Horoskopi: Parashikimi Serioz

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi ditor, e shtunë 19 dhjetor 2020​



1608362793294.png

Dashi

Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa personave. Duhet të bazoheni tek shpirti i skuadrës dhe të jepni maksimumin nga vetja juaj për t’ia dalë mbarë. Bëni mirë të konsultoheni me partnerët tuaj në punë, përpara se të ndërmerrni vendime të rëndësishme.

Demi

Axhenda juaj do të jetë tejet e zënë me aktivitete gjatë kësaj dite. Nëse do të konfliktoheni me disa persona për shkak të ideve tuaja të ndryshme, bëni mirë të ruani qetësinë dhe të mbroni me argumente e detaje idetë tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në lidhje me shëndetin.

Binjakët

Do t’ju jepet një mundësi shumë e mirë për të realizuar planet dhe idetë tuaja. Askush nuk do të jetë duke ju vëzhguar apo duke monitoruar punën tuaj, ndaj përfitoni nga kjo liri për të përfunduar siç ju dëshironi, disa ide që i keni menduar prej një kohe të gjatë.

Gaforrja

Duhet të shndërroheni në bashkëpunëtorë aktivë për të zgjidhur disa probleme në mjedisin familjar. Pregatituni për të marrë kontroll të plotë në lidhje me disa çështje, ku përveç se duhet të jepni mendimin tuaj, njëkohësisht duhet të tregoheni bashkëpunues për pranimin e ideve që të tjerët do të japin.

Luani

Nëse nuk jeni përtacë dhe nëse e dini shumë mirë se çfarë ju duhet e se cilat janë qëllimet tuaja, bëni mirë ti futeni punës gjatë kësaj dite, pasi do t’ju krijohen shumë mundësi për të kthyer ëndrrat në realitet. Është një ditë shumë e mirë për të bërë marrëveshje me të tjerët dhe për të rritur të ardhurat tuaja. Përdorni aftësitë që keni dhe tregohuni të zgjuar.

Virgjëresha

Gjatë gjithë ditës do të ndieni nevojën për të kryer një punë që për ju është shumë e rëndësishme. Mund të jetë një aktivitet ose diçka tjetër, të cilën ju e keni si qëllim parësor. Do t’ju kërkohet të bashkëveproni me një person për të rritur të ardhurat tuaja në aspektin financiar dhe monetar. Mos ndërmerrni iniciative të rëndësishme, nëse e dini se ka rreziqe specifike.

Peshorja

Kjo nuk është dita gjatë së cilës ju duhet të ndiheni të lodhur. Do të jetë një ditë shumë e suksesshme për të gjithë personat e kësaj shenje, veçanërisht për ata që merren me transporte apo marrëdhënie tregtare. Do të tregoni interes të veçantë për disa çështje të reja pune.

Akrepi

Rrethanat e kësaj dite sot ë kërkojnë që ju të veproni në mënyrë të menjëhershme, të matur dhe të fshehtë. Mund të tregoni interes në sferat që kanë lidhje me median apo komunikimin në tërësi. Mos u nxitoni tu tregoni planet tuaja për të ardhme disa personave.

Shigjetari

Shtyrja e realizimit të një projekti nga ana e disa bashkëpunëtorëve tuaj mund të sjellë mjaft gëzim dhe lumturi për ju gjatë kësaj dite. Do të keni kohë të takoni disa kolegë dhe të konsultoheni me ta për disa çështje interesante. Jepini zgjidhje sa më parë një problemi të rëndësishëm.

Bricjapi

Do të dalë në pah në konflikt i vjetër. Mundohuni të anashkaloni çdo situatë të papëlqyeshme dhe të tregoni vendosmërinë tuaj në çdo aspekt. Mos u përkulni përpara të tjerëve vetëm e vetëm për të mbajtur disa marrëdhënie të mira. Nëse do t’ju duhet të nënshkruani një marrëveshje të rëndësishme, do të hasni disa keqkuptime dhe mendime të ndryshme me kolegët tuaj.

Ujori

Është më shumë e rëndësishme të veproni se sa të flisni më kot gjatë kësaj dite. Do të keni gjithë rrugët e hapura për të vepruar, ndaj mos i nxirrni vetes probleme të kota. Ju do të zgjidhni të punoni në disa projekte interesante, të cilat ju kanë tërhequr edhe më parë. Mundohuni ti kushtoni vëmendje edhe ambientit familjar.

Peshqit

Nuk këshillohet të nisni ditën me probleme apo konflikte me ata që ju rrethojnë. Nëse është e nevojshme, bashkëpunoni me disa kolegë dhe diskutoni me ta se cilat do të ishin rrugët më të mira për të lehtësuar veten tuaj, në lidhje me një çështje të rëndësishme në punë. Tregoni kujdes me shëndetin. /NOA/
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Demi

Axhenda juaj do të jetë tejet e zënë me aktivitete gjatë kësaj dite. Nëse do të konfliktoheni me disa persona për shkak të ideve tuaja të ndryshme, bëni mirë të ruani qetësinë dhe të mbroni me argumente e detaje idetë tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në lidhje me shëndetin.

Mos me bini ne qafe ju lutna!
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi ditor, e hënë 28 dhjetor 2020​



1609138223511.png

Dashi
Do jeni gjithë kohës ne trysninë e partnerit tuaj sot dhe do detyroheni te bëni ato qe ai do ju thotë. E gjithë kjo për shkak se deri me sot e keni toleruar tej mase. Beqaret do afrohen me dike te cilin e njohin prej kohesh, por qe me pare nuk kane menduar një te ardhme. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mos keni asnjë lloj problemi.

Demi
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, gjerat do ju ecin mire sot. Bashkëpunimi do jete i ngrohte dhe kënaqësitë te njëpasnjëshme. Beqaret do ndërmarrin rreziqe pa fund dhe si përfundim nuk do arrijnë askund. Nuk është aq e thjeshte te fillosh një lidhje serioze. Ne planin financiar do nxitoheni dhe mund te hidhni hapa te gabuara. Gjendja do ketë goxha tronditje.

Binjaket
Do ndiheni gjithë kohës te trishtuar gjate kësaj dite, pak nga koha dhe pak ngaqë partneri ju ka lënë pas dore. E mira është te flisni me te dhe te sqaroheni sa me pare. Beqaret nuk do jene aspak te kënaqur me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten te vetmuar serish. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mundohuni te
kurseni nga pak qe mos keni vështirësi.

Gaforrja
Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella gjate gjithë kësaj dite. Do mendoni te bëni edhe surpriza me te dhe keni për t’i ndier për mrekulli. Beqaret do jene gati te pranojnë ftesën e dikujt dhe te fillojnë një lidhje. Boll me duke qëndruar vetëm. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Jo vetëm qe do i kryeni te gjitha
shpenzimet, por do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Luani
Kujdes me sjelljen tuaj gjate kësaj dite sepse nëse e lëndoni partnerin mund te keni probleme te mëdha. Disa mund te arrijnë edhe deri ne ndarje. Beqaret do ndihen te sigurte tashme për ndjenjat e tyre dhe do hidhen menjëherë ne krahët e atij qe ka kohe qe i josh. Vetëm për financat duhet te tregoheni me te kujdesshëm. Mos u tundoni
te blini objekte luksoze.

Virgjeresha
Shume gjera do jene ndryshe sot ne jetën tuaj ne çift. Do kërkoni falje për gabimet e bëra dhe do mundoheni te ndërtoni një te ardhme sa me te bukur. Beqaret do jene tërheqës dhe do e gjejnë shume shpejt personin me te cilin te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u
përmirësuar.

Peshorja
Pasion apo tension? Dita e sotme do i ketë te dyja për ju qe keni një lidhje. Nuk do qëndroni asnjë çast ne qetësi. Here do ju duket sikur jeni ne qiell te shtate e here dikur bota ju ka rene mbi supe. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund te hapin dritën jeshile. Perspektivat financiare nuk duken te këqija. Po u treguar te kursyer çdo gjë do ece mire.

Akrepi
Dëgjojini me kujdes sot këshillat qe do iu japë partneri sepse po i vajtët kundër dhe po bëtë gjerat qe atij nuk i pëlqejnë, problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen mjaft te kënaqur me njohjet e reja, megjithatë do marrin kohen e duhur para se te hedhin hapa. Gjendja e financave do mbetet e mire për aq kohe sa ju t’i bëni llogarite me kujdes.

Shigjetari
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje flisni me partnerin dhe bëni ndonjë gjë ndryshe. Ne këtë mënyrë do largoni rutinën dhe do ju duket sikur do rilindni. Beqaret do jene mjaft entuziaste për shkak te disa ftesave qe do marrin. Jeta e tyre mund te marre një tjetër drejtim. Për financat duhet te shqetësoheni pak. Merrni sa me pare masa sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme.

Bricjapi
Bëjini sytë katër sot dhe mos e lini asnjë çast pas dore partnerin. Ne momentin qe me pak e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit, madje dikush edhe mund t’ua rrëmbejë nga duart. Beqaret me mire te mos ëndërrojnë shume, por t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk mateni para se te
shpenzoni.

Ujori
Dite e këndshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe kane tashme një lidhje. Do ndani gjithçka me partnerin tuaj dhe kënaqësitë do jene te veçanta. Beqaret nuk duhet te rendin pas personave me shume para sepse mund te zhgënjehen tej mase. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha. Duhet patjetër te kërkoni ndihme
nga specialistet.

Peshqit
Mos bëni gabim t’i premtoni partnerit gjera te cilat nuk i mbani dot sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit me vone. Gënjeshtrat nuk i pëlqejnë aspak atij. Beqaret nuk do kenë një dite me fat dhe do bëjnë mire te qëndrojnë pranë miqve për te mos u ndier vetëm. Financat duhet t’i keni me ne vëmendje nëse doni qe ato te kenë
përmirësime me te mëdha.
 
hahahahha i nderrojme se ka 6muj qe kta peshqit jane per faqe tzeze 😂😂
Edhe luani por ne nuk e japim veten ahahahhaha
Tpakten mund te shaj boten dhe te them " jam peshk mos me cani biiiip"
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi Ditor 6 Janar 2021​



1609915275214.png


Dashi
Mjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni me tepër ato qe keni ne zemër. Për beqaret do ketë një takim interesant i cili do ua ndryshoje njëherë e përgjithmonë vijimësinë e jetës. Dite e mire edhe për te kryer transaksione financiare. Dielli do iu ndihmoje te merrni një vendim te rëndësishëm.

Demi
Fale mbështetjes qe do japë Merkuri ne planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te stabilizohet. Mund te ketë edhe ndonjë rizgjim te rrufeshëm te pasionit. Beqaret do kenë takime mjaft te bukura. Përfitoni sa te mundni sepse mundësi te tilla nuk vijnë gjithmonë. Ndryshime pozitive do ketë edhe ne planin financiar. Do jeni me te përgjegjshëm për shpenzimet qe do bëni.

Binjaket
Jeta juaj ne çift pritet te jete me e mire sesa ju mendonit. Do kaloni disa ore te mrekullueshme dhe harmonia do te mbretërojë. Për beqaret ka shume mundësi qe te vije dashuria e madhe. Mos i vini prita, por tregohuni sa me te hapur. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Vazhdoni sa me shume te mundni, te shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Gaforrja
Do e keni te vështirë sot ta analizoni me objektivizëm jetën tuaj ne çift. Do iu mungoje kthjelltësia duke qene se jeni te futur tërësisht ne këtë lidhje. Jeni beqare? Do keni një takim vendimtar i cili do mund te ndryshoje përgjithmonë jetën tuaj. Edhe financat nuk do jene te këqija. Ka shume gjasa qe ato te përmirësohen dhe ju te bëni disa shpenzime te menduara prej kohesh.

Luani
Dite e qete kjo e sotmja për çiftet. Shfrytëzojeni për te reflektuar për te ardhmen. Ata qe kane pasur probleme duhet te mundohen t’i zgjidhin. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme. Takimet do jene te shumta dhe mund te krijoni një lidhje te qëndrueshme. Për financat do jete një dite jo ndryshe nga te tjerat. Mos shpenzoni shume por hiqni ndonjë lek mënjanë.

Virgjeresha
Nen influencen e Uranit do tregoheni me te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit tuaj. Do jeni me te motivuar dhe do mendoni me shume për te ardhmen. Për sa iu përket beqareve nuk do ketë ndryshime te mëdha. Beni pak me shume durim. Ne planin financiar do ketë përmirësime te ndjeshme. Gjithsesi tregohuni shume te matur me shpenzimet.

Peshorja
Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne çift gjërat do shkojnë me se miri. Disa te tjerë mund te debatojnë për disa gjera te lëna pezull prej kohesh. Beqaret jo vetëm qe do kenë fat ne dashuri por planetët do i mbrojnë nga zhgënjimet. Disa shpenzime te nevojshme dhe te papritura do ua tronditin pak planin financiar. Tregohuni shume te kujdesshëm dhe te matur.

Akrepi
Gjate kësaj dite do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat dhe emocionet. Beqaret do ia kalojnë mire, por as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Ne sektorin financiar nuk duhet te merrni vendime te nxituara qe do iu sillnin probleme.

Shigjetari
Jeta juaj ne çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jete ne ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi qe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te afrohen pranë atij qe duan. Beqaret nuk do interesohen shume për çështjet e zemrës dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Merkuri do influencoje financat. Menaxhojeni me shume kujdes buxhetin qe te mos keni surpriza.

Bricjapi
Atmosfera ne çift do jete elektrizuese sot. Nuk këshillohet te merrni vendime sepse do bënit gabime te pandreqshme. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime te cilat pas pak kohesh do marrin je kthese me serioze. Ka shume gjasa qe ata te krijojnë lidhje afatgjata. Ne planin financiar do iu ndihmojnë disa miq dhe do i zgjidhni problemet qe keni pasur. Me ne fund.

Ujori
Për disa prej atyre qe janë ne një lidhje dita do jete e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni ne asnjë moment komunikimin me partnerin. Beqaret do jene te përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm qe do kenë takime interesante por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shume e qëndrueshme qe ju te merrni vendime.

Peshqit
Lumturia do te mbizotërojë ne jetën e çifteve. Vazhdoni te tregoheni tolerante dhe te bëni disa lëshime te vogla dhe do e shihni qe ambienti do ngrohet me tepër. Beqaret do jene sharmante gjate kësaj dite dhe do bëjnë për vete cilindo qe iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe iu te hidheni menjëherë ne detin e shpenzimeve.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Shigjetari
Jeta juaj ne çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jete ne ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi qe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te afrohen pranë atij qe duan. Beqaret nuk do interesohen shume për çështjet e zemrës dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Merkuri do influencoje financat. Menaxhojeni me shume kujdes buxhetin qe te mos keni surpriza.
Duke mos perfshire mengjesin ama lool
 

Mogli

🙄welcome home

Fundjava sipas Merit: Njera shenjë ka një takim shumë të mirë me fatin...​

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikim e saj për këtë fundjavë 9-10 janar 2021.

Ajo është shprehur se të gjitha ata që i përkasin shenjës së Peshqve do të kenë një takim shumë të mirë me fatin

Dashi
Fundjava sipas Merit: Njera shenjë ka një takim shumë të mirë me fatin...

Fundjava sipas Merit: Njera shenjë ka një takim shumë të mirë me fatin...​




Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikim e saj për këtë fundjavë 9-10 janar 2021.
Ajo është shprehur se të gjitha ata që i përkasin shenjës së Peshqve do të kenë një takim shumë të mirë me fatin.

lg.php

''E shtunë dhe e dielë, Marsi në Dem me Aferditën në Bricjap sot krijojnë një lidhje harmonike midis tyre. Rikthehen edhe një herë në vemendje shenjat e Tokës. Marsi ne Dem që nga data 7 janar do tregoj që kemi një qëllim i cili duhet të jetë i prekshëm material apo i kuptueshëm . Afërdita në Bricjap që nga data 8 janar në shenjën ku Marsi është shumë i fuqishëm ,fillon dhe bëhet më e brendshme. Në këtë rast Afërdita do bëhet më serioze dhe më melankolike. Nje ndjenje hidhërimi apo dhimbje për një marrëdhënie që e ka humbur do ndjehet gjithmonë. Një ton pak Gri do mbuloj çështjet e zemrës. Megjithate Afërdita do na bëjë të ndjehemi të lumtur me gjëra të thjeshta cilësore dhe jo të tepruara. Lidhja e bukur që bejne sot me Marsin do sjellë pa dyshim nevojën për të pare gjëra dhe veprime konkrete ne një marrëdhenie erotike e personale. Pra çdo marrëdhënie që ka masë metër thellësi dhe cilësi do ju sjellë lumturi këtë fundjavë'' shkruan astrologia në postimin e saj.



Dashi


Do gjeni njeriun e duhur për të bërë biznes këto ditë apo për ti dhënë fjalën për një lidhje të qëndrueshme në jetën erotike e personale
Demi
Kjo fundjave do sjellë një inisiative të mirë në çështjet ekonomike. Një rregullim por edhe një marrëdhënie erotike me dikë që jeton largë do bëhet realitet
Binjaket
Një marrëveshje e fshehtë sot apo një punë e padeklaruar do ju shpëtoj nga një detyrim ekonomik. Po kështu do keni një takim privat te fshehte dhe konkret
Gaforrja
Do ju vij një mbështetje nga nje mik apo i njohur dhe do përfundoni me sukses një marrëveshje pune apo bashkëpunimi. Në jetën personale merrni vendime martesash
Luani
Në jetën tuaj fillon ju hapet ne një drejtim pune dhe personal që nuk e kishit menduar apo pritur më parë. Por konkretisht do filloni një projekt apo nje bashkejetese shumë të mirë
Virgjeresha
Interesat tuaja kanë mundësine të dalin edhe një herë në qëndër të vëmëndjes. Po kështu edhe jeta juaj erotike. Por ndryshimi është se do vlersoni një person më konkret sesa një person që ju josh
Peshorja
Do keni takime romantike në shtëpinë tuaj. Shumë pasionante dhe konkrete megjithëse do jetë e fshehtë. E rëndesishme është se kjo marrëdhënie do bëhet e qëndrueshme
Akrepi
Do ju ofrojnë një bashkëpunim shumë të rëndësishem dhe konkret. Do takoni një person që do bëj realitet një qëllim tuajin megjithëse jeni në një moment shume antagonist me botën
Shigjetari
Nje moment shumë i qartë dhe i mirë me punën dhe me ekonomine fillon këto dite dhe duhet te merni më të miren e mundshme , pasi lumi nuk sjell shpesh here kucura si këto te sotmet
Bricjapi
Do keni fatin e madh të jeni edhe një herë të dashuruar dhe të afruar me një person që ju sjell konkretisht lumturine ashtu siç e doni ju. Afërdita ne shenjen tuaj ju bën të flertoni.
Ujori
Shpërthimet e ditëve të fundit do ti zënë vendin nje qetësie dhe lidhje konkrete me punën dhe një ndjenjë të qendrueshme familjare. Burimi i stabiliteti shpirtëror do bëhet një lidhje e fshehte erotike apo takim dhe një punë që ju pelqën
Peshqit
Do keni nje takim shumë të mirë me fatin dhe do ju ndryshoj për mire rrjedhen e ngjarjeve në jetën tuaj. Një punë e re apo një lidhje e re ju sjell shumë mbarësi
 

Mogli

🙄welcome home
Peshqit
Do keni nje takim shumë të mirë me fatin dhe do ju ndryshoj për mire rrjedhen e ngjarjeve në jetën tuaj. Një punë e re apo një lidhje e re ju sjell shumë mbarësi

p.s zonja meri per punen jam mire por po nuk krijova lidhje deri neser ne darke te kam ba naften me gjithe parashikime 😂😂😂😂
 

Senseo

Audacity.
Ujori
Shpërthimet e ditëve të fundit do ti zënë vendin nje qetësie dhe lidhje konkrete me punën dhe një ndjenjë të qendrueshme familjare. Burimi i stabiliteti shpirtëror do bëhet një lidhje e fshehte erotike apo takim dhe një punë që ju pelqën
Flori sa te rende e paske pas doren 🤣
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi ditor, 11 janar 2021​



1610352679788.png




Dashi

Një javë plot me lajme është gati të fillojë, përpiquni t’i shfrytëzoni sa më mirë ato, sigurisht që nuk do të jetë e vështirë duke pasur parasysh personalitetin tuaj. Janari do të jetë muaji i marrëdhënieve, hapni zemrën tuaj dhe mos u mbyllni me veten.

Demi

Gjatë kësaj jave duhet të jeni të gatshëm të reagoni, të përpiqeni të kapërceni problemet pa kaluar më shumë kohë. Nëse keni projekte në fushën sentimentale, prisni deri në shkurt.

Binjakët
Ju e gjeni veten në një kaos të përgjithshëm kohë pas kohe dhe do të vazhdojë përsëri të hënën. Ju ndoshta jeni të zemëruar me një person sepse nuk ndiheni të kuptuar.
Gaforrja
Horoskopi i Paolo Fox tregon se planifikoni mirë me kë ta kaloni këtë javë duke shmangur njerëz të mërzitshëm dhe negativë.
Luani
Horoskopi i Paolo Fox tregon se kjo e hënë do të jetë një ditë e mirë e cila do të shërbejë si parathënie e një jave shumë interesante. Situatë intensive sentimentale, do të jetë një javë dashurie.
Virgjëresha
Kini kujdes të mos e teproni, vlerësoni mirë pikat tuaja të forta. Në fushën sentimentale disa prej jush nuk janë aq të kënaqur fizikisht me partnerin tuaj, yjet këshillojnë të përballen me këtë problem.
Peshorja
Horoskopi i Paolo Fox specifikon se ju pret një javë në të cilën maturia duhet të jetë mbret, duhet të reflektoni shumë dhe më pas të flisni, vini nga një periudhë përplasjesh të shpeshta si në dashuri ashtu edhe në punë. Fatkeqësisht, shpesh jeni të detyruar të ngrini tonin e një debati, pavarësisht se jeni të kuptueshëm dhe përdorni sjellje të patëmetë.
Akrepi
Si karakteristikë e shenjës nuk jeni shumë të durueshëm dhe mërziteni menjëherë dhe për një kohë të shkurtër. Rekomandohet të menaxhoni më mirë situatat dhe problemet që do të shfaqen pa qenë impulsivë dhe reflektuar më shumë.
Shigjetari
Një javë e mirë është gati të nisë, e cila për disa do të jetë me dashuri të vërtetë dhe për të tjerët me argëtim të pastër, me pak fjalë, është e ndaluar të qëndrosh në shtëpi.
Bricjapi
Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se po përjetoni ditë të vështira, veçanërisht nga pikëpamja fizike. Këshillohet të shkoni në shtrat herët dhe të mos abuzoni me trupin tuaj. Në këtë periudhë duhet pushim.
Ujori
Do të jetë një fundjavë që vendos gjithçka përsëri në vijë, pavarësisht nëse një person ju përgjigjet ndjenjat tuaja ose mendoni se një miqësi mund të bëhet diçka më shumë. Një marrëdhënie e rëndësishme është në horizont.
Peshqit
Do të jetë një ditë e rëndësishme, shumë delikate, përpiquni të mos veproni me impuls por të reflektoni për gjërat. Bëni kujdes nëse keni ndërmend të përfundoni një lidhje të rëndësishme dashurie, mos u tregoni shumë të nxituar për t’i dhënë fund marrëdhënies menjëherë.
 
Luani lexon deri ne 'do te jet nje dite e mire'

...
Do ju a them pasi te peshohem sot
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL

Horoskopi 13 janar 2021, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju​


1610522967283.png



Dashi

Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur plot të papritura. Ju do të jeni shumë të pasigurt mbi vendimet që duhet të merrni dhe mendja juaj nuk po funksionon siç duhet për të gjykuar në mënyrë objektive situatat dhe njerëzit përreth jush. Nga ana tjetër, situata me partnerin tuaj do të kthehet në normalitet dhe beqarët do të kenë disa takime mjaft interesante.

Demi

Mundësitë që do tju ofrohen do të jenë të shumta ju thjesht duhet të dini si të përfitoni prej tyre dhe ti vlerësoni ashtu si duhet. Shumë çështje që ishin të lëna pezull tani do të vihen në lëvizje dhe do të përjetoni momente kënaqësie me zhvillimet e ardhshme. Disa projekte të mirë menduara do të fillojnë të vendosen në zbatim. Sa i përket çështjeve financiare tregoni kujdes ku shpenzoni.

Binjakët

Këtë të mërkurë çështjet me të cilat keni patur probleme do të jenë në rregull. Ju do të keni forcën e duhur për të korigjuar shumë të këqija që ju shqetësojnë. Ju duhet të tregoni një frymë diversiteti në mënyrë që të lëvizni siç duhet. Beqarët janë duke eksperimentuar diçka të re, mos u tërhiqni dhe vazhdoni të bëni atë qe zemra ju thotë.

Gaforrja

Stresi që keni ndjerë kohët e fundit ju ka larguar shumë nga njerëzit tuaj të dashur. Kjo e mërkurë është një ditë e mirë për t’u qetësuar dhe për t’i parë gjërat realisht. Disa çështje të lëna pezull kërkojnë një zgjidhje prandaj mendohuni dhe veproni.

Luani

Të dashur Luanë mos lejoni që situatat që kanë ndodhur në të kaluarën t’ju futin në mendime. Ju mund t’i diskutoni me njerëzit tuaj dhe t’i nxirrni anën më të mirë. Në nivelin profesional ju keni shumëpotencial dhe ju duhet të shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që eprorët tuaj ju japin. Do t’ju paraqiten mundësi shumë të mira për të përfituar.

Virgjëresha

Këtë të mërkurë është më mirë që të lini mënjanë ndjeshmërinë tuaj dhe të mos i kushtoni vëmendje të madhe komenteve negative që ju bëjnë pas shpine. Janë të shumtë ata njerëz që ju vlerësojnë dhe admirojnë, prandaj filloni të selektoni miqtë tuaj. Përqendrohuni në pozitivet dhe merrni situatën në duart tuaja.



Peshorja

Kjo e mërkurë është një ditë e mirë për ju. Dielli për ju do të dalë që në mëngjes pasi partneri juaj ka përgatitur një suprizë mjaft të bukur. Në përgjithësi gjatë ditës së sotme do të keni mundësi të përfitoni nga shumë mundësi dhe të lëvizni pa probleme në çdo vështirësi që mund të shfaqet.

Akrepi

Kjo ditë është e shkëlqyer pasi favorizohet nga planetet. Të shumta do të jenë mundësitë që do t’ju ofrohen. Mos lejoni që asnjë mundësi t’ju kalojë pa përfituar. E vetmja që me të cilën duhet të tregoni kujdes është xhepi juaj, mos shpenzoni shumë dhe është mirë të mendoheni dy herë për gjërat që do të blini.

Shigjetari

Këtë të mërkurë për ju të dashur Shigjetararë mund të ndodhë gjithçka. Sot priten probleme në profesion, prandaj jini të kujdesshëm. Gjithashtu edhe në marrëdhënien me partnerin tuaj do të keni disa konflikte të vogla të cilat nëse nuk tregoheni të kujdesshme mund të përfundojnë keq.

Bricjapi

Sot disa nga planet tuaja mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi, por mos u dorëzoni. Gjithmonë mund të bësh më mirë. Në tensionet dhe situatat me të cilat do të përballeni këtë të mërkurë këshillohet të mbani një qëndrim neutral.

Ujori

Gjendja dhe dëshirat tuaja emocionale bëhen përparësi kryesore në hierarkinë e detyrimeve këtë të mërkure. Interesi juaj mund të jetë më i përqendruar në bërjen e planeve ose vendosjen e bazës për disa nga qëllimet tuaja më të vjetra. Për disa nga Ujorët një ditë tepër e ngarkuar do të jetë kjo e mërkurë ku nuk do të mungojnë as konfliktet me miqtë.

Peshqit

Për ju Peshq yjet kanë parashikuar një situatë të qetë dhe të gjitha problemet tuaja do të gjejnë një zgjidhje. Ajo që duhet të bëni sot është të çlodheni dhe të mendoni për veten. Pse jo një trajtim do të ishte zgjidhja perfekte.
 

Horoskopi 13 janar 2021, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju​


Shiko fotografinë 1771606





Peshqit

Për ju Peshq yjet kanë parashikuar një situatë të qetë dhe të gjitha problemet tuaja do të gjejnë një zgjidhje. Ajo që duhet të bëni sot është të çlodheni dhe të mendoni për veten. Pse jo një trajtim do të ishte zgjidhja perfekte.
Nje masazh?
Nuk me duket ide e keqe.
Une jam, idene e gjeta, mungon vetem masazhatorja
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
Nje masazh?
Nuk me duket ide e keqe.
Une jam, idene e gjeta, mungon vetem masazhatorja
Kete jave do durosh e do perveshesh menget per te masazhuar dashuroren javore 😂😂😂...pra ne kete rast ti je shembulli ku na prish endrrat e roroskopit qe jo te gjitha dalin 😂😂
 

Senseo

Audacity.
Ujori

Gjendja dhe dëshirat tuaja emocionale bëhen përparësi kryesore në hierarkinë e detyrimeve këtë të mërkure. Interesi juaj mund të jetë më i përqendruar në bërjen e planeve ose vendosjen e bazës për disa nga qëllimet tuaja më të vjetra. Për disa nga Ujorët një ditë tepër e ngarkuar do të jetë kjo e mërkurë ku nuk do të mungojnë as konfliktet me miqtë.
Mir mir jo dhe aq keq :p
 
Luani

Të dashur Luanë mos lejoni që situatat që kanë ndodhur në të kaluarën t’ju futin në mendime. Ju mund t’i diskutoni me njerëzit tuaj dhe t’i nxirrni anën më të mirë. Në nivelin profesional ju keni shumëpotencial dhe ju duhet të shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që eprorët tuaj ju japin. Do t’ju paraqiten mundësi shumë të mira për të përfituar.
Kam potencial por nuk aplikohem 🤣
 

Senseo

Audacity.

Horoskopi Paolo Fox, e mërkurë 27 janar 2021​



Dashi
Do të jetë një ditë pak e lodhshme, edhe nëse yjet tuaj nuk do të jenë kundër. Fakti është që ju keni grumbulluar shumë probleme, vështirësi ekonomike dhe tensione që tani duhet të filloni t’i eleminoni. Për fat të mirë, dashuria nuk ka pasur pasoja të mëdha. Nëse pasioni me partnerin tuaj është dobësuar, mund ta rindizni lehtë atë.
Demi
Nuk do të jetë një ditë e keqe, por gjithsesi mund të keni një shqetësim të thellë për shkak të punës, parave. Nëse në jetën praktike nuk do të jeni në gjendje të gjeni siguri, në dashuri mund të mbështeteni në bashkëpunimin e një Venusi ende në një pozicion të shkëlqyer.
Binjakët
Sipas horoskopit të Paolo Fox, nuk do të ndiheni në gjendje të plotë, do të duhej t’i jepni vetes pak çlodhje. Për fat të mirë, ka yje të rëndësishëm mbi ju, të gatshëm për të mbështetur çdo hap tuajin, çdo projektin tuaj. Ju duhet t’i shfrytëzoni ato, të merreni me punë sidomos në muajt e parë të vitit.
Gaforrja
Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna do të kalojë nëpër shenjën tuaj. Planeti do të ngacmojë nervozizmin tuaj në një masë të tillë që ju do të keni vështirësi të toleroni të tjerët. Gjetja e vetes në të njëjtën dhomë me disa siklete do të jetë e pamundur, kështu që me mençuri mund të vendosni të qëndroni vetëm.
Luani
Do të duhet të ndaleni dhe të filloni të përdorni arsyen. Harroni dallgët e krenarisë, injoroni impulsin për të dëshiruar të jepni arsyet tuaja, edhe kur ato janë të dukshme. Tani e tutje, ju do të dëshironi të merreni me ndërlikimet e kësaj periudhe me racionalitet. Nuk do të jetë e lehtë! Eshtë e mundshme që dikush do të duhet të fillojë një karrierë nga e para, dikush tjetër do të duhet të rishikojë bindjet e veta.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë që do t’ju kthejë energjinë dhe forcën e humbur në ditët e fundit. Yjet e orëve të ardhshme do t’ju ofrojnë shumë burime të vlefshme, prandaj duhet t’i shfrytëzoni në maksimum për të adresuar çështje të rëndësishme. E enjtja, për fat të keq, do të jetë një ditë sërish në rënie.
Peshorja
Sipas horoskopit të Paolo Fox, mund të keni disa aludime për ndryshimin e afërt në jetën tuaj. Nga këtu deri në fund të shkurtit do të jetë pothuajse e pamundur që diçka e mirë të mos ndodhë, por do të varet nga ju që të bëni hapin e parë, për të lëvizur ujërat. Sigurisht, do të duhet të mbani këmbët në tokë dhe të synoni për diçka konkrete dhe të arritshme. Edhe në dashuri mund të habiteni.
Akrepi
Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të duhet të luftoni një rënie të vogël fizike. Për ditë me radhë keni qenë nervozë, të rënduar nga vështirësitë, nga kontrastet. Nëse ndiheni sikur dikush po luan me ju, duhet të qëndroni të qetë dhe të vetëkontrolluar. Në ditët në vijim, përpiquni të qëndroni larg nga kushdo që do t’ju zemërojë.
Shigjetari
Do të keni tri ditë speciale. Me yje si këta do të keni mundësinë të riktheheni në rrugën e duhur, të zgjeroni horizontin tuaj, të eksploroni territore të reja, si në punë ashtu edhe në dashuri. Tani e tutje, ju nuk duhet të nënvlerësoni takimet që do të keni, sepse ato mund t’ju rezervojnë mundësi të mrekullueshme.
Bricjapi
Në mbrëmje Hëna do të bëhet kundër: do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, veçanërisht nëse ndiheni pak të lodhur dhe duhet të punoni shumë për të mos humbur besimin tek vetja. Nga këtu e tutje, jini më të kujdesshëm me shpenzimet tuaja! Pavarësisht kësaj, ju jeni duke përjetuar një moment me forcë të madhe, jeni në veprim të plotë dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’ju bllokojë. Pra, kini më shumë besim në aftësitë tuaja.
Ujori
Sipas horoskopit të Paolo Fox, në mbrëmje nuk do të keni nevojë të lodheni, sepse ditët e ardhshme do të jetë e nevojshme të kundërshtoni një Hënë kundër. Për ditë me radhë keni qenë në një trazirë të thellë, të shkaktuar nga përqendrimi i planetëve në qiellin tuaj. Do të jetë thelbësore ta menaxhoni më mirë dhe të mos mbingarkoheni. Ju do të shihni se deri në mes të shkurtit do të ndodhë diçka e rëndësishme!
Peshqit
Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jetë një ditë e përshtatshme për të zgjidhur disa çështje ende problematike. Do të ketë nga ata që nuk janë të bindur për një histori të porsalindur dhe ata që nuk do të pranojnë një ndarje. Për fat të mirë, ka më shumë premtime përpara jush në punë. Midis majit dhe qershorit mund të ketë një lajm interesant.
 

Senseo

Audacity.

Horoskopi Paolo Fox, e enjte 28 Janar 2021​



Dashi

E enjtja do të jetë shumë më mirë sesa ditët e kaluara. Do të zgjoheni energjikë dhe me zemër të mirë, të etur për të bërë miq të rinj. Do të jenë 48 orë veçanërisht të këndshme, për sa kohë që nuk ndjeni lodhjen dhe negativitetin që keni ndjerë në fund të vitit 2020.

Demi

Të enjten dhe të premten nuk do të ndiheni në gjendje të mirë. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, veçanërisht nëse keni disa shqetësime rreth e rrotull jush. Ata që punojnë me publikun duhet të kenë një frymë iniciative, por edhe mendje të shëndoshë dhe durim. Në dashuri duhet të matni fjalët që do të thoni.

Binjakët

Sipas horoskopit të Paolo Fox, të enjten dhe të premten do të keni dy ditë që do t’ju lejojnë të rigjeni qetësinë tuaj të humbur. Do të shihni që deri më 10 shkurt do të merrni edhe lajme të mira, dritën jeshile për të kapërcyer vështirësi të tjera. Më shumë se një Binjak tashmë do të ketë ide për të zbatuar. Mos harroni dashurinë!

Gaforrja

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jetë një ditë e qetë, pa shumë trazira. Më në fund do të jeni në gjendje të filloni të përjetoni diçka të këndshme, edhe nëse për ta rikthyer dashurinë në modë do të duhet të jeni të duruar deri në shkurt, mars. Të enjten dhe të premten do të duhet të keni kujdes me paratë!

Luani

Hëna në shenjë do ju japë shumë forcë, por gjithashtu do të kërkojë shumë kujdes. Ju do të duhet të punoni shumë për ta drejtuar gjithë këtë energji drejt një qëllimi konstruktiv, përndryshe do të keni tension nervor ose, akoma më keq, zemërim që do të shfryni mbi ata që do të jenë armiqësorë me ju. Ngritja e zërit do të marrë një sekondë.

Virgjëresha

Do të ndjeni një nevojë në rritje për t’i besuar dashurisë. Mbi të gjitha, për ju ndjenjat janë një pjesë thelbësore e jetës, pavarësisht se keni një reputacion si një person i ftohtë dhe racional. Fundjava do t’ju lejojë të rikuperoni një marrëdhënie, për sa kohë që tjetri është bashkëpunues.

Peshorja

Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna do të jetë në një aspekt interesant. Planeti do t’ju lejojë të rigjeni forcë. Do të keni ndjenjën e veçantë se gjërat po ndryshojnë për mirë, një aluzion se si do të jetë shkurti. Do të filloni një periudhë shumë të rëndësishme, por do të duhet ta shfrytëzoni sa më mirë.

Akrepi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të duhet të bëni kujdes shumë të madh në marrëdhëniet me të tjerët. Nëse e gjeni veten nën presion, do të jetë e lehtë të ngrini zërin dhe të humbisni durimin me dikë duke rrezikuar të pendoheni më vonë. Në 48 orët e ardhshme, shmangni konfliktet dhe shpërqendrimet.

Shigjetari

Do të jetë një ditë e konsiderueshme e rimëkëmbjes. Shpërblimi juaj është prapa qoshes tani! Do të ketë edhe nga ata që do të jenë në gjendje të përmbushin një dëshirë të vogël. Dikush tashmë ka filluar një histori, megjithëse virtuale, por në shkurt do të ketë shumë Shigjetarë që do të bëjnë takime të reja, do të përjetojnë emocione të forta. Dëshira për të lehtësuar shpirtin rritet.

Bricjapi

Mund të rezultojë një ditë mjaft fitimprurëse në punë. Ju do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje të reja, do të ketë ndërmjetësime ose reagime të rëndësishme. Kënaqësitë e vërteta, sidoqoftë, do të vijnë më vonë, por ju jeni një tip që dini të prisni, i cili nuk kërkon gjithçka menjëherë. Në dashuri do të duhet të përqendroheni në fundjavën e ardhshme. Puna gjithashtu po ju thith shumë energji, mos i lini pas dore ndjenjat!

Ujori

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të duhet të jeni të kujdesshëm, të shmangni bisedat e shumta dhe blerjet e çmendura. Bëni kujdes për një çështje ligjore! Sidoqoftë, shkurti do të jetë një muaj i veçantë, një muaj që mund t’ju japë shumë! Eshtë e mundshme që shumë Ujorë tashmë kanë një ide të qartë se çfarë do të duan të bëjnë në javët e ardhshme.

Peshqit

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jetë një ditë e çuditshme, e cila do t’ju bëjë të mendoni pak më shumë. Në kohët e fundit, mund të ketë disa vështirësi në dashuri. Ndoshta do të duhet të metabolizoni një ndarje ose të menaxhoni një partner mjaft mbizotërues, i prirur të japë urdhra. E gjithë kjo do t’ju shkaktojë një sëmundje të thellë. Mos bini në grackën e provokimit dhe prisni fundjavën për të pastruar mendjen.
 

Senseo

Audacity.

Horoskopi për ditën e sotme, 18 shkurt 2021​



Dashi
Disa informacione pak dëshpëruese mund t’ju vijnë sot nga larg, Kjo ka më pak të ngjarë të bëjë me situatën tuaj të ngushtë ose rrethin e miqve. Ndoshta do t’ju duhet të kryeni disa detyra në komunitetin tuaj, por për disa arsye nuk mundeni. Relaksohuni. Nesër duhet të jetë ditë më e mirë.
Demi
Ju keni qenë duke punuar shumë për të përmirësuar situatën tuaj financiare, Ju mund të jeni në prag të arritjes së asaj që dëshironi, por pengesa të përkohshme mund t’ju dalin përpara. Thjesht duhet të vlerësoni situatën dhe të kuptoni se çfarë të bëni për të kapërcyer këtë pengesë.
Binjakët
Partneri mund të ndihet tepër i dëshpëruar dhe ka nevojë për ju që ta gëzoni atë, Sot shumë ftesa shoqërore mund të vijnë në rrugën tuaj. Ju nuk mund të jeni në humor për të kaluar kohë me miqtë dhe duhet të jeni vetëm për të organizuar mendimet tuaja.
Gaforrja
Sot ju mund të kënaqeni duke disa plane që disa vizitorë të qëndrojnë me ju për një kohë të shkurtër. Shqetësimi për zhvillimet në punë ose punët tuaja të papërfunduara mund t’ju bëjë të ndiheni pak të stresuar. Ju duhet ta shikoni situatën tuaj në mënyrë objektive.
Luani
Një mik mund të jetë duke kaluar disa momente ankthi dhe të ketë nevojë për këshillën tuaj. Mos humbni asnjë kohë duke u zhytur në mendime negative. Vlerësoni atë që duhet të bëni dhe bëjeni atë. Kjo është vetëm një situatë e përkohshme. Do ta kaloni, por varet nga ju sa shpejt.
Virgjeresha
Disa kolegë ose miq mund t;ju vijnë për vizitë dhe ju mund të mos e prisni me padurim. Ndoshta do të shqetësoheni sesi do të shkojë ky takim. A do të bëni një përshtypje të mirë? Relaksohuni. Gjithçka do të shkojë shumë mirë. Mjafton të jeni ai person që ata njohin dhe vlerësojnë prej kohësh.
Peshorja
Sot mund t’ju duhet të ekzekutoni disa detyra, por ato mund të jenë të vështira për një numër arsyesh. Detyrat mund të jenë personale ose të lidhura me biznesin. Komunikimi mund të bllokohet përkohësisht. Mesazhet mund të mos dorëzohen. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa qetësia shpirtërore.
Akrepi
Ju mund të reflektoni për sukseset e fundit në biznes dhe nuk do të ndiheni në nivelin më të mirë. Mos u trembni. Nuk është një vizion i së ardhmes. Eshtë vetëm një ndjenjë e përkohshme. Meditimi mund të ndihmojë. Optimizmi dhe entuziazmi juaj duhet të kthehen.
Shigjetari
Puna që mund t’ju avancojë profesionalisht mund t’ju largojë nga të dashurit dhe të shkaktojë një tension emocional. Ju mund të ndiheni të dëshpëruar sepse preferoni të jeni me të dashurit tuaj, por mendoni se është e rëndësishme të shkoni përpara tani. Mundohuni ta kompensoni atë me pak kohë cilësore.
Bricjapi
Ju po punoni shumë dhe mund të ndiheni të lodhur dhe të dëshpëruar. sa e rëndësishme është për ju që të realizoni një projekt? Nëse nuk është jetike, bëj sa më shumë që të mundeni pa rrezikuar mirëqenien tuaj. Bëni pjesën tjetër nesër.
Ujori
Dikush, ndoshta një person i përfshirë me një grup ku jeni, mund t’ju kërkojë të ndihmoni në një farë mënyre sot. Ju ndoshta nuk doni ta bëni. Ndoshta sepse keni plane të tjera. Mos kini frikë të thoni jo. Energjia juaj krijuese duhet të jetë e lartë, por përgjegjësitë e tjera ndërhyjnë në realizimin e tyre për momentin.
Peshqit
Zhvillimet e karrierës mund të duken premtuese tani dhe ju mund të nxitoni të përfundoni gjithçka që duhet bërë. Për disa arsye, mund t’ju duhet të qëndroni në shtëpi. Sa i përket aspektit sentimental do të ndiheni mirë me veten.

Balkanweb
 
Top