Inter, një “tren” që nuk ndalet, Sanchez rigjen golin

48454af2705cf39d95011600bce9463do2-1100x620.jpg

A2 CNN Affiliate Logo


A2 LIVE





Inter, një “tren” që nuk ndalet, Sanchez rigjen golin​

Publikuar më: 16:54 • 28 Shkurt 2021


48454af2705cf39d95011600bce9463do2 1100x620



Inter ka marrë një tjetër fitore me shumë rëndësi për synimin e tij për të fituar titullin kampion në Itali këtë sezon.
Djemtë e Conte kanë marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Genoa, në një ndeshje që foli totalisht për ta.
Pa u mbushur minuta e parë e takimit, Lukaku kaloi të tijët në avantazh, për të treguar edhe njëherë se është ai lideri i absolut i ekipit. Genoa tentoi të reagojë, por me forca të dobëta, përballë një rivali totalisht të motivuar.
Në minutën e 70 Darmian dyfishon rezultatin falë një pasimi perfekt të Lukakut. Është sërish belgu që përfshihet në golin e tretë për ekipin zikaltër, por që topi u shty në rrjetë nga Sanchez.
Tashmë Interi po rrit marshin në drejtim të titullit kampion të Seria A duke përfituar dhe nga barazimi i Juventusit mbrëmjen e djeshme, i cili duket pothuajse i dorëzuar për këtë mision.

A2NEWS.COM
 
Me shume se Interi tren me duket se eshte Lukaku traktor😁

PS-Edhe pse per ne interistet ka vetem nje TRAKTOR , legjenda jone Javier👍
 
Top