• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hurmat e Arabisë, vetitë fantastike që kanë për uljen e kolesterolit

Hera

Antarë i Respektuar
[h=1]Hurmat e Arabisë, vetitë fantastike që kanë për uljen e kolesterolit[/h]

Hurmat e Arabisë janë ndër frutat e thata më të mira për shëndetin e njeriut. Ato janë të pasura me fibër, e cila na mban të ngopur për gjatë dhe ndihmon në uljen e kolesterolit.

Fibra që gjendet tek këto fruta të thata ndërlidhet me kolesterolin dhe pengon përthithjen e tij në gjak. Hurmat e Arabisë janë gjithashtu shumë të pasura me antioksidantë siç janë: beta karoteni, zeaksanthina dhe luteina. Këto substanca parandalojnë sintetizimin e molekulave yndyrore në enët e gjakut dhe depozitimin e tyre të dëmshëm.

Për më tepër, një studim i kohëve të fundit zbuloi se antioksidantët e hurmave të arabisë kanë një aftësi shumë të fuqishme për uljen e kolesterolit por edhe shmangien e atersokleroës. Por ulja e kolesterolit nuk është përfitimi më i madh që ofrojnë këto fruta të thata.

Përfitimet bujare të hurmave Të Arabisë

Hurmat janë të pasura me kalium i cili jo vetëm parandalon diarenë por edhe përmirëson mikrobiomën. Falë përmirësimit të tretjes, hurmat e arabisë parandalojnë konstipacionin.

Mjafton të mbani disa fruta të thata në një enë me ujë dhe ta pini lëngun në mëngjes. Përpos kësaj, hurmat e arabisë janë të mira edhe për rënien nga pesha, për sa kohë i konsumoni në doza të vogla.

Hurmat e Arabisë janë të pasura shumë me hekur.

Kjo i bën ato të rëndësishme pr shëndetin e fëmijëve, grave shtatzënë dhe të gjithë ata të prekur apo të rrezikuar nga anemia.

Në 100 gramë fruta të thatë do të merrni 11 përqind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit.

Le të mos harrojmë se hekuri është thelbësor për oksigjenin në gjak, ndaj mos i nënvlerësoni hurmat e arabisë.

Këto fruta duhet t’i doni shumë sepse janë të pasura me minerale si magnezi dhe kaliumi.

Këto minerale mbajnë tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme, ushqejnë sistemin nervor dhe mbrojnë zemrën.

Mjaftojnë 100 gramë hurma arabie në ditë dhe të ndiheni e të jeni të shëndetshëm.
 
Top