I/e lodhur?

"E/i lodhur?!"

E lodhur nga kjo jetë mbytëse?
Nga puthjet e përqafimet plot ndjenja boshe?
Nga buzëqeshjet e shtirura
premtime që bëhen hi?
Prej dijes që shitet cepave nga padituria,
Nga arroganca e mbështjellë me modesti,
Nga xhelozia e smira që të fërkojnë supin për të të dhënë forcë?
E lodhur?!
Nga sakrificat e bëra për ata që nuk e njohin atë.
Nga shoqëritë e rreme pa sinqeritet?
Nga shumëkush teksa të diktojnë
të flisni vetëm atë çfarë të tjerët duan të dëgjojnë.
Të heshtni atëherë ku më së shumti duhet të gërthasësh.
Nga fytyrat e shumta mbi një trup të vetëm,
Nga fasadat pa ndjesi shpirti
Nga padrejtësia që klith për drejtësi,
Nga zhurma që ulëret më shumë se heshtja
E lodhur?!...
Çdo gjë më lart është asgjë,
kënaqësi që shkojnë e vijnë
herë pas here përkohësisht.
Lodhja,
shpesh është përkujtim,
trupi do vdesë një ditë,
për tu kthyer tek Krijuesi i Tij.
Shpirti!
shpirti s'duhet të lodhet kurrë.
S'duhet të harrojë qëllimin e tij.
Atë të njohjes së Krijuesit!
~
SmartSelect_20220401-191424_Instagram.jpg
 
Eh,perball gjithe kesaj,ka nje rruge.Ajo eshte rruga drejt vetvetes!
Ne momentin qe zbulojme thellsine tone,perjashton spontanisht cektesine e botes.
 
E lodhur vetem nga puna kur punoj mbi 10ore
Nga njerzit jo me. Thjesht nuk ja lejoj vetes me te stresohem te merzitem deri ne lodhje shpirti per askend. Thjesht jam mire e do jem me mire ne cdo dite te jetes time 🤲🤲🤲
 
Perderisa nuk degjova asnje nga zilet qe kisha van qe te haja dark pasi te veja ne gjum cunin, them se jam goxha e lodhur loooool
 
Top