Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët

holanda-696x392.jpeg

Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen. Pas problematikave në rritje të kriminalitetit nga bandat shqiptare në Holandë, Policia Holandeze në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit shqiptarë në zonën Shengen. Këtë e konfirmon një memo e brendshme që përshkruan raportin në fjalë, i cili është nisur për këshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave.

Një kërkesë e tillë është siguruar në mënyrë ekskluzive nga ABC News.

Kriminelët shqiptarë në Holandë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit, pasi operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore.
DO
Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimi i detyrimit për pajisjen me viza, në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Shengen dhe në Holandë.

Policia e Amsterdamit ka konfirmuar për ABC News ekzistencën e këtij raporti dhe tha që policia ka parë një fuqizim të fortë të elementëve kriminalë në Holandë. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Do të jetë qeveria në Holandë ajo që do të vendosë për një masë të tillë, e cila deri më tani po studion raportin. Zyra e Ministrit të Brendshëm preferon të reagojë pasi ministri të ketë marrë vendimin e tij. Të paktën disa parti politike janë shprehur në të kaluarën pro forcimit të masave shtrënguese për shqiptarët dhe kështu rikthimi i vizave mund të jetë një opsion real për Holandën./ABC News shekulli
 

jana80

Super Moderator
bravo shqipe.. bojm lek shqipe bojm lek pa djerse kuptohet....
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Keto lloj bandash shqiptare ne Holande kane egzistuar dhe para se te liberalizoheshin vizat.
Holanda keto te lart permendurat i ka pothuajse te gjitha legal
 

jana80

Super Moderator
Keto lloj bandash shqiptare ne Holande kane egzistuar dhe para se te liberalizoheshin vizat.
Holanda keto te lart permendurat i ka pothuajse te gjitha legal
legal-ilegal

pikerisht ketu eshte ndryshimi ne ate i-ne... ate zanore qe te ben te paligjshem.. dmth njeri qe nuk respekton e njeh shtetin..
 

ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
Une them ta hedhim hollanden ne gjyq, per pengese lirie, per racism, per shkeljen e te drejtave, per deme ndjenjash dhe monetare, dhe per ndalimin e te qenit me femrat hollandeze



Si demshperblim kerkojme nga nje hollandeze te ndryshme ne orare te ndryshme, mariuanen me te mire dhe bileta falas kur luajne ekipi kombetar dhe ekipet kryesore te kampionatit hollandez
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Une them ta hedhim hollanden ne gjyq, per pengese lirie, per racism, per shkeljen e te drejtave, per deme ndjenjash dhe monetare, dhe per ndalimin e te qenit me femrat hollandeze



Si demshperblim kerkojme nga nje hollandeze te ndryshme ne orare te ndryshme, mariuanen me te mire dhe bileta falas kur luajne ekipi kombetar dhe ekipet kryesore te kampionatit hollandez

Kur i thirr kokes dhe e ve gishtin aty, cf nuk nxjerr ti :p
 

Abisi

Larguar✌
Bandat kane ekzistuar edhe kur s'ishin vizat..dhe po u hoqen..ne nje menyre a tjeter,prape do i gjene rruget.
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Nuk kemi nevoje per hollanden ne se hashashin e pime edhe ne Albanistan... 😎
 
Zbardhen arsyet, ja pse Holanda kërkon rikthimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë. Raporti i plotë

Policia dhe prokuroria holandeze këshillon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze, sipas këtij raporti.

Elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me prokurorinë Holandeze ka këshilluar Qeverinë për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë.

ABC News ka siguruar në një mënyrë ekskluzive raportin e plotë të Policisë Holandezë e cila përshkruan një panoramë të krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli. ”

Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantët e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë.

Sipas Policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave.

Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bëre nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.

Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen. /ABCNews
 
Top