Horoskopi: Parashikimi Serioz

Mogli

🙄welcome home
Peshqit
Do tregoheni te arsyeshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj te zemrës. Beqaret do ndihen gati ta pranojnë propozimin qe ju ka bere dikush dhe do fillojnë shpejt një lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta ndryshoni menjëherë gjendjen ne te cilën ndodheshit.
Shume shpejt do bëni edhe disa investime
cila do me propozoje sot?
 

Senseo

Audacity.
Ujori
Do e shihni me kujdes jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shume atë. Do bini ne te njëjtën mendje me partnerin. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te re. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Financiarisht do jeni te favorizuar nga yjet. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e dëshiruara
dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te ardhmen.
Marshalla :p
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
Virgjeresha
Mëngjesi do jete i qete për ata qe janë ne një lidhje, por duke filluar qe nga mesdita e deri ne pret e darkës emocionet do jene te fuqishme dhe kënaqësitë te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum.
Jalla 😂😂
 
  • Haha
Reactions: WxP

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Po zgjedh te jem lopa beqare,se ato te martuarat e paskan diten me te veshtire😝🤣🤣🤣
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
Pse qesh @WxP 😛,dhe thuaj pastaj qe nuk e gjen roroskopi 😂😂✊
 

Luani
Dite e mire për te dashuruarit, por e shkëlqyer për ata qe janë ende beqare. Këta te fundit do përjetojnë emocione te paimagjinueshme dhe do mahniten nga disa persona qe do i joshin. Ata qe kane prej kohesh një partner do kalojnë momente te këndshme dhe jo problematike. Ne planin financiar duhet te respektoni disa rregulla nëse
nuk doni qe situata te përkeqësohet.
Do kesh gabuar horoskop se un ket muj jam : me rrini larg se e hengret turive lol
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi ditor, e mërkurë 16 dhjetor 2020​



1608101109623.png

Dashi
Do ngrini shume pikëpyetje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe atmosfera ne çift mund te behet here pas here elektrizuese. Beqarët do fillojnë një lidhje afatgjate e cila ne shume momente do i beje te ndihen si mbi re. Ne planin financiar duhet te prisni edhe pak kohe para se te kryeni investimet e menduara. Gjendja ende nuk është aq e qëndrueshme sa duhet.

Demi
Do dashuroheni si kurrë me pare sot me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni kënaqësi te forta. Partneri do dije si t’iu beje te ndiheni mire. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë sepse me gënjeshtra nuk mund te shkojnë askund. Financat do jene te qëndrueshme nëse nuk kryeni shpenzime te konsiderueshme ne çdo moment.

Binjaket
Do përjetoni kënaqësi te njëpasnjëshme sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me fat qe keni partnerin ne krah. Mesdita do jete e veçante. Beqaret do afrohen mjaft me dike i cili prej kohesh i vazhdonte dhe kishte simpati. Ne planin financiar mos u tregoni te paduruar sepse mund te bëni gabime te pandreqshme. Edhe huat lërini për me vone për t’i shlyer.

Gaforrja
Gjate gjithë ditës do merrni bekimin e yjeve dhe gjerat do ju ecin për mrekulli ju te dashuruarve. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjithçka mund te ndryshonte kaq shpejt. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës me miqtë e ngushte dhe nuk do ndiejnë nevojën për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar bëjini mire llogarite ne mënyrë qe te mos ju lindin probleme me vone.

Luani
Pasioni ne çift do shtohet fuqishëm gjate gjithë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri e dashuroni fort njeritjetrin dhe doni qe gjithçka t’iu ece sa me mire. Beqaret nuk do kenë me shume fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten serish vetëm. Ne planin financiar nuk do gjendeni ne një situate te zakonshme, por nuk do ndaleni derisa ta gjeni një zgjidhje sa me te mire.

Virgjeresha
Mos u druani aspak gjate kësaj dite, por shprehjani sa te mundni ndjenjat atij qe keni ne krah. Vetëm kështu do e ruani te ngrohte atmosferën ne çift. Beqaret do përzgjedhin tej mase dhe nuk do mund te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin menduar. Gjendja e financave do jete goxha me e mire se me pare. Do merrni disa shpërblime te hershme.

Peshorja
Dita do jete shume e mire sot për te gjitha ata qe janë ne një lidhje. Do i kuptoni gabimet e bëra me pare dhe do mundoheni sa te mundni qe t’i ndreqni ato. Edhe beqaret do kenë me ne fund dashuri me shikim te pare. Gjithë e ardhmja do ju ndryshoje brenda disa sekondash. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te hidhni hapa sepse mund te tronditeni fort.

Akrepi
Shtojini pak me shume dozat e fantazisë sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do e shohin qe çdo momente do jete fantastik dhe plot kënaqësi. Beqaret nuk do ndalen se kërkuari princin e kaltër, por nuk do mund ta gjejnë dot atë. Merkuri fatmirësisht do sjelle fat ne planin financiar dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni problemet qe keni pasur. Do jeni me te qete kur te blini gjerat e domosdoshme.

Shigjetari
Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet akoma me shume gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Financat po nuk i menaxhuat me përkujdes e maturi do keni probleme te mëdha. Nëse keni mundësi kërkoni ndihmën e ndonjë specialisti.

Bricjapi
Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe realiteti do ju duket akoma me zhgënjyes. Ata qe kane pasur zënka do vazhdojnë te jetojnë ne një ambient elektrizues. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë me te mira do jene pas disa ditësh. Financat do jene interesante dhe tejet delikate. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi.

Ujori
Ndajini te gjitha mendimet dhe idetë qe keni për lidhjen ne çift sot dhe mundohuni qe për gjithçka te bashkëpunoni se bashku. Beqaret do jene te ngarkuar me pune dhe nuk do kenë mundësi te dalin me personat qe do i ftojnë. Me financat tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet disi. Ju mund ta bëni këtë.

Peshqit
Do mbylleni ne vetvete sot ju te dashuruarit dhe nuk do keni një marrëdhënie te mire me partnerin. Beqaret do kërkojnë pa fund dhe ne çdo vend qe do shkojnë për princin e tyre te kaltër. Vetëm një pjese e vogël do mund t’ia arrije qëllimit. Gjendja e financave do jete kryesisht e kënaqshme për shkak te ndihmës se madhe qe do ju ofrojnë disa te afërm.
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
Edhe sot e lejm per neser 🤣

Si nuk tha njeher qe do humb pesh
food lover chubby kid GIF by beinglatino
😂😂une
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi ditor, e premte 18 dhjetor 2020​


1608272047366.png

Dashi

Marrëdhëniet tuaj personale mund të shtyhen më tej në një krizë të thellë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të shikoni anët pozitive të çdo situate që ju afrohet, pasi në të kundërt, në fund të ditës, të vetmit të dëmtuar do të jeni ju.

Demi

Do të jetë një ditë e mbushur me surpriza. Kushtet në të cilat ju punoni apo komunikoni me të tjerët do të ndryshojnë nga momenti në moment. Mos u shqetësoni nga këto ndryshime, pasi e vetmja gjë që do të sjellin tek ju, janë avantazhe dhe aventura të reja pozitive.

Binjakët

Motoja juaj sot do të jetë se gjithçka që ndodh, e ka një arsye. Sot do të thyeni disa steriotipe të vendosura nga të tjerët dhe mjedisi rrethues tek ju. Do të shikoni ndryshimet tuaja si një progres mjaft të arrirë. Yjet ju mbështesin dhe ju këshillojnë të ndiqni intuitën.

Gaforrja

Kjo ditë krijon kushte shumë të mira për të bërë ndryshime në familje apo në mjedisin tuaj të punës. Disa prej miqve tuaj në punë apo në ambientin familjar do të ndryshojnë disa procese të të vepruarit, por do të jeni përsëri ju që do të keni ndikimin dhe influencën tuaj mbi ta. Tregohuni tolerantë.

Luani

Humori i mirë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Do të jeni të suksesshëm nëse punoni në disa çështje të cilat ju japin frymëzim dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni gjëra të veçanta, të cilat ju lejojnë të arrini synimet tuaja dhe njëkohësisht të zgjidhni disa probleme të vogla.

Virgjëresha

Çelësi i suksesit për ju sot do të jetë ekuilibri. Mundohuni të ruani balancën në disa aspekte, edhe pse gjithçka do t’ju duket e pamundur për të vepruar dhe për të ruajtur gjakftohtësinë. Mos u tregoni tërësisht të dëshpëruar apo të stresuar pasi e vetmja gjë që do të arrini është të prishni ditën tuaj. Edhe nëse do të hasni vështirësi t shumta, mundohuni të shijoni çdo moment të ditës.

Peshorja

Disa punë tuajat nuk do të ecin dhe aq mirë sot, ndaj bëni të pamundurën për të qenë të përqendruar dhe të ruani gjakftohtësinë. Do të jeni shumë mirë në fund të ditës, nëse do të dini se si të menaxhoni situatat e papritura me të cilat do të ndesheni.

Akrepi

Nuk do ta keni dhe aq të lehtë të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite. Pavarësisht gjithçkaje, do të mundoheni të ruani qetësinë, pasi do të interesoheni më shumë për gjendjen tuaj shpirtërore. Mos lejoni që një keqkuptim i vogël t’ju prishë gjithë ditën.

Shigjetari

Momentet pozitive gjatë kësaj dite do të jenë të shumta dhe do të eklipsojnë çdo grimcë negative që mund t’ju përshkojë sot. Do të shijoni ditën në mënyrë dinamike dhe çdo situatë e re që do të krijohet do të jetë e mbushur me surpriza për ju. Me shumë mundësi do të humbisni interesin në lidhje me diçka apo dikë.

Bricjapi

Mos refuzoni të punoni në lidhje me një projekt ku ju keni dhënë ndihmën tuaj më parë. Merrni përsipër përgjegjësitë dhe mundohuni të mos shkoni shumë në të kundërt të interesave tuaja, vetëm për të mirën e përgjithshme. Vlerësoni suksesin tuaj dhe aftësitë diplomatike.

Ujori

Është një ditë gjatë së cilës ju do të arrini të shijoni çdo marrëdhënie të re që do të krijoni dhe njëkohësisht do të mund të nxirrni përfitime nga disa punë të mira të kryera në të shkuarën. Shijoni komunikimin me të gjithë personat që do të bashkëveprojnë me ju.

Peshqit

Shpejtësia me të cilën po ndryshojnë ngjarjet rreth jush mund të shkaktojnë konfuzion dhe një situatë aspak të qëndrueshme tek ju dhe veprimet që do të kryeni gjatë kësaj dite. Mos u prekni nga paniku nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç doni ju. Ruani qetësinë dhe kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme. /NOA
 

Luani

Humori i mirë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Do të jeni të suksesshëm nëse punoni në disa çështje të cilat ju japin frymëzim dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni gjëra të veçanta, të cilat ju lejojnë të arrini synimet tuaja dhe njëkohësisht të zgjidhni disa probleme të vogla.

Me ma prish njeri humorin sot, i uroj ti dali ndonje pucer mu ne mes te ballit 🤣
Ska probleme te mdhaja apo te vogla, ajo varet nga menyra se si i perjetojme.
@Lilo 😘 mirmgjesi
 
Top