648642912087.png

“E shihni këtë bluzë të vjetër? Sot e kam veshur gjatë ndeshjes së parë të basketbollit të djalit tim. Jo sepse dëshiroja ta vishja, por sepse sapo kisha dalë nga puna. Punoj si saldator. Veshjet nuk më zgjasin gjatë, sepse gjatë saldimit lëshohen shumë shkëndija dhe ato digjen lehtësisht. Pra, sapo kisha dalë nga puna dhe po nxitoja të shihja djalin tim në ndeshjen e tij të parë të basketbollit. Ndërkohë të tjerët mëshihnin sikur të isha një lypës, në kërkim të ndihmës së tyre.

Është e vërtetë që mbaja veshur një bluzë gjithë të çara nga djegiet. Ama kjo bluzë kushedi sa shkëndija ka marrë që është bërë e tillë. Njësoj si gjithë bluzat që kam përdorur në punë dhe kam përfunduar duke i hedhur, pasi janë konsumuar. Ajo që njerëzit nuk dinë, është se kjo bluzë më ka ndihmuar të paguaj gjithëfaturat, detyrimet e mia dhe të siguroj ushqimin për familjen time.

Ndaj, mjaft i gjykuat njerëzit për rrobat që mbajnë veshur. Unë kam rroba për punë, rroba për të dalë dhe rroba për shtëpi. Normalisht, kur isha vonë, do të shkoja me rrobat e punës, pasi doja të bëja tifo për djalin tim. Dhe isha i vetmi që bëja tifo për skuadrën e tim biri. Prindërit e tjerë, ata që ndoshta rrinë mëkostume e kollare, pse vallë nuk ishin të pranishëm për të bërë tifo për fëmijët e tyre?” – Jacob Ray

Asnjëherë nuk e dimë se çfarë është duke bërë dikush, nga cila punë është kthyer, ndaj nuk duhet kurrsesi ta gjykojmë për veshjen e tij. Ne përqendrohemi ndonjëherë në gjëra kaq të pavlera, saqë harrojmë se për të dhënë opinionin tonë për dikë, veshja duhet të jetë aspekti i fundit, ndoshta edhe të mos ekzistojë fare në listë…
b.bota.al
 
Po pra! Por ne jemi egoiste. O duhet te jene t'gjithe si ne o s'ka. E kemi ne gjak ta gjykojme tjetrin nga rrobet, paraqitja, ngjyra, e cdo gje qe lidhet me materialen e trupin.
Dhe mu m'kane paragjyku gjate jetes, por une ne vend qe te shtremberoja buzet nga thartesia e limonave, i merrja edhe i beja limonate. 😁😁
emma stone GIF by SAG Awards
 
Përshtypja për njerëzit që takojmë për herë të parë krijohet në 3 sec e para, prandaj popullorçe i thonë: Ka çehre të mirë, ka çehre të keqe.
 
Përshtypja për njerëzit që takojmë për herë të parë krijohet në 3 sec e para, prandaj popullorçe i thonë: Ka çehre të mirë, ka çehre të keqe.
ok. Maje mend kte 3 sekondshin 😁
Dhe une i njof njerezit sh nga surrati. 😁 🤣
 
Eh jo të gjithë kanë mundësi për veshje të shtrenjta.
Di të them që fëmijët që nuk kanë mundësi për tu veshur,kur të rriten do duan të blejnë vetëm rroba.
Elegancën dhe hijeshinë,nuk ta japin rrobat.
1 shembull është Kim.K, që veshi fustanin e M.Mornros.
 
Top