Ibra-Rebic “masakrojnë” Crotonen, Milan kthehet në kryesim

ibra-1100x620.jpg

Milan rimori kryesimin e Serisë A, pasi mundi me rezultatin e thellë 4-0 Crotonen.

Dy gola të Zlatan Ibrahimovic (501 në karrierë me klube) dhe dy të tjerë nga Ante Rebic i dhanë 3 pikët kuqezinjve, të cilët tashmë e shohin veten sërish dy pikë përpara Interit.

“E rëndësishme është që të vazhdoj të ndihmoj ekipin sa më mirë të mundem. 500 golat në karrierë nënkuptojnë se kam tundur disa rrjeta. Puna ime është që të bëj gola dhe të krijoj raste për gol”, tha Ibra në pushim të ndeshjes.

A2news.com
 
Top