Ish-kryeministri suedez: Nëse aktakuza konfirmohet, Hashim Thaçi mund të arrestohet

Ish-kryeministri suedez: Nëse aktakuza konfirmohet, Hashim Thaçi mund të arrestohet
1594648841997.png

Carl Bildt, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë ka deklaruar se nëse aktakuza ndaj Hashim Thaçit konfirmohet, atëherë i presidenti do të arrestohet. Në një prononcim për mediat suedeze, Bildt thotë se kjo ngjarje do të trazojë për një kohë të gjatë politikën në Kosovë.

“Nëse aktakuza konfirmohet, presidentit do të shkojë në Hagë dhe do të përballet me një gjykim të gjatë e të komplikuar ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë problem i madh.

Gjyqi do të zgjasë disa vjet dhe presidenti mund të arrestohet.

Dhe pa dyshim, kjo do të trazojë politikën e Kosovës”,
deklaroi Bildt.

Ashtu si një sërë zyrtarësh të lartë europianë, edhe ai i ka bërë thirrje skenës politike të Kosovës të mos pengojë punën e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, duke kërkuar uljen e presidentit në bankën e të akuzuarve.

Aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë e akuzon presidentin Thaçi, për krime kundër njerëzimi dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë. Sipas ekspertëve kjo do ta vërë presidentin para dy zgjedhjeve: të dorëhiqet dhe të përballet me prokurorët si qytetar i thjeshtë, ose të rrezikojë bashkë me postin e tij edhe imazhin e shtetit të Kosovës.

Ka një argument ligjor sipas të cilit, presidenti Thaçi nuk do të duhej të jepte dorëheqje, sepse ndaj tij ende nuk ka një aktakuzë të vërtetuar. Për më shumë, në bazë të Nenit 91, të Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit mund të shkarkohet në rast së “është dënuar për ndonjë krim të rëndë”. Por, presioni mediatik, moral dhe politik ku gjendet presidenti, mund ta shtynte Thaçin të jepte dorëheqje nga posti i tij.

Ekspertët në Kosovë këmbëngulin se Thaçi do të duhej të bënte një sakrificë për të ruajtur integritetin dhe reputacionin e Republikës së Kosovës, duke dhënë dorëheqjen.

j.l./ dita
 
Last edited by a moderator:
Top