Inter dhe Juventus sërish përballë, gati akti i parë gjysmëfinal në Kupën e Italisë

inter-juve-1100x620.jpgLuhet sot në mbrëmje akti i parë gjysmëfinal mes Inter dhe Juventus. Kjo fazë e Kupës së Italisë, ndryshe nga të tjerat, do të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa do të merret parasysh rezultati i përgjithshëm i 180 minutave.

Në San Siro, zikaltërit do të presin “Zonjën e Vjetër” sikurse bënë në sfidën e kampionatit, të cilën e fituan 2-0, por këtë herë, Inter duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor, Romelu Lukaku, dhe mbrojtësin Aschraf Hakimi, prej kartonave.

Më ndryshe situata në kampin e torinezëve, të cilët kanë rigjetur grupin e plotë të lojtarëve, me përjashtim të Paulo Dybala, i cili është në ditët e fundit të rekuperimit.

Derbi i Italisë në Kupë nis prej orës 20:45.

A2news.com
 
Te fitosh ndeshjen pa bere as nje gjys gjuajtje ne gol..

Pavaresisht rezultatit, Juvja mbreme dukej si Ascoli.. Dy gola te dhuruar nga Interi dhe nje pjese te dyte ku mezi kaloi gjysmefushen nja dy here..

Do jete interesante ndeshja kthyese
 
Unë jom Milanist por përveç lojes ajo penalltia për Juven i her...
O punto nero o punto nero lool
 
Penalltia edhe mund te behej, pavaresisht se krosimi i Bernardeskit shkonte drejt Anello 5 te laraskat..

Gjithsesi, te ishte per mua, Kuadrados s'do i jepja penallti edhe sikur ti thynin te dy kembet ne 16-çe..lojtar vk dhe antisportiv
 
Penalltia edhe mund te behej, pavaresisht se krosimi i Bernardeskit shkonte drejt Anello 5 te laraskat..

Gjithsesi, te ishte per mua, Kuadrados s'do i jepja penallti edhe sikur ti thynin te dy kembet ne 16-çe..lojtar vk dhe antisportiv
Pa luken interi sban hajer
 
Penalltia edhe mund te behej, pavaresisht se krosimi i Bernardeskit shkonte drejt Anello 5 te laraskat..

Gjithsesi, te ishte per mua, Kuadrados s'do i jepja penallti edhe sikur ti thynin te dy kembet ne 16-çe..lojtar vk dhe antisportiv
Tashi po ta zbatonte rregulloren pik për pik minimumi aty ishin tre te kuqe dje.
Per kte esht arbitri që ti pergjigjet nivelit të sfidës, Ajo penallti ishte turp.
Jo vetëm kuadrado,
Prandaj mu ka shpif cik futbolli kohet e fundit jo var jo *ar, po nejse thuj.
 
Se kuptoj ca kishte kaq te turpshme ke penalltia juves mbreme kur te gjitha moviolat mbas ndeshjes e konfirmuan si penallti.
 
Asgje te turpshme pervec qe Kuadrado thyu ligjet e fizikes duke u hedhur ne anen e kundert nga c'duhej.

Gjithsesi aty u tregu i lodhur Young.. Kuadrado beri punen
 
Ska si te ndodh ndryshe, gjithmone kur Interi humb e ka fajin arbitri. Cdo moviole e cdo gazete dhe Tv italian thote penallti 100%.
Pa Lukakun nuk vleni asgje si ekip sepse ke ai keni bazu gjithe lojen e jo me kot 3 ndeshje keni lujt pa te e asnje se keni fitu.
 

Juventus dhe Inter në aktin e dytë për finalen e Kupës​

JUVE INTER PER FINALEN E KUPES.duplicate frame 495 1100x620



Juventus përballë Interit. Për të tretën herë në harkun e 3 javëve, por me ndeshjen që këtë herë luhet në shtëpinë e bardhezinjve. Dy rivalët historikë të kampionatit italian përplasen sërish, këtë herë për të vendosur se cila do të jetë skuadra që do të shkojë në finale.
Ndërsa në kampionat të dy skuadrat i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë, javë pas jave, në aktin e dytë gjysmëfinal, Zonja e Vjetër është e favorizuar prej fitores 2-1 në 90 minutat e luajtura në “San Siro”, nën shenjën e Cristiano Ronaldos.
Fitorja në Torino e Inter mungon prej vitit 2013, megjithatë referuar ballafaqimeve të fundit, skuadra e Conte vjen këtë herë në formë më optimale. Fitore në fundjavë ndaj Fiorentinës, dhe grupi i lojtarëve që plotësohet me rikthimin e Lukakut dhe Hakimit që munguan prej kartonave në ndeshjen e parë. Optimizimi do të ishte i plotë për Antonio Conten nëse nuk do të mungonin këtë herë Sanchez dhe Vidal, edhe ata për të njëjtën arsye nga gjysmëfinalja e parë.
Pirlo në kampin tjetër konfirmon Buffon në portë, Cuadrado që pushoi në ndeshjen ndaj Romës dhe Bentacour që lë pas skualifikimin në kampionat. Lajmi i mirë është stërvitja e plotë dhe me grupin e Paolo Dybala që ka hedhur pas dëmtimin dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit.

A2news.com
 
Top