Ish-kreu i CDC-së amerikane rihap debatin: Pse Koronavirusi ka origjinën nga një laborator

9e9-29f1ce0e-e550-4177-bcaa-979b7bb83e46-850x450-1.jpg

Ish-drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield, tha se beson se Covid-19 është zbuluar shumë më herët nga laboratori në Wuhan të Kinës.

Ai tha në një intervistë për CNN se ky virus mund të ketë qarkulluar që në shtator të vitit 2019. Kjo është hera e parë që njeriu, i cili ka drejtuar agjencinë më të rëndësishme të sëmundjeve në SHBA, pranon se virusi doli nga laboratori.
“Njerëzit e tjerë nuk e besojnë këtë. Në rregull. Shkenca do arrijë në një përfundim gjithsesi,” tha ai.
“Nuk është e pazakontë që patogjenët respiratorë të infektojnë punonjësit e laboratorit. Nuk po them se është e qëllimshme. Por unë jam virolog, e kam kaluar gjithë jetën në virologji”, është shprehur ai.

Redfield ka thënë ndër të tjera se nuk ka asnjë kuptim në sensin biologjik që virusi të ketë kaluar kaq shpejt nga lakuriqi te njeriu.
“Nuk besoj se ky virus erdhi nga lakuriqi te njeriu, dhe në momentin që virusi erdhi te njeriu, u bë një prej viruseve më infektues që ka njohur njerëzimi”, tha ai.
“Normalisht, kur një patogjen kalon te njeriu, duhet një kohë për të kuptuar se si të bëhet sa më shumë efecient”, tha Redfield.
Shkencëtarë të ndryshëm kanë hedhur vazhdimisht tezën se virusi ka dalë nga laboratori, por kjo teori është hedhur poshtë me forcë nga Kina. Opinioni i tij përkon me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, siç është ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili kohët e fundit tha se kishte “një sasi të konsiderueshme provash” që virusi e kishte origjinën nga laboratori, por nuk dha prova.

Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili shërbeu në administratën Trump dhe tani në administratën e Joe Biden, tha se shumica e zyrtarëve të shëndetit publik nuk ishin dakord me “teorinë laboratorike kineze” kur u pyetën në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë mbi deklaratat e Redfield.

Mbi origjinën e virusit një ekip i OBSH-së kreu një hetim në Wuhan dhe së shpejti pritet të publikohet raporti mbi gjetjet e kryera.

/BM
 

Attachments

  • 9e9-29f1ce0e-e550-4177-bcaa-979b7bb83e46-850x450-1.jpg
    9e9-29f1ce0e-e550-4177-bcaa-979b7bb83e46-850x450-1.jpg
    61.7 KB · Shikime: 0
  • 9e9-29f1ce0e-e550-4177-bcaa-979b7bb83e46-850x450-1.jpg
    9e9-29f1ce0e-e550-4177-bcaa-979b7bb83e46-850x450-1.jpg
    61.7 KB · Shikime: 0
Top