“Ishte dashuri me shikim të parë”

Njihuni me çiftin që feston sot 80-vjetorin e martesës​

cifti-e1612124069564.jpg
Shumë nuk besojnë në dashuri me shikim të parë, por çifti Ron Golightly, 100 vjeç dhe Beryl, 98 vjeçe, ju vërteton të kundërtën.

Ata janë martuar në vitin e largët 1941 në North Yorkshire, ndërsa së fundmi kanë festuar 80-vjetorin e tyre të martesës, duke qenë një nga çiftet më jetëgjatë në Britani.

Ata u takuan në Berlin kur Ron ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa Beryl dy vite më e vogël.

“Sapo e pash, unë e dija se do të martohesha me të. Ishte dashuri me shikim të parë”, është shprehur Beryl për Daily Mail.


Disa ditë më vonë, folëm sërish dhe dolëm për shëtitje. Ishim pak a shumë menjëherë çift. Unë u dashurova me buzëqeshin e tij”, ka thënë Beryl, tashmë në moshën 98-vjeçare.

Sekreti i jetëgjatësisë së martesës së tyre? E ka zbuluar Beryl.

“Është komunikimi. Ne kurrë nuk e lëmë argumentin të zgjasë. Më thuaj një çift që nuk ka pasur probleme, por ne gjithmonë i diskutonim duke i dhënë një zgjidhje.

Ne flasim për problemet dhe mendoj se ky është çelësi. Ne u dashuruam shumë të rinj dhe jemi të dashuruar edhe tani”, rrëfen 98-vjeçarja.

Ata kanë dy vajza, 6 nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.

Lajmifundit.al
 
Top