Horoskopi: Parashikimi Serioz

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi ditor, e diel 25 tetor 2020​

1603615154923.png

Dashi

Dite shume e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundni kohen qe do kaloni me partnerin sepse jo gjithmonë përsëriten dite te tilla. Beqaret do jene me pasionante se kurrë me pare dhe do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me shume vështirësi. Vetëm ndihme e specialisteve do mund t’iu nxjerre nga situata.

Demi

Jupiteri do jete planeti me i begate për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te vetëdijshëm për gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë mundësi te mira për te realizuar takime mbresëlënëse dhe për te filluar histori dashurie emocionuese. Çështjet e financave do jene disi me te mira se me pare. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzime me tepër sesa zakonisht.

Binjaket

Mos kërkoni ta nxehni për keq atmosferën gjate kësaj dite sepse ne një moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze. Beqaret do kenë një dite normale e pa ndonjë takim mbresëlënës. Merrini gjerat si t’iu vijnë sepse çdo gjë ndodh për ndonjë arsye. Ne planin financiar priten goxha tronditje kështu qe ulni menjëherë te gjitha shpenzimet.

Gaforrja

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te kenë dashuri me shikim te pare. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe kjo do iu japë mundësinë te kryeni shpenzime paksa me te mëdha.

Luani

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete tejet e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje si e keni menduar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do jene delikate, prandaj mire do jete te shpenzoni me kujdes dhe maturi. Këto jave do jene te gjitha shume te trazuara.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ja kaloni mire ne praninë e partnerit dhe nuk priten aspak probleme apo vështirësi. Beqaret duhet te maten disa here para sete pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse gjerat nuk janë gjithmonë ashtu si ju i mendoni. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato.

Peshorja

Edhe pse asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift, ju do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Çdo çast do jete me i veçante se te tjerët. Beqaret do jene te gatshëm për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te ndryshuar sa me shpejt statusin. Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme çka do ju beje te ndiheni me te qete.

Akrepi

Dite e qete për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete tejet harmonike prandaj shfrytëzojeni sa te mundeni çdo moment. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Për dashuritë e mëdha do duhet te presin edhe pak kohe. Te ardhurat do duan me tepër përkujdes ne mënyrë qe te qëndrojnë sa me te palëkundura.

Shigjetari

Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione te papërshkrueshme. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje dhe do pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni dhe se sa do shpenzoni. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mos bëni çmenduri.

Bricjapi

Dite interesante kjo e sotmja për ata qe janë një lidhje. Shume gjera do jene me ndryshe nga zakonisht dhe patjetër qe emocionet do shumëfishohen. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do tërhiqen nga persona te mëdhenj ne moshe, por qe janë inteligjente dhe te kuptueshëm. Financat do jene te mira, por nëse tregoheni te pamatur me shpenzimet mund te keni edhe tronditje.

Ujori

Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne këtë mënyrë do e hidhni çdo hap me kujdes. Nuk do ketë keqkuptime. Beqaret do realizojnë takime te bukura, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Ne fakt askush nuk ju nxiton. Ne planin financiar duhet te bëni akoma me shume kujdes. Ne pak kohe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Çdo gjë do ece me se miri gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e se shkuarës. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë me pare dhe kjo do i brengose pa mase. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do mund te realizoni te gjitha investimet qe kishit menduar me pare.
 
Hera

Banned
Gaforrja

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te kenë dashuri me shikim te pare. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe kjo do iu japë mundësinë te kryeni shpenzime paksa me te mëdha.

Popopopopo sa te mire jemi
 
DeliriumMind

Antarë i Respektuar

Edhe e imja e papame qeka
Ne te kundert ????

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete tejet e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje si e keni menduar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do jene delikate, prandaj mire do jete te shpenzoni me kujdes dhe maturi. Këto jave do jene te gjitha shume te trazuara.
 
Mogli

Be good or be good at it

Horoskopi i të martës/ Ja shenjat që do të pësojnë zhgënjime​

Dashi

Injoroni të gjithë ata që thonë se ju po ëndërroni me sy hapur pasi janë totalisht gabim. Keni çdo të drejtë ta lini të lirë imagjinatën, pasi keni çdo mundësi të gjeni zgjidhjet e duhura për problemet në punë.

demi
Disa prej çështjeve më të cilat jeni përballur në javët e fundit ju kanë kushtuar edhe fizikisht, por tani ju mund të relaksoheni pak dhe t’ua lini udhëheqjen të tjerëve.
auto_horoskopiiii1603486742.jpg

Horoskopi i të martës/ Ja shenjat që do të pësojnë zhgënjime​

22:59, 26/10/2020

Dashi

Injoroni të gjithë ata që thonë se ju po ëndërroni me sy hapur pasi janë totalisht gabim. Keni çdo të drejtë ta lini të lirë imagjinatën, pasi keni çdo mundësi të gjeni zgjidhjet e duhura për problemet në punë.

Demi

Disa prej çështjeve më të cilat jeni përballur në javët e fundit ju kanë kushtuar edhe fizikisht, por tani ju mund të relaksoheni pak dhe t’ua lini udhëheqjen të tjerëve.

Binjakët
Arsyeja e vetme për të cilën keni dështuar të zgjidhni një problem është se i jeni qasur nga këndi i gabuar. Përpiquni që gjithçka ta shikoni nga një kënd më i gjerë.
Gaforrja
Nuk ka asnjë arsye pse të frikësoheni për të ardhmen dhe kushdo që ju thotë të kundërtën është budalla. Ushqeni një pikëpamje pozitive dhe gjithmonë bëni gjëra pozitive.
Luani
Mund të dëshironi ta falni dhe ta harroni dikë që ju ka zhgënjyer, por nëse e bëni si do të siguroheni që nuk do ta bëjnë sërish? Ndoshta duhet të jeni më i ashpër me ta nesër në mënyrë që gjërat të vihen në vijë.
Virgjëresha
Pa marrë parasysh se çfarë mund të keni planifikuar, ditët e ardhshme këshilloheni ta merrni jetën më shtruar. Edhe nëse kjo nënkupton anulimin e disa aktiviteteve sociale, bëjeni pa keqardhje.
Peshorja
Situata juaj financiare është më shqetësuesja për momentin dhe ju duhet të siguroheni që nuk po shpenzoni para në gjëra që nuk ju duhen dhe për njerëz që varen nga ju financiarisht. Ju nuk mund t’u blini atyre gjithçka.
Akrepi
Lidhja e nesërme e Venusit me Plutonin do të sjellë më shumë emocion dhe pasion në jetën tuaj dhe me shumë gjasa do të bëheni më emocional për dikë nga i/e cila jeni tërhequr. A duhet tua shprehni ndjenjat? Po, duhet dhe menjëherë.
Shigjetari
Ju mendoni se i dini të gjitha në lidhje me një person, por ngjarjet e dy ditëve të ardhshme do jua bëjnë të qartë se ka edhe anë të panjohura. Kjo e bën atë një person si ju, e po aq interesant.
Bricjapi
Do të lini mënjanë punën tuaj dhe do të vraponi të ndihmoni një shok që ka nevojë për ju, por mos jepni shumë nga vetja sa të braktisni edhe planet e tjera. Kërkoni ndihmë edhe nga të tjerë.
Ujori
Ditët e ardhshme do të jenë shumë zbavitëse për ju, por po ashtu do të sjellin edhe sfida të reja. Tregohuni i zgjuar ta planifikoni mirë kohën.
Peshqit
Lidhja e nesërme e Vensuit me Plutonin do ju frymëzojë të kaloni kohë me njerëz që ndajnë të njëjtën pikëpamje për jetën. A mund ta ndryshoni botën bashkë? Po mundeni, por më parë duhet të ndryshoni veten.
 
DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Luani
Mund të dëshironi ta falni dhe ta harroni dikë që ju ka zhgënjyer, por nëse e bëni si do të siguroheni që nuk do ta bëjnë sërish? Ndoshta duhet të jeni më i ashpër me ta nesër në mënyrë që gjërat të vihen në vijë.

Si nuk tha njeher "do fitosh lek... do gjesh nje valixhe plot me lek dhe do i harxhosh te gjitha duke bo shopping te cfrenuar" ?
Se per kto te tjerat e di qe skam mo shpresa
 
Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi për ditën e sotme, 27 tetor 2020​

1603785017214.png

Dashi​

Do të keni dëshirë të shpenzoni para dhe të argëtoheni me miqtë, por bëni kujdes sepse buxheti juaj financiar mund të dalë jashtë kontrollit. Keqkuptimi mes jush dhe partnerit tuaj mund të sjellë një situatë të pakëndshme.

Demi​

Shmangni konfliktet pasi mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Mund ta gjeni veten në një situatë shumë emocionuese. Natyra juaj e çiltër do të gëzojë njerëzit rreth jush. Mos u mbështesni te të tjerët për të kryer detyrat tuaja.

lg.php

lg.php

Binjakët​

Do të keni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar. Gjatë ditës së sotme do të keni mundësi të përfundoni edhe disa detyra, të cilat keni kohë që i keni lënë pezull. Besimi në vetvete do të jetë i lartë dhe performanca juaj në punë do të jetë më e mirë seç prisnit.

lg.php

lg.php

Gaforrja​

Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Kjo do t’ju rrisë besimin në vetvete dhe fleksibilitetin. Progresi i ngadaltë në punë do t’ju shkaktojë pak tension. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni momente fantastike.

lg.php

Luani​

Bëni më shumë kërkime në skemat që ju janë propozuar për të investuar. Një lajm i mirë i papritur nga disa të afërm të largët do t’ju lumturojë ju dhe familjen tuaj. Partneri/ja do të jetë entuziast për planet tuaja të reja.

lg.php

Virgjëresha​

Gjendja financiare do të përmirësohet, teksa do të keni disa fitime të papritura. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do të zgjasë. Në mbrëmje do të përjetoni një situatë që do t’ju mbajë paksa të tensionuar.

lg.php

Peshorja​

Diferencat në mendime mund të shkaktojnë irritim për ju. Ka gjasa që sot të takoni një person të cilin e shihni rrallë. Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, teksa dikush do t’ju shprehë mirënjohjen për ndihmën që i keni dhënë.

Akrepi​

Puna juaj do të vlerësohet dhe do të sjellë rezultate. Idetë e reja do të jenë produktive në aspektin profesional. Bëni kujdes me dietën dhe kontrolloni peshën tuaj.

lg.php

Shigjetari​

Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes. Rritja e të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerjeve të rëndësishme. Mos i ndani me të tjerët çështjet tuaja personale. Sot do të ndjeni mungesën e partnerit.

lg.php

Bricjapi​

Përpiquni t’i zgjidhni konfliktet, në mënyrë që të ndiheni të qetë. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë me arritjet e tyre. Mund t’ju prishen planet, pasi ka gjasa t’ju vijë një mik që nuk e prisnit.

Ujori​

Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat. Shmangni personat që përpiqen të prishin gjendjen tuaj pozitive. Ka gjasa të tensionoheni për shkak të një debati në shtëpi.

Peshqit​

Do të ndiheni shumë energjikë gjatë ditës së sotme. Mund të përfshiheni nga disa mendime romantike, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Përpiquni t’i përfundoni vetë punët tuaja, pa ndihmën e të tjerëve.
 
Senseo

.

Te pi kete kafen e dyte iher pastaj shohim e bejme ?
 
Desa

Felix - Culpa

Peshqit​

Do të ndiheni shumë energjikë gjatë ditës së sotme. Mund të përfshiheni nga disa mendime romantike, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Përpiquni t’i përfundoni vetë punët tuaja, pa ndihmën e të tjerëve.

Prap kjo mund! ?
E kur nuk i kam përfunduar vetë? nc nc nc
 
Endrra

VIP
A doni me per belulin ?

Gaforrja: Gaforrja kryeson listën si bashkëshortja më e mirë në krahasim me të gjitha shenjat e tjera të horoskopit. Është shumë e vështirë të bindësh një gaforre për martesë por nëse diçka e tillë ndodh, mashkulli duhet të jetë ndër më fatlumët. Femrat gaforre kujdesen dhe i falin shumë dashuri bashkëshortit të tyre. Nga ana tjetër ato kujdesen në mënyrë të përkryer për fëmijët dhe për familjen si dhe janë shumë të zonjat edhe në punë, pasi kanë intuitë dhe inteligjencë.
 
Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
Horoskopi 28 tetor 2020

Dashi

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jeni aq i fortë dhe i vendosur sa të rrezikoni të bëheni edhe kokëfortë. Dhe kjo është dobësia juaj për të cilën duhet të punoni. Ndonjëherë mendoni për diçka dhe e vini në veprim instiktivisht, pa e menduar pak. Në dashuri do të keni nevojë për durim dhe kujdes.

Demi

Do të ndiheni në konfuzionin më të madh. Kjo është normale, sepse gjithçka rreth jush po ndryshon! Do të ketë projekte më të qëndrueshme dhe konkrete për t’u bërë në lidhje me punën dhe shtëpinë. Në thelb, e gjithë jeta juaj do të duhet të riprogramohet. Jini shumë të kujdesshëm!

Binjakët

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jeni në gjendje të merrni frymë lehtësimi dhe të gjeni ekuilibrin tuaj pas dy ditësh shumë të lodhshme. Prisni, sepse nga 17 Dhjetori do të fillojë një fazë e re e jetës suaj, shumë e rëndësishme. Ju mund të përfundoni duke e kthyer tërë ekzistencën tuaj përmbys, duke përfshirë punën. Dikush madje do të duhet të dalë me një biznes të ri.

Gaforrja

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, këtë të mërkurë dhe të enjte do të keni nevojë për kujdesin më të madh, sepse do të jenë 48 orë kritike, me disa shqetësime më shumë. Do të jetë e nevojshme të mendoni me shumë kujdes dhe nëse ka ende ndonjë dyshim të pazgjidhur për shtëpinë, familjen ose marrëdhëniet, ka të ngjarë të ridalë në sipërfaqe.

Luani

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, të mërkurën dhe të enjten do të rigjeni forcën e madhe, një ngarkesë të mirë energjie. Dhe, për më tepër, do të ndjeni se mund të flisni drejt! Sidoqoftë, do të duhet të shmangni veprimin pa rrezikuar, sepse në vitin 2021 do të ketë shumë planetë në kundërshtim. Ka edhe nga ata që do të vijnë të duan të trazojnë jetën e tyre! Nëse e gjeni veten duke luftuar me ndonjë humbje të vogël, përpiquni ta kapërceni atë me inteligjencë dhe mendje të shëndoshë.

Virgjëresha

Këtë të mërkurë dhe të enjte Hëna nuk do të jetë më kundër: 48 orë shumë interesante përpara! Kjo periudhë është gjithashtu shumë stimuluese për ata që duan të përballen me ndonjë sfidë të re ose për ata që kërkojnë dashuri. Të lindurit në Virgjëreshë që tashmë kanë një lidhje do të jenë në gjendje ta zyrtarizojnë atë në muajt e ardhshëm.

Peshorja

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, do të jeni mjaft të hidhëruar dhe nervozë. Ju presin dy ditë shumë të komplikuara, për shkak të kundërshtimit të Hënës, Marsit, Jupiterit dhe Saturnit. Mos u dëshpëroni, sepse duke filluar nga dhjetori, kjo pamje e rëndë astrologjike do të zgjidhet! Në ndërkohë, do të jetë e nevojshme të rindërtoni rolin tuaj, identitetin tuaj, në punë dhe në dashuri.

Akrepi

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, të mërkurën dhe të enjten do të duhet të bëni gjërat e rëndësishme, sepse nga e premtja deri të dielën do të keni ditë shumë të lodhshme. Ka të ngjarë që pak lodhje të shfaqet që këtë të mërkurë në mbrëmje. Mundohuni të menaxhoni me qartësi projektet tuaja, pa u mposhtur nga kaosi.

Shigjetari

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, do të jeni plot gjallëri, forcë dhe energji! Të enjten, për më tepër, Venusi do të kthehet i favorshëm: pasioni do të rindizet në shumë çifte, por mbi të gjitha do të inkurajoheni të jeni më të sinqertë në dashuri. Ju nuk do të jeni më në gjendje të gënjeni veten dhe nëse po vazhdoni një marrëdhënie pa shumë bindje, mund të vendosni edhe t’i jepni fund.

Bricjapi

Nesër, të enjten dhe të premten do të jeni mjaft të ashpër. Ditë konflikti nga pikëpamja emocionale priten. Ndoshta do të mërziteni me dikë ose thjesht do të jeni si në siklet. Në dashuri do të duhet të lëvizni në majë të gishtave. Për fat të mirë do të keni shërim nga e shtuna.

Ujori

Nesër dhe në ditët në vijim do të jetë e nevojshme të filloni diçka të re! Jeta juaj po ndryshon plotësisht. Që ky transformim të marrë një kthesë pozitive, do të jetë e nevojshme të sqaroheni brenda vetes tuaj dhe të mos josheni nga ngjarjet në një mënyrë rastësore.

Peshqit

Sipas parashikimeve yjore të Paolo Fox, e mërkura do të jetë një ditë pozitive, por më e mira do të vijë gjatë fundjavës. Të shtunën dhe të dielën, në fakt, do të keni forcë dhe energji, falë Mërkurit në paraqitje të shkëlqyer. Përveç kësaj, Dielli do të jetë aty për të mbështetur punën dhe marrëdhëniet me të tjerët.
 
Jetmira

Antarë i Respektuar
Gaforrja
Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, këtë të mërkurë dhe të enjte do të keni nevojë për kujdesin më të madh, sepse do të jenë 48 orë kritike, me disa shqetësime më shumë. Do të jetë e nevojshme të mendoni me shumë kujdes dhe nëse ka ende ndonjë dyshim të pazgjidhur për shtëpinë, familjen ose marrëdhëniet, ka të ngjarë të ridalë në sipërfaqe.
(Gaforret jane e vetmja shenje e horoskopit qe kryejne vetvrasje:):)).
Prandaj po mundohem te qendroj sa me e qete,se merkuri retrogade ne akrep lool.
 
Behu nene .. se ndjenja e pergjesise per femijet eshte me e larte se mendimet e tjera negative ?
 
Senseo

.
Staf në FV.AL
Ujori

Nesër dhe në ditët në vijim do të jetë e nevojshme të filloni diçka të re! Jeta juaj po ndryshon plotësisht. Që ky transformim të marrë një kthesë pozitive, do të jetë e nevojshme të sqaroheni brenda vetes tuaj dhe të mos josheni nga ngjarjet në një mënyrë rastësore.
Yes sir, nuk do joshem do rri stoike ?
 
Top