INTER MADHËSHTOR! Konte “leksione” Pirlos, zikatërit thyejnë kampionët e Juves pas… 5 vitesh

Interi mposht Juventusin pas plot 5 vitesh! Zikaltërit e Antonio Kontes arritën të triumfonin në derbin e Italisë, me rezultatin 2-0, duke bindur në të dy fragmentet e lojës.
Barela-Inter.jpg

Një ish si Arturo Vidal, hapi serinë e golave në minutën e 12-të të sfidës. Kiliani goditi saktë me kokë, pas asistit fantastik nga Barela. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve, ndërkohë që në pjesën e dytë, ishte vetë Barela, ai që vulosi triumfin, me golin e realizuar në minutën e 52-të.



Inter-Vidal.jpg

Me ketë fitore, Interi është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, po aq sa kryesuesit e Milanit, që do të përballen ditën e hënë në transfertë ndaj Kaljarit. Ndërkohë në krahun tjetër, humbja e sotme, bën që diferenca mes Juves dhe Interit të thellohet në plot 7 pikë. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, duke shumë larg shkëlqimit të sezoneve të fundit.

FT: INTER-JUVENTUS 2-0

Vidal 13′, Barela 52′

 
Madheshtor???
Ec mo....
Mua me shume mu duk Juvja dobet se sa Interi madheshtor
Ishte mir interi se i kishte gjithe lojtaret ne dispozicion . Jo si milani qe kishte 7 mungesa dhe doli ne konference pirlo duke then qe i bem leksion milanit

E meritoi interi fitoren dhe mu be qejfi !
 
Top