• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ibrahimovic: Jam pjesë e skuadrës magjike

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mosha
37
Vendndodhja
ne ajer
Zlatan Ibrahimovic, i fundit në listën e blerjeve të Barcelonës, edhe pse nuk është integruar plotësisht në mekanizmat e skuadrës katalanase, ndihet krenar që është pjesë e një grupi të tillë.

Ai do udhëtojë sërish drejt Milanos ashtu si në fazëm e grupeve, por tashmë Interi nuk është vecse një pjesë e së shkaurës. “Kjo skuadër po shkruan historinë dhe jam shumë i kënaqur që bëj pjesë në të. Askush nuk ka bërë më parë dicka të tillë. Unë erdha në gjysmën e rrugës por jam shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi. Nëse do vazhdojmë të jemi të motivuar mund të shkojmë shumë larg”, thekson shtatlarti suedez që mungoi në ndeshjen e së martës ndaj Arsenalit.


“Bota po shikon magjinë e Barcelonës dhe mua nuk më pëlqen të humbas, pasi dua të shkojmë larg. Ky është mentaliteti i klubit dhe në futbollin e sotëm faktori mendor është 50 % i rëndësishëm”, shton Ibra. Në vijim ai flet edhe për marrëdhënien e shkëlqyer me trajnerin Guardiola. “Me flet shume qartë dhe direkt. Flet hapur dhe kjo është një gjë e rëndësishme për lojtarët. Cdokush e ka të qartë se cfarë duhet të bëjë”, pohon shtatlarti i sulmit katalanas.

Në fund ai nuk lë pa komentuar as rikthimin në fushën e Interit. “Janë dy skuadra shumë të ndryshme. Këtu duhet ta mbash më shumë topin edhe pse Mourinho na kërkonte të stërviteshim më shumë me top. Në Itali kur shënon një gol të duket i mjaftueshëm, ndërsa tek Barca duhet të shënosh sa më shumë dhe të luash një futboll të bukur. Prandaj vendosa të vij këtu”, përfundon Zlatan Ibrahimovic.

tch
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Presheve
Titulli: Ibrahimovic: Jam pjesë e skuadrës magjike

Ibrahimovic eshte pjese e epiqendres se futbollit per momentin. Edhe pse nuk po kalon formen e tij me te mire, ky erdhi ne moment te duhur aty ku po shenohet historia. Aty ky jashta cirkut, jashta filmave, me sy te hapur po shihet dhe shijohet magjia.
 
Titulli: Ibrahimovic: Jam pjesë e skuadrës magjike

Ibrahimovic eshte nje lojtar me plot cudira, porse ka nje temperament qe ben te mos e duan. Per mendimin tim eshte njeri impulsiv...
 

Dori

Anëtar Aktiv
Mosha
30
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Ibrahimovic: Jam pjesë e skuadrës magjike

barcelona eshte vertet 1 ekip magjik :) dhe ibra eshte lojtar fantastik :)
 
Top