Indi, gati tuneli më i lartë në botë, 9,2 km në 3000 metra lartësi

Hera

Banned
Indi, gati tuneli më i lartë në botë, 9,2 km në 3000 metra lartësi

Rohtang-Tunnel-5.jpg
lg.php

India po përgatitet të inaugurojë Atal Tunel, galerinë rrugore më të lartë në botë, në lartësinë 3000 metra. Tuneli kalon nën qafën Himalajeve, në Pir Panjal, përgjatë autostradës që lidh Manali, në Uttar Pradesh në Leh, kryeqyteti i Ladakh. Vepra, e njoftuar nga mediat indiane, do të inaugurohet nga Narendra Modi brenda fundit të muajit, sapo të mbarojnë verifikimet e fundit teknike.
  • Rohtang-Tunnel-5.jpg
  • 20200916-wsfl20200916151as.jpg

Tuneli i gjatë, 9,2 km, do të reduktojë së tepërmi distancën mes dy qyteteve prej 46 kilometra, duke bërë të kursehen katër orë udhëtim në vetëm 10 minuta. Vepra që ka marrë titullin në nder të Atal Bihari Vajpayee, ish kryeministri që ka humbur jetën së fundmi, është një xhevahir i inxhinierisë. Punët për ndërtimin e këtij tuneli kanë nisur 10 vjet më parë, por kanë kërkuar katër vite më shumë, nga gjashtë të parashikuarat për tu përfunduar.

lg.php
Kjo për shkak sepse temperaturat në këtë zonë kanë bërë të mundur zhvillimin e punimeve vetëm nga muaji prill deri në shtator. Ekspertët e gjeopolitikës që kanë parë tunelin, që ndodhet shumë pranë linjës së parë dhe të përbashkët me Kinës, thonë se do të lehtësojë spostimet e ushtarëve dhe të autokolonave të tyre.
lg.php

lg.php
Harpal Singh, përgjegjës i Border Road Organization, bën me dije që India ka kompletuar në katër vitet e fundit pothuajse të gjitha rrugët e kufirit dhe ka përforcuar pjesën më të madhe të urave himalajane për të bërë të mundur kalimin e mjeteve edhe shumë të rënda.


lg.php

(da.xha/BalkanWeb)​

 
Top