Huti që ndërron formën mahniti shikuesit

E3

Anëtar i Nderuar
Filmi i shfaqur në një televizion japonez si pjesë e emisionit argëtues për fëmijë demonstron dy mënyra të mbrojtjes që huti afrikan mund t’i përdorë varësisht prej madhësisë së armikut. Huti me sy të mëdhenj quhet Popo, ndërsa është i madh rreth 30 centimetra.
Ajo që njerëzit nuk e dinë është se huti për hutin është armik si dhe ata hanë njëri tjetrin. Disa huta kanë zhvilluar aftësi të jashtëzakonshëm për t’i shpëtuar konfliktit. Kështu huti afrikan në takim me një hut tjetër më të madh se ai ka aftësi të fryhet dhe të hapë krahët për tu dukur më i madh sesa që është në realitet. Qëllim i një sjellje të tillë është t’i frikësojë armiqtë dhe të dëshmojë se kush është “bosi”.
f.0614114421232_m.jpg

Por i njëjti hut në takim me një kukuvajkë më të madh dëshmoi një lloj tjetër të transformimit. Huti afrikan Popo në ballafaqim me kukuvajkën dyfish më të madhe se ai transformohet si degë e lisit dhe kështu mashtroi grabitqarin i cili nuk mundi ta shijojë për darkë.

Nëse shikoni videon me kujdes do ta shihni se Popo mbyll sytë e tij me lara dhe nuk lejon që qyqja t’ia sheh barkun, por asaj ia tregon vetëm pendlat, në bazë të të cilave duket sikur të ishte degë e lisit. Kjo video u publikua në YouTube dhe deri më tash është parë nga më shumë se një milion e gjysmë njerëz. /Telegrafi/
 
Redaktimi i fundit:
Top