Historiku dhe rëndësia e Kurban Bajramit

Arfenilla

Themelues i Forumit

525bdcc92f3f8.png


Sot ne duhet të jemi të lumtur dhe të gëzuar që na jepet rasti ta festojmë këtë festë të madhe të fesë tonë, festën e Kurban Bajramit. Në këtë fstë afrohen zemrat, bashkohen me lidhjen miqësore, harohen uretjet, takohen mbas ndarjes, pajtohen pas mosmarveshjes, e shtrijnë dorën e pajtimit njëri me tjetrin. Në këtë festë muslimanët obligohen që të therrin kurban.Therja e kurbanit luan një rolë të madh në aspektin social. Ditët e bajramit janë ditë festive për gjithë muslimanët. Në mbarë botën islame e poaçërisht në vendin tonë ka njerëz të cilët janë të varfër e të cilët ndoshta edhe gjatë këtyre ditëve nuk kanë të venë ushqim. Prandaj muslimanët mishin e kurbanit të therur, nuk e han vetë, por ua ndanë edhe të tjerëve, poasçërisht të varfërve: Hani prej tij (kurbanit) dhe ushqeni të varfërit dhe jetimët., këtu është shprehur qëllimi i vërtet social i kurbanit, i cili duhet të jetë shembull dhe mësim i sakrificës për të tjerët. Morali islam këtë sakrificë e konsinderon një ga vyrtitet më të larta të njeriut dhe si nevojë morale të shoqërisë. Prej kësaj rrjedh parimi i njohur i moralit islam: Njeriu më i mirë është ai prej të cilit kanë dobi njerëzit, kurse më i keqi është ai cili u bën dëm atyre’’

Kurban bajrami është një nga ditët më të madhëruara.Kjo është ajo ditë që na kujtonë ngjarjet të cilat kanë qenë me rëndësi vendimtare për historinë e njerzimit. Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa,Isa dhe Muhamedi a.s janë figurat që na përkujtojnë fatin e gjinisë njerëzore. Xhebelul Rahmeh, Arafat, Mekami Ibrahim, Turi sina, Kudusi, Meka dhe Medina janë vendet e ngjarjeve që tregojnë rrugën e drejtë të udhëzimeve dhe mëshirës së Zotit. Haxhi është ajo rrugë jetësore e njeriut që dëshironë të dije më shum, mbi prejardhjen e tij .Ademi a.s u desht të largohet nga xhenneti i qetë dhe të vijë në tokën e trazuar. Vetëm atëherë e kuptojë domethënien e ligjit të Allahut dhe rezikun e kënaqësive njerëzore. Respektimi i ligjit të All-llahut sjellë paqe e dhënja pas kënaqësive sjell dënim. Ardhjen e Hz Ademit dhe Hz Havës në tokë e përkujtojmë në vendin e quajtur Arafat, ku për çdo vitë takohen pasardhësit e tyre, në mënyrë që ta rikujtojnë se ata janë fëmijët e Ademit a.s e Ademi a.s. është nga dheu. Nuk ka përparësi I bardhi ndaj të ziut, e as I ziu ndaj të bardhit, përveç se për nga vlerat morale. Shpëtimin duhet ta kërkojmë te vetja duke bërë vepra të mira, sepse Zoti sheh dhe dëgjon gjithçka.Nuhu a.s e ndjeu thellë tmerret e tokës së trazuar për shkak të mëkateve njerëzore.Ibrahimi a.s u gjendë para provës më të madhe që mund të provohet ndonjë njeri, të flijoj të birin ose të kundërshtojë përuljen ndaj All-llahut. Musa a.s u desht të takohet me Faraonin i cili mendonte se forca është e drejta e tij. Por Musa a.s i tregoi se çdo forc e rejshme dhe e verbërt është afatshkurte. Ardhja e Muhamedit a.s si pejgamber i fundit dhe Ku’ranit famëlartë si shpallje e fundit ishte e nevojshme sepse duhej të dihet e vërteta mbi Ademin dhe Havën, mbi Nuhin dhe anijen e tij, mbi Ibrahimin dhe djalin e tij, mbi Musën dhe të drejtën e tij, mbi Isën dhe dashurinë e tij për njeriun. Xhemat I nderuar Festa e Kurban Bajramit ashtu siç e festojmë ne sotë për herë të parë u festua në vitin 632/10 hixxhri në Mekke. Rëndësia dhe vlera e madhe e kësaj feste është e lidhur për përkujtimin e ngjarjeve të rëndësishme që duhet me këtë rastë t’i përkujtojmë. Tre ngjarje me rëndësi fetare janë të lidhura për këtë bajram, edhe ate:

Përfundimi i shpalljes së Kuranit famëlart, Haxhi dhe Therrja e Kurbanit ( flijimi).

Secila prej këtyre ngjarjeve me rëndësi paraqet simbolikisht idetë e larta islame: Ngjarjen e parë që duhet ta rijkujtojmë për këtë festë është ajo se Shpallja e Kuranit përfundoi në ditët e Kurbanit bajramit. Vitin e dhjetë hixhri erdhi Muhamedi a.s prej Medine në Meke që për herë të fundit në jetën e vete ta kryejë këtë detyrë të madhe fetare, Haxhin. Kjo njëherit shënonte edhe punën e tij të lumtër 23 vjeçare në përhapjen e Fesë së All-llahut, Islamit.

Ky ishte ajeti i fundit i cili i është shpallur Muhamedit a.s dhe me këtë llogaritet se ka përfunduar shpallja e Kuranit. Kjo date e përfundimit të shpalljes së Kuranit famëlart ka dëmethënie të madhe për të gjithë muslimanët dhe për mbarë njerëzimin. Libri i fesë së pastër, me moral të lartë dhe i të gjitha ideve të shëndosha e përparimtare, që kanë shpërndarë retë e errëta të shirkut dhe mosdijes, ka përfunduar atëherë kur ka arritur kulmin e madhësshtisë së vet Vetëm me të arabët u bënë një popull i qytetruar, i fuqishëm dhe i kulturuar, si dhe faktorë i rëndësishëm i bashkësis njerëzore.

2. Ngjarjen e dytë që duhet ta rijkujtojmë për këtë festë është HAXHI-Rëndësia dhe vlera e madhe e kësaj ditë të madhe është lidhur edhe me kryerjen e kushtit të pesë të islamit – Haxhin. Kjo është detyrë themelore fetare e cila kryhet gjatë këtij Bajrami, e që ka përqëllim vizitën e Qabes duke kryer të gjitha rregullat e caktuara.

Ndërsa Muhamedi a.s thotë:“Njeriu që e kryenë haxhin pa grindje dhe sharje, kthehet i pastër (pa gjinahe) sikur ditën që ka lindur nga nëna e tij”

Haxhi është manifestimi i barazisë, paqes dhe vëllazërimit të vërtet islam. Sipas rregullave islame, të gjithë haxhinjtë gjatë kohës së kryerjes së haxhit, kanë uniformë të njejtë (ihrame) dhe të gjithë pa marë parasysh profesionin, pozitën dhe shtresën kanë njësoj të drejtë të hynë në Qabe. Titulli i nderit dhe autoritetit të kësaj bote këtu nuk luan kurfarë roli e as që dikë e favorizon, para dyerve të mëshirës së All-llahut xh.sh të gjithë janë të barabartë. Këtë e vërteton ajeti i Kur’anit, në të cilin thuhet: Besimtarët janë vëllezër.

3. Ngjarjen e tretë që duhet ta rijkujtojmë për këtë festë është Therrja e Kurbanit

Rëndësia dhe vlera e madhe e kësaj feste të madhe është lidhur me ate se në këtë ditë muslimanët e kanë obligim fetarë që të therrin kurban.. Kurbani është vepër me të cilën kryesi I saj – ai që therë kurban I afrohet All-llahut xh.sh Krijuesit të tij.

.Të gjtë në e dijmë se kurbani daton prej kohës së njeriut të parë në tokë. Kurani përmend kurbanat e djemeve të Ademit a.s Habilt dhe kabilit. Habili I ciloi theri kurban me nijet të pastër, në emër të Zotit, kurbani I të cilit qe I pranuar te Zoti dhe kabili, I cili nuk ishte mirënjohës, më vonë edhe vrasës kurabani I tij nuk u pranua.

Kurbani i dytë ndodhi në kohën e Ibrahimit a.s.., Poashtu,sotë në këtë festë duhet të përkujtojmë edhe një ngjarje të madhe historike në të cilën dy njerëz e realizuan premtimin e dhënur All-llahut xh.sh, ngjarje kjo që çdo herë do ta mban mend historia njerëzore. Ibrahimi a.s. pasiqë kishte humbur shpresat nga populli i tij : Ai tha :”unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e ai më udhëzon!” Largohem nga ata të cilët duan t’ia humbin famën njeriut dhe atyre që çdoherë e kanë nëpërkëmbur njeriun dhe të vërtetën e Zotit. Duke dashur të jetë I shoqëruar me njerëz të devotshëm e të sinqertë mu për këtë Ju drejtua Allahut të plotfuqishëm me fjalët :Zoti im më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve. E nëse më realizohet lutja ime unë atë do ta flijoj – do ta bëj kurban për hirë tënde .Për lutjen e tij All-llahu xh.sh thotë: Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm) i sinqert dhe plotësisht i dorëzuar vetëm Allahut të Madhëruarë. Ibrahimit a.s. ju paraqitë një ëndër e vërtetë nga All-llahu xh.sh që të realizoj premtimin e dhënur. E ai duke dashur të shoh të vërtetën e të provoj durimin dhe qëndrueshmërinë e të biritI tha:O djali im në ëndër kam parë se duhet tët bëj kurban e çfar thua ti për këtë ai tha :O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjejshë mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve, prej atyre që me çdo kusht flijojnë në realizimin e premtimit dhe rrugës hijnore !”E kur djalli i mallkuar kuptoi për hapin e rrëndësishëm që e mer e cila ishte një grusht i fortë për të, vendosi që të sprovoj,largoj Ibrahimin, Haxheren dhe Ismailin nga kjo vepër madhështore. Por çdo përpjekje e tij ishte e kotë.E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbisi atë dhe si qengj i butë e vuri ballin e vet në tokë . Ismaili ishte me këmish të bardhë e iu drejtua atij duke i thënë: O Babai im nxjerma këmishëm që e kam në trup ashtu që mos preket nëna kur të shohe këmishën e gjakosur me gjakun tim . Për këtë ngjarje All-llahu xh.sh thotë: Ne e thirëm atë:”O Ibrahim!”Ti tashmë e zbatove ëndrrën!ne kështu i shpërblejmë të mirët! i Gjithëfuqishmi i shpëtoi të dytë dhe Ismailin [alejhis-selam] e zëvendsoi me një kurban të rëndësishëm. Dhe ndaj tij ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm. Shpëtim e paqë past Ibrahimi! Pra luftimi i të treve dhe mospërfillja e fjalës së djallit të mallkuar, na paraqitet si mesazh shumë i qart se si duhet të qëndron besimtari në realizimin e urdhërave të All-llahut. Pra kjo ngjarje na paraqitet shumë qartë gjatë kohës së kryerjes së kushtit të pesë të islamit, me rastin e hudhjes së guralecëve në tri vendet.Të cilët na rikujtojnë në veprimin e tyre kundër djallit. E kjo për ne simbolizon domosdoshmërinë e menjanimit nga të gjitha veseve negative dhe largimin nga të gjitha llojet e mëkateve. Për shkak muslimanët e duan edhe më tepër bajramin, e duan lavdinë e tij, e duan famën e tij, e duan mesazhin e tij, e duan, vërtet e duam festën në të cilën shfaqet solidariteti dhe lidhja e afërt me Zotin fiqiplotë me rastin e prerjes së kurbanit.

Kurbani i tretë ndodhi në kohën e Muhamedit a.s. Në kuranin famëlartë flitet për kurbanin si detyrë islame, dhe ate në shum vende, e me theks të posaçëm në suren Kevther.:” Ne, vërtet , të dhamë shum të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!. Ky ajet është shpallur në Hujdebi, kur idhujtarët e penguan Pejgamberin a.s dhe muslimanët të kryejnë haxhin. Atëherë All-llahu xh.sh e urdhëroi Pejgamberin a.s që të falë namaz, e të thherë kurban dhe të kthehet në Medine.

Rëndësia e festave në Islam

Xhemat I nderuar! Pejgamberi a.s kur erdhi në Medine prej Mekes I gjeti njerzit duke festuar, ata festonin shum festa,festa të ndrisme.Dhe I pyeta cka festoni, ata filluan ti tregojne festat e veta që I kishin shum fetsa, shum data, shum ndodhi. Muhamedi a.s u tha se All-llahu xh.sh këto ditë që I festoni ua ka zavendësuar me dy ditë të cilat janë festë për ju.Vetëm dy ditë, dy festa. Për ate muslimanët kanë vetëm dy festa: festën e fitër Bajaramit dhe festë e kurban Bajramit. Dikush mundë të pyesë: po ditëlindja e Muhamedit a.s cka, është? Po miraxhi Pejgamberit a.s, Po hixhreti , a nuk janë këto fetsa. Këto ngjarje nuk janë feta por këto janë data të rëndësishme të historisë islame. Muslimanët fetstat I festojnë, ndërsa data e rëndësishme historike I përkujtojnë , pra ne kur themi e festojme ditlindjen e Muhamedit a.s ,jo ne nuk e festojmë por e përkujtojmë ditëlindjen e Pejgamberit a.s , ndërsa festojmë vetëm dy festa, ndërsa në datat tjera ne vetëm i përkujtojmë ngjarjet që kan ndodhur në historinë islame. E tash cila është logjika e festëës sipas islamit pse festojmë ne muslimanët?. A festojmë ne muslimanët si popujt tjerë. Për shembull të marrim ditën e pavarsisë së ndonjë shteti. P.sh festojnë 100 vjetrin apo 200 vjetorin. Tash është pyetja kur festohet ajo ditë ta cka festojnë këto njerëz, në faktë këto vetë nuk kanë bë kurgjë,ata festatojnë një ngjarje apo një ndodhi që e kanë bërë njerzit tjerë para tyre, ndoshta para 100 vjetve apo 200 vjetëvëe , por këto tash që feësojnë nuk kanë bërë asgjë e kanë bërë ata që kanë qenë para 100 vjetëv., ndërsa fillozozfia e festës në fenë islame cka është?Ne nuk festojmë atë që e ka bërë Pejgamberi a.s para 1400 viteve p,.sh Pejgamberi ka agjëru edhe ne tash të bëjmë bajram sepse pejgamberi a.s ka agjërua.Jo_Ose ai ka therë kurban dhe ka bë haxhillëk, tash ne duhet të festojmë kurban bajaramin për atë se Pejgamberi a.s ka therë kurnban dhe ka bë haxhillëk .Jo.Nuk është kështu në fenë islame. Ne nuk e festojmë atë që e kanë bërë të tjerët.Po ne cka bëjmë? Ne festojmë atë që e bëjmë vetë.Kur vjenë fitër bajrami ne festojmë bajramin për shkak se një muaj ditë agjërojmë., pra ne agjërojmë e jo pejgamberi që ka agjëruar.Kjo është filozoifia e festës. Ne kemi drejtë të festojmë përshkak se bëjmë punë e jot ë festojmë për punën që e ka bë dikush tjetër, të tjerët atë punë e kanë bërë për veten e tyre.Ne bëjmë punë tash dhe pasi e bëjmë këtë punë ne festojmë. Po në kohën e kurban Bajramit cka festojmë? Në kurbana bajram ne nuk festojmë për kurbanat që I ka therur Pejgamberi a.s, sepse ai gjithmonë ka therur nga dy kurbana, një kurban e ka therur për veten dhe familje e vetë,prandaj edhe ne kemi përmendur se buri apo I zoti I shtëpisë I cili I ka në mbykqirje anëtarët e tjerë të familjes të cilët nuk kan të ardhura, mund ta therje një Kurban dhe në sevabin e kurbanit ti përfshijë edhe fëmijët edhe gruan, nëse kaneë të ardhurat e vete duhet të therin vetë, por nëse nvaren prej atij do të therin vetëm një kurban, I zoti I shtëpisë therënkurban.Dhe kurbanin e dytë që e ka therur Pejgamberi a.s e ka therur për tërë umnetin musliman ka thënë: O zot ky kurban është për mua dhe familjen time, ndërsa për kurbanin e dytë ka thënë: o zotë ky kurban është për krejt umetin tim,.Pejgamberi a.s ka therur kurban dhe ne nuk festojmë pse ai ka therur kurban por ne festojmë pëer ate se edhe ne kemi bënë një punë kemi therur kurban. Pra kjo është fillozofia e festës në fenë islame. Të festojshë një punë që ti e bënë.Për ate në fenë islame ka vetëm dy festa. Nga kjo kuptojmë se feja islame është fe e punës.Dhe mernja histroine dhe shikonë se a ka ndonjë popull në botë që festojnë fetsata që I ka bërë vetë, por të gjithë I festojnë punët që I kanë bërë të tjerët. Nga kjo kutojmë se feja islame kërkonë prej nesh që të jemi puntorë të puinojmë.Dicka tjetër është nese ne si musliman nuk punojme nuk ecim përpara nuk vjejmë ta falim namazin ësahtë dicka tjetër, por feja islame na ka mësuar që në cdo moment të jemi njerëz të punës, njerëz të dijesej njerëz të djersës, të mos jetëm në krahun e tjetrit , të mos jetojmë me ndihma sepse Pejgamberi a.s ka thënë : Dora e cila jepë është më e mirë se sa dora e cila merë.Cdo namaz neve na thirë për në punë. Cka thotë Allahu xh.sh pasi të falim namazin e xhumasë.? Kur ta falni namazin e xhumasë lenja punën.Në kohën e xhumasë e jo ta lësh punënë tërë ditën unë sot nuk punojë se është e xhuma.Por punën do ta lësh vetëm kur vjenë koha e namazit të xhumasë.Kur të mbaroje namazi I xhumasë Allahu xh.sh na urdhëronë FEN TESHIRU FIL ERDi, mos rinë në shtëpi të fleni, u krijë namazi I xhumasë, FEN TESHIRU FIL ERDI shpërndahuni nëpër tokë . VEBTEGU MIN FADLILAH kërkoni prej të mirave të Allahut.Cka bëjnë njerzit tonë ditën e xhuma? Mos punë në ditën e xhuma. Aj tjetri thotë mos lani tesha ditën e xhuma, mos puno në ditën e xhuma sepse ka një sahat të keqë, mos të ndodhje dicka.Ditën e xhuma ka një sahat të mirë e jo sahat të keqë, ditën e xhuma ka punë të mira nuk ka punë të kqija, por ne aqë keqë I kemi përzirë gjëra sa që edhe punët e mira e kemi pbërë të kqija.

Xhemat i nderuar! Në fundë të përmendim edhe një porosi të Muhamedit a.s për këtë festë : ‘’ Puna më e mirë që mund ta krye njeriu gjatë kohës së bajramit të Kurbanit, e që për All-llahun është punë më e dashur, është derdhja e gjakut të kurbanit tënd. Ai (Kurbani) në Ditën e Gjykimit do t’i afrohet me të gjitha shenjat e vetaa. Kjo punë me të vërtet i arrinë All-llahut para se të bjerë pika e paarë e gjakut në tokë. Prandaaj,zbukuroni punët tuaja me kurbaan. Këto ishin shkurtimisht tre ngjare të rëndësishme të cilat duhet ti rikujtojmë për këtë festë.

LUSIM ALLAHUN Qث ATA Qث DO Tث THERIN KURBAN, kurbanin e tyre e All-llahu h.sh e pranoftë, e ata që nuk kanë therë Zoti ua bëftë të mundshme që të therin viteve të ardhshme, dhe Allahu ju dhashte edhe atyre prej sevabeve të vëllezërve musliman përshkak se të gjithë muslimanët janë vëllezër,

Afet Beadini

Imama në xhaminë Hamza f.Dobërdoll.B.koha
 
Top