Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë (

legjenda

Tetova
Në një nga daljet tij të fundit para Byrose Politike te Partise se Punes, ish diktatori komunistEnver Hoxha ka folur edhe për rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë nga Serbia, Bullgaria e Bashkimi Sovjetik.

Në rast sulmi ndaj Shqipërisë, ai shpresonte se shqiptaret e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit, Llapit, Plaves, Prishtinës etj do te ngriheshin ne kembe.

"Ne u themi serbomëdhenjëve, miqve te fshehtë dhe të sigurte të rusëve, se dy rrugë kanë revizionistët ruso-bullgarë që të sulmojnë Shqipërinë për të dalë në pjesën e Adriatikut tonë. Njëra është rruga e Vardarit dhe e Kosovës dhe tjetra Kanali i Otrantos. Në rastin e parë, pa më të voglin dyshim, gjithë populli shqiptar që jeton në Kosovë dhe viset tjera të Jugosllavisë, që nga Shkupi e Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari, nga Llapi, Plava e Gucia do të ngrihen në këmbë që t’i presin agresorët me grusht", ka thene nder te tjera diktatori komunist.
 

cent

...Lontano
Titulli: Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë

Ky burr vdiq (Enver Hoxha) dhe qe nga ajo dite vdiqen dhe BURRAT qe ngrihen ne kembe kur i cenohet shteti i tyre, qytetaret e tyre, te drejtat e tyre....
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë

Po dhe u pat ngrit ne kembe kur ishte koha papapa ase ky kur ishte ne kohen; e tij ase tjert pas tyre besa.
 

WxP

Hidrauliku
Titulli: Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë

Video flet qarte cohu enver luftojm isis-in
 

London

carpe diem
Titulli: Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë

Lol wxp jan shum duhet pune lol
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë

Video flet qarte cohu enver luftojm isis-in

mendohu dy here...o do e luftonte ose do e miqesonte....
 
Top