Horoskopi: Parashikimi karagjoz.

Status
E mbyllur për postime të tjera.

DeliriumMind

Speak the truth, even if your voice shakes 🦁☀️
Ca e kisha shqy ate luanin tashi... lool
Edhe shigjetarit si kisha lon gjo monget...
E di ca prit i here se po e boj i vit pushim lool
Ti mke borxh qershiat ahahaahaaha

Ujori tpaska vjedh luleshtrydhet ?
 

DeliriumMind

Speak the truth, even if your voice shakes 🦁☀️
LUANI

Ju nuk do ta keni problem të tregoni dëshirat tuaja seksuale me 14 Shkurt dhe as ditët në vijim. Sapo partneri t’i marrë vesh dijeni se nuk ka për t’i harruar kurrë. Mbase ka ardhur koha t’i jepeni disi më shumë atij. Është koha po ashtu ta llastoni edhe ju pak keni kohë deri në fund të muajit.


Ore
Pse gjith jeten duke llastu tjeret do rri une ?
Si nuk tha njehere horoskopi :do te llastojne, do te gatuajn, do te bojn punet, do te bejn masazh.
?☠
 

DeliriumMind

Speak the truth, even if your voice shakes 🦁☀️
@Senseo hidhi nje sy peshores se te paska vjedh oreo ?????
 

AnaVie

Undisputed woman
Mu me ka gjet vallai me e qete jam ne timon se shpi ?
Nuk di per virgjeroshet e tjere ?
 

Vajza

NocturnalMoron
Staf në FV.AL

Horoskopi i seksit: Sa pasionant do të jetë Shën Valentini dhe si do të jenë ditët tuaja në vazhdim​



eqë na ndajnë pak orë nga Shën Valentini menduam pse jo të mos ju tregonim diçka më shumë rreth së ardhmes suaj seksuale. Si do të jetë seksi deri në fund të muajit shkurt?

DASHI

Ditët e mbetura të Shkurtit do të jetë i gjithi juaji. Ju do ta dini fare mirë se çfarë do të dëshironi, kë do të dëshironi dhe nuk do të stepeni derisa ta bëni tuajën. Universi do t'ju falë disa energji të bekuara, ndaj do të jetë koha të flisni me partnerin për lëvizjet akrobatike që ju kanë shkrepur prej kohësh në mendje. Do të ndiheni rehat dhe të plotësuara me marrëdhënien tuaj seksuale. Nëse nuk jeni në një lidhje, së shpejti për dikë do t’jua bëjë “bam”. Mos prisni gjatë, por hidhuni në sulm.

DEMI

Do të ndiheni gjithë vetëbesim përsa i përket vetes dhe trupit tuaj, gjë që do t'u bjerë në sy edhe të tjerëve. Nëse nuk jeni në një marrëdhënie, gjasat për të nisur një romancë të re do të jenë shumë të larta këtë muaj. Do të mendoni gjatë gjithë kohës rreth lidhjeve, raportit në të cilin jeni përfshirë. Sa për vibratorin e ri qe keni në plan, kur më mirë se këto ditë ia vlen ta bleni përshembull nesër??

BINJAKËT

Për pak ditë mbas 14 Shkurtit do ta pyesni veten në mos partneri juaj ka disa superfuqi të fshehura, të cilat ende nuk i ka shpalosur nën çarçafë. Pritet të bëni qejf dhe të kaloni disa momente të bekuara. Vetëm ama sigurohuni të kërkoni atë që dëshironi në krevat, mos humbisni kohë kot hidhuni në aksion.

GAFORRJA

Komunikimi do të jetë çelësi i suksesit të jetës suaj seksuale. Do të ndiheni të vlerësuara dhe të sigurta teksa partneri do të kujdeset t’ju falë momente të paharrueshme paraloje. Po nëse nuk jeni në një marrëdhënie? Dikë që keno njohur në fillim të muajit shkurt, me të cilin do të kuptoheni dhe do të keni një raport seksual harmonik, pritet të bëhet shumë më i rëndësishëm për ju diku nga data 26 shkurt.

LUANI

Ju nuk do ta keni problem të tregoni dëshirat tuaja seksuale me 14 Shkurt dhe as ditët në vijim. Sapo partneri t’i marrë vesh dijeni se nuk ka për t’i harruar kurrë. Mbase ka ardhur koha t’i jepeni disi më shumë atij. Është koha po ashtu ta llastoni edhe ju pak keni kohë deri në fund të muajit.

VIRGJËRESHA

Në rast se ndieni që jeta juaj seksuale nuk është e barabartë, në sensin që partneri juaj duket sikur nuk ndihet aq me fat që është me ju është koha të flisni sot sepse nesër është shumë vonë. Ju e dini fare mirë sa vleni ndaj nuk keni pse ndrydheni për asgjë, aq më tepër në seks. Bëjini të qarta dëshirat tuaja dhe shihni nëse partneri do t’jua plotësojë.


PESHORJA

Nuk jua kemi frikën, ju e dini fare mirë çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo në shtrat. Ndaj kritikën më të vogël nuk do ta kurseni hiç fare sepse për Shën Valentin nuk duhen dëgjuar kritika. Nëse jeni single një jetë intensive seksuale është fare pranë. Planifikoni ta kaloni fundjavën në shtrat me dikë special për ju.

AKREPI

Siç ju ndodh shpesh, dikush i ri dhe interesant do të shfaqet në rrezen tuaj të vështrimit. Bëjeni vetë hapin e parë dhe jetoni momente të zjarrta. Ata që janë në një lidhje pritet të përfshihen nga aventurat dhe seksi i zjarrtë duke filluar nga 14 shkurti.

SHIGJETARI

Nuk ka gjë që do t’ju ndalë nesër dhe ditët në vijim. Gjithë çka keni fantazuar do ta vendosni në punë dhe jeni gati për më shumë pasion në lidhjen tuaj. Partneri do të lërë kokën pas juash. Beqarët të marrin në konsideratë çdo mundësi. Një shok seksi i shokut tënd? Hmm.. pse jo!

BRICJAPI

Gjysma e mbetur e muajit shkurt do t’ju mbushë me aventurë, qejf dhe seks të mirë. Merrini gjërat lehtë dhe kërkoni të bëni sa më shumë qejf. Sa më rehat të ndiheni me lidhjen tuaj, aq më mirë përkthehet e gjitha kjo në krevat. Po beqaret? Krejt papritur një mik i vjetër do shfaqet në skenë.

UJORI

Të treguarit dhe të folurit mbi nevojat seksuale është rruga e vetme e një lidhjeje të suksessshme sidomos nesër 14 Shkurt ditën e të dashuruarve. Ndaj flisni me partnerin nëse keni nevojë për paralojë apo ka disa pozicione që ju do të dëshironit t’i provonit më shpesh.

PESHQIT

Ju keni disa aftësi të papara në shtrat dhe universi do punojë që ju t’i shfaqni më së miri këtë muaj. Lëreni veten të lirë dhe tregoni ç’dini të bëni. Do të ketë harmoni mes jush dhe do të kuptoheni fare mirë për çdo dëshirë gjatë aktit.
Lele ky Akrep sa pervers ???
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top