Horoskopi Mujor.

Senseo

.
Staf në FV.AL
20 Janar - 18 Shkurt
Bëni shumë kujdes me kontratat e reja që do të firmosni. Një miqësi mund të prishet për shkak të pakënaqësive që mund të lindin në aspektin profesional. Tetori është muaji i mundësive fitimtare. Qëllimi i astrologjisë është parashikimi i periudhave të favorshme, ndaj nëse keni një propozim interesant, tregohuni guximtarë dhe shfrytëzoni javën e parë të muajit. Në fund të muajit do të keni një ide të bukur. Disa shpenzime të paparashikuara. Jeta në çift nuk është edhe aq e favorizuar gjatë tetorit. Kjo s’do të thotë se do të karakterizohet nga ndarjet apo probleme të pazgjidhshme, por me gjasë puna do të jetë protagoniste në jetën tuaj këtë muaj. Shumë nga çiftet s’do të kenë kohë për njëri-tjetrin. Vëmendje do t’i kushtoni edhe një familjari apo një të afërmi që ka një problem shëndetësor. Historitë e dashurisë që lindin në tetor nuk do të jenë të besueshme. Nëse një person ju bezdis dhe bëhet i padurueshëm, pas datës 15 do ta çoni në djall. Ndoshta do të pendoheni për disa vendime të marra nxitimthi dhe që keni ngritur zërin më shumë se ç’duhej. Tetori do të shoqërohet edhe nga probleme të vogla shëndetësore, ndaj bëni mirë të shkoni sa më parë për vizitë te mjeku. Lodhja do të ndihet shumë, sidomos gjatë mesit të muajit. Pika juaj e dobët janë gjymtyrët dhe sytë.

Si egzaminim nga mjeku shpis ma paska qendisur ??
 

DeliriumMind

Disconnect to Riconnect 💫
Vazhdon ndikimi pozitiv në shenjën tuaj. Jeni të përfshirë në gjithçka që ju intrigon apo që ju dhuron kënaqësi. Detyra të reja për ju. Jeni shumë të kërkuar, sidomos ata që në aspektin profesional kanë si përparësi komunikimin në publik. Do të shndërroheni në një pikë referimi për bashkëpunëtorët tuaj apo për kompaninë ku punoni, pasi ju bëni përpara përpos pengesave të shumta. Kjo do të thotë se luftoni pa pushim. E meqë po flasim për luftë, përgatituni për një betejë të fortë gjatë tetorit. Tetori është një muaj shumë konkurrues. Bëni kujdes nga rivalët. Disa kritika të parëndësishme do t’ju bezdisin, por do të dini t’i kaloni. Do të shpenzoni më shumë për familjen. Bëni blerjet e duhura. Fundi i muajit do të jetë më i favorshëm në aspektin financiar. Tetori s’është muaji i duhur për ta tepruar. Në fushën e ndjenjave do të ndiheni disi të bllokuar. Kush nga ju është i pavendosur mes dy historive, do ta ketë të vështirë ta kalojë këtë krizë. Për të tjerët, tetori do të jetë interesat. Do të planifikoni një shpërngulje apo një transferim diku tjetër. Problemet e punës ndikojnë shumë në jetën tuaj sentimentale. E kur yjet janë të tilla, shmangni tradhtitë, xhelozitë apo ato debatet që çojnë drejt fundit të marrëdhënies, sidomos gjatë pjesës së dytë të muajit. Merrini gjërat më shtruar. Gjatë tetorit parashikohet që të keni probleme të vogla edhe në aspektin shëndetësor. Lodhja do të ndihet, sidomos nëse keni pranuar një detyrë të re apo nëse debatet në familje janë diçka e zakonshme. Kujdes në datat 28 dhe 31. Mund të bëni ndonjë gabim të pandreqshëm nëse s’i peshoni mirë gjërat.


Pastaj thon qe horoskopi genjen
Ja fiks ashtu do dali ????
 

NGU

Wild child full of grace
Ai i imi sishte gje fare, lemsh dmth :d
 
Top