Inter-Milan, një derbi që vlen më tepër se Kupa

Cila skuandet mendoni qe do fitoje ndeshjen e kupes ?

  • Inter

    Votat: 3 75.0%
  • Milan

    Votat: 1 25.0%

  • Totali i votuesve
    4
inter-1100x620.jpgPas goditjes së madhe të vitit, humbjes së pësuar me Atalantën, Milani do të rikthehet në fushën e lojës, në një sfidë ku nevojitet reagim. Kuqezinjtë duhet të ringrihen pas disfatës së parë në 38 javë të kampionatit, edhe sepse këtë të martë luhet derbi përballë Interit.

Dueli i drejtpërdrejtë është i vlefshëm për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Nëse fituesi nuk zgjidhet brenda kohës së rregullt, ndeshja do të vazhdojë me shtesa dhe penallti. Milani do të mbështetet te Zlatan Ibrahimovic, me yllin e sulmit që kërkon golin numër 500 në karrierë, për të cilin i nevojitet të shënojë dy herë.

Arsyet përse “Djalli” do të kërkojë fitoren janë të shumta. Nga mundësia për të fituar Kupën, te kënaqësia e mposhtjes së rivalëve të mëdhenj të qytetit. Por, ky duel shërben edhe si një test për dy skuadrat që rivalizojnë për kreun, me Milanin që mbetet në vendin e parë të Serie A dhe Interi që nuk e shfrytëzoi mundësinë për ti barazuar me pikë.

Triumfi në derbi do t’i jepte skuadrave një shtysë të rëndësishme në aspektin psikologjik, për t’u ndjerë superiorë përballë rivalëve, në garën ku çdo pikë duket e rëndësishme. Interi e kërkon suksesin edhe si formë hakmarrje përhumbjen e pësuar gjatë tetorit të kaluar. Sfida më kuqezinjtë do të shërbente për të rinisur marshimin pas barazimit me Udinezen dhe polemikave me arbitrit. Ky në Kupë është testi për derbin e kampionatit më 21 shkurt.

A2news.com
 
Xhelozi

Staf në FV.AL

Top