Ilir Meta, prova gjenerale për të hyrë në selinë e PD-së

1615711936506.png

Meta sot dha një spektakël force e çakërdisjeje, ku vetëm pas dy orësh aty mbërriti Lulzim Basha, i cili e ndjeu se më shumë se një lojë për të larguar Sali Shehun nga një kat i zyrave të vjetra të PD-së, luhej një skenar ku Ilir Meta bënte prova për të marrë PD-në. Siç e ka thënë!

Kush e mban mend, ai sallon ku Ilir Meta i çakërdisur shtynte policët e Lali Erit ka qenë deri pak vjet më parë, “territori i shenjtë” i Sali Berishës.
Selia simbol i Partisë Demokratike, ku janë zhvilluar edhe përplasjet më të mëdha politike, nga më dramatiket.
Pikërisht në atë vend, 20 vjet më parë, me urdhrin e Ilir Metës u arrestua lideri i opozitës i asaj kohe Sali Berisha.
Një seli që ka shërbyer nga viti 1992 deri 2013, si selia historike e Partisë Demokratike, por që Edi Rama ja dha në 2015-n Bamir Topit, me shpresën se ky i fundit do të rikthente sadopak nën simbolin e vjetër njerëzit e PD-së së vjetër. Por nuk ndodhi.



Megjithatë Bamir Topi, mori ofiqe, vende pune, e mjaft favore të tjera nga koalicioni me Partinë Socialiste. Një javë më parë Sali Shehu, numri dy i FRD-së firmosi hyrjen në koalicionin me Partinë Demokratike. Bamir Topi, në kundërshtim të saj dha dorëheqje, e pas tij thuajse gjithë dega e Tiranës që janë të punësuarit e Lali Erit.
Heqja e selisë për FRD-në pritej, dhe natyrisht këtë e prisnin edhe krerët e opozitës dhe Ilir Meta, i cili mbërriti sot i pari, madje bashkë me të birin dhe skifterët e tij për tu përleshur me policët para kamerave që të tregohen si “luanët” kundër regjimit të Edi Ramës.

Meta sot dha një spektakël force e çakërdisjeje, ku vetëm pas dy orësh aty mbërriti Lulzim Basha, i cili e ndjeu se më shumë se një lojë për të larguar Sali Shehun nga një kat i zyrave të vjetra të PD-së, luhej një skenar ku Ilir Meta bënte prova për të marrë PD-në. Siç e ka thënë.

Ndaj Lulzim Basha shkoi më pas në zyrat e FRD-së si i fortë, duke grisur një shkresë që thuhet se ishte e bashkisë, por që nuk mbante as firmë as numër protokolli.
Pasi e gjitha ishte një lojë, ku Edi Rama, siç deri tani kërkon të kurdisë në këtë fushatë, që ta orientojë në një drejtim të caktuar, ku opozita të jetë në një pozicion mbrojtës. Të mbrojë zyrat? Po pse opozita janë zyrat e Sali Shehut, njeriut që ka dhunuar qytetarët kur ka drejtuar policinë në Shkodër e Tiranë. Pse opozita janë selitë, e jo programet, ideja e vizioni për të paraqitur një alternativë?
Lulzim Basha, realisht ra në grackën e Edi Ramës, por edhe të Ilir Metës, që i kujtoi se ai është aty për të mos e lënë të qetë pas zgjedhjeve. Siç ja kujtoi edhe mbrëmë nëse bën koalicion me Edi Ramën. Madje jo vetëm koalicion, por edhe akord parlamentar, institucional për kreun e Parlamentit, siç parashikohet, për Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë, ç’ka pritet të ndërhyjnë edhe amerikanët.
Ilir Meta, sot ka dhënë një mesazh se ku do të strehohet pas 25 prillit, nuk ka asnjë dyshim, por jo te zyrat e Bamirit e Sali Shehut, por tek ish-dhoma e pritjes e i poshter Ballukut te Shqupi… / Pamfleti
 
Nje skenar që vetem film mund të bëhet
Mendoj që pas zgjedhjeve opozita do jetë edhe më e percare nqs humb zgjedhjet.
Iliri mundet të shndërrohet në një faktor opozitar te fuqishëm. Por qe te ver kembe ne PD qofte edhe de jure, siç është Sali Berisha sot kryetari i saj kjo s'ka gjasa.
Nje skenar me i besueshëm është qe te vije serish Berisha ne krye.
Por s'di te parashikoj nese kjo levizje do ta dobësonte e ta tkurrte deri ne shperberje PD, apo ta ringrinte.
Por sidoqoftë pozitat e LSI me ardhjen e Metes do forcohen.

P.S gjithnjë nqs drejtësia i jep një "amnisti" te gjithve për hir të stabilitetit... Gje qe do ta zgjaste tranzicionin te paktën edhe një dekadë ne rastin me të mirë...
 
Top