Ibrahimoviç i jashtëzakonshëm, i shënon 4 gola Anglisë

cent

...Lontano
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar plot katër gola ndaj Anglisë, në ndeshjen jubilare të 100-të për kapitenin e Anglisë, Steven Gerrard.

Suedia e filloi më mirë takimin. Ishte Ibrahimovic (20’), ai që hapi serinë e golave duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.
2z73a7d.jpg
Sidoqoftë, kjo nuk u pëlqeu nga Danny Welbeckut (35’) dhe Caulkerit (38’) të cilët shënuan dy gola të shpejtë për t’i dhënë Anglisë epërsinë pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë trajnerët bënë disa zëvendësime. Sidoqoftë, kjo nuk kishte rëndësi fare për Zlatan Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic (77’) realizoi një gol me asistim të Senvesson për 2-2, teksa në minutën e 84 e kaloi në epërsi Suedinë. Për t’ua bërë totalisht bajat futbollin anglezëve dhe për t’i thënë Gerrardit se duhet t’i ndjekë këshillat e tij, ishte Ibracadabra ai që realizoi për 4-2 në minutën e fundit të takimit. Goli i fundit ishte spektakolar, e la ne hije golin nga gjuajtja e lire. Gërshëra nga 35 metra është e pa përsëritshme. Unike. E jashtëzakonshme.

Kjo ndeshje miqësore edhe njëherë tregoi se Anglia ka probleme serioze dhe se Ibrahimovic nuk po tregon shenja se do të ndalet ndonjëherë.

/a.k
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ibrahimoviç i jashtëzakonshëm, i shënon 4 gola Anglisë

Kete golin e fundit booooooooo..spetakel fare ishte...me i bukuri ne kampionatet qe kam pare :D

Me pelqen futbolli vertet....sjam tifoze shume, por kur luan Interi bej tifo per te :p...
dhe kur shoh nje ndeshje zgjedh direkt nje skuader ne ato momente e bej tifo...:D
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ibrahimoviç i jashtëzakonshëm, i shënon 4 gola Anglisë

Une nuk e pelqej shume Ibren, dhe mbreme shikoje ndeshjen Shqiperi - Cameroon...keshtu qe nuk e kam pare golin e Ibres. pavaresish se nuk e pelqej, mund te them se eshte nje nder futbollistet me te mire ne bote.
 
Top