Historia e Jeanne Baret, gruaja e parë në histori, që udhëtoi në gjithë botën duke u hequr si burrë

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
FL3740703_2160x1080-copy.jpg
Pak ditë më parë Google nderoi me një doodle, Jeanne Baret, gruan e parë që arriti të përmbyllte një udhëtim rreth botës.
Udhëtimi i Jeanne Baret filloj nga Franca në dhjetor të vitit 1766 dhe përfundoi rreth viteve 1774-1776.
Ndërsa historia e saj është bërë publike për botën vetëm falë ditarëve të bashkudhëtareve burra, pasi Baret e rrethoi botën duke u hequr e duke u veshur si burrë.
0ffe54c776872578b0e9791bbcce463-s800-c85-1024x1024.jpg

Ajo vinte nga një familje e varfër, por pavarësisht kësaj dinte të shkruante dhe të lexonte, diçka e rrallë për gratë në ato vite.
Në vitin 1764 Baret filloi të punonte për Commerson, një botanist i njohur në Francë. Ata patën një lidhje me njëri-tjetrin dhe si rezultat i saj lindi edhe një fëmijë ilegal që u dha për adoptim.
Commerson ka qenë një botanist i njohur në atë kohë dhe pasionin për bimët dhe natyrën ia transmetoj edhe Baret, e cila kujdesej edhe për punët e shtëpisë, por ndihmonte shumë dhe me mbledhjen e bimëve.
jeanne-baret-plage-1024x1024.jpg

Në vitin 1766 Commersoni duhej të bënte një udhëtim rreth botës për të shpërndarë njohuritë mbi kafshët dhe bimët e reja që ishin zbuluar.
Duke qenë se ai kishte probleme shëndetësore, ai kërkoi që Baret ta shoqëronte. Por në atë kohë gratë nuk lejoheshin në anijet franceze, ndaj Baret u detyrua të hiqej si burrë.
Gjithsesi e veshur si burrë dhe e vetme ndër burra, Baret arriti të kujdesej për Commersonin si dhe ta ndihmonte të mblidhte bimë të tjera.
Ndërsa pak muaj pas fillimit të udhëtimit personat e tjerë në anije e zbuluan identitetin e vërtetë të saj.
Sipas ditarëve të bashkudhëtareve të saj, zbulimi ka ndodhur në një ishull të paqësorit, ndërsa në lidhje me se si ka ndodhur ngjarja të dhënat kanë qenë kontradiktore dhe nuk ka dalë ende një përfundim.

//revistavip
 
Top