ikja e kohes

..tash qe koha rrjedh ne ikje, ditet po na largojne krejte ngadale , pa rrebeshe fjalesh,tash qe duart e mbushura me kujtime shperndahen neper ajrin bosh te shpirtit,tash, mundemi me qene te lire nga njeri-tjetri.
E di ate lirin e nje nate te qete me yje ne bregdet,apo te nje pikniku ku nata te kap ne mal,dhe ti pret lindjen e diellit te hershem, zogjte te thone miremengjes,, , gjethet fershellejne... dizenjojne abstraksione jeshilleku ,njelloj si ndjenjat tona.
Eshte aq e paqte , mbushur me jete ....tek vallzimi i natyres te ben shoqeri....e ne jemi te lire,,,te larget si nata qe kurre se zene diten...
Tash mund t"jemi krejte te lire,krejte te shkujdesur ne hapat qe po na largojne , ne nje abstraksion kohe shuhen.
Largohemi nga e djeshmja,largohemi nga nje mik,lagrohemi nga nje kujtim,largohemi edhe nga vuajtjet...por leme pas dhe caste lumturie...
Shpesh mendoj qe cikli jone jetesor eshte largimi,largohemi nga cdo gje.
Ne fund vete jeta na largon ,me nje lot qe rreshket butesisht nga shpirti ne faqet tona te brishta.
Tash mundemi me qene ma larg se asnjehere,por dhe me afer se asnjehere,mjaftone te ndalosh nje dite,nje cast dhe ta dashurosh sic ne dashuronim dikur momentet tona.
Tash jena te lire,.....
Te lire pa njeri-tjetrin,pa kujtime...
Por asgje per trishtim,duke ikur gjithmone formojme nje "lindje te re "...lufte apo paqje pak rendesi ka.
Me rendesi te rilind cikli ne vazhdimesi.....
dhe ky eshte kushti i jetes njerzore.
Ky ishte dhe kushti i jone...
Athine; E paskam shkruar ne 2016. :)) Rrofte FB.qe na kujton kujtimet nder vite.

6df82098455400e67333a3751dab345f.jpg
 

Endrra

VIP
Sikur skemi egzistuar kurre as koha aa njerezit.... pranojm ikjet e njerzve tane a thu se skane jetu kurre... e vazhdojme jeten me nje dere te mbyllur qe eshte e mekur po ta hapesh.
Mua me fusin friken mekjet... jane momente apo gjendje pa emocjone.. pa trishtim e buzeqrshje...
Ndaj i mbyll kto dyer se sikur me marrin frymen . Si nje vrime e zeze qe te thith energji e sdi ne cka te transformon .

Shume cka lexova aty tek kto rreshta... e bukur per te mos fut ne mendime.. teper sinjifikante!
 
Top