• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Guest20

Offline✌
Militantët e Shtetit Islamik ISIS kanë kërcënuar se do të kryejnë sulme në Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Europë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që nis në qershor

“Ramazani, muaji i nënshtrimit dhe xhihadit. Bëhuni gati për ta shndërruar këtë muaj në fatkeqësi për jo besimtarët kudo që janë, sidomos për luftëtarët e kalifatit në Europë dhe Amerikë”, thuhet në mesazh.

Mendohet se video është shpërndarë të shtunën në Twitter nga Ebu Muhamed el-Adnani, por vërtetësia e saj nuk mund të verifikohet.

Grupi militant, i cili kërkon të krijojë një kalifat në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, ka paralajmëruar sulme vdekjeprurëse vitin e shkuar ndaj civilëve në Francë, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara.
G/Shqip.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Zoti u ardhte hakut. Kafshe!C'lidhje ka ramazani me vrasje vetem keta kriminel e dine.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Kurban per feste!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Fola per kurban me koka njerzish, jo dashit.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Dhe pastaj thone ISIS ka tbeje me Islamin. Vetem trushplaret mendojne keshtu.
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

PO mire keta syleshet , nga do dine ti ndajne apo seleksionojne , besimtare e jo besimtare?

se ne momentin e badabum, di gje ai se kush eshte besimtar a jo?
apo do dalin besimtaret rrugve me pancarta?

don't shoot me...im on your side lol

Kam pershtypjen se e gjitha kjo do behet ne kuader te Euro-2016 , sesa Ramazanit.
Si perkojne eeee ...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Kush e di Monique, elita ka planet e veta. Si cdo here, viktime jane civilet, te pafajshmit, rezultati i te gjitha ketyre me vone del me ndonje nafte apo nderhyrje ushtarake = rritja e islamofobise
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Kush e di Monique, elita ka planet e veta. Si cdo here, viktime jane civilet, te pafajshmit, rezultati i te gjitha ketyre me vone del me ndonje nafte apo nderhyrje ushtarake = rritja e islamofobise
qendron e kjo, padiskutim qe qendron dhe se shoh aspak si teori konspirative por si teori shume te besueshme.
Sepse ne llogjiken time , nga gjithe kjo i fituar del tjeter kush, vetem nje besimtare JO.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Kur i bie ky muaji i Ramazanit qe te dime mos te bejme plane per ate muaj? :p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Po, po Amerika dhe Mosadi i kan fajet :vetull: bre dalshin fare qafirat :shtriga:
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Kur i bie ky muaji i Ramazanit qe te dime mos te bejme plane per ate muaj? :p
6 qershor !!!!
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Ate pune kan ata , por nuk e besoj te kene me force goditse .
Jan ne fundin e tyre dhe po hane kokat e njeri -tjetrit .
 

Passion

Banned
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Ate pune kan ata , por nuk e besoj te kene me force goditse .
Jan ne fundin e tyre dhe po hane kokat e njeri -tjetrit .
Nqs Mossad e ka skicuar per te goditur,godasin e Pentagonin Amerikan pa pike problemi.

Ato kukulla syleshe analfabete Afganistani e Sirie,nen shoqerine e disa truthareve nga Kosova e Shqiperia ,Mossadi i ka si plasteline per interesat e tyre,ata e fondacione Soros sorollop.

Bejne show me jete te pafajshmish,ku i zgjedhin si protagoniste.

Ndjese per citimin! :)
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Nqs Mossad e ka skicuar per te goditur,godasin e Pentagonin Amerikan pa pike problemi.

Ato kukulla syleshe analfabete Afganistani e Sirie,nen shoqerine e disa truthareve nga Kosova e Shqiperia ,Mossadi i ka si plasteline per interesat e tyre,ata e fondacione Soros sorollop.

Bejne show me jete te pafajshmish,ku i zgjedhin si protagoniste.

Ndjese per citimin! :)
Ska gje per citimin , perkundrazi , me pelqen debati .
Nuk besoj tek hipoteza te tilla , pasi nuk eshte aq e thjesht te manipulosh mendjet njerzore .
 

Passion

Banned
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Ke mendje?
I quan mendjendritur ?
U serviret fanatizem,edhe flijohen ata per kuran e profet.
Fakt ky.

Nje gje jam i sigurte.
Nqs media bombardon per 24 ore me kajme sikur dy popuj jane ne gjendje lufte,deklarata,propaganda etj populli e beson,ngrihet e vepron.
E per shpernguljen e Sirise.
Ish e planifikuar para se ata te fillonin shpernguljen.
Thua rastesi?


Ato supozime qe them une besoj qe eshte me e besushmja perralle nga ato c'servirin mediat e shitura.

Kissinger do vdese e per 50 vitet e ardshme planet e tija afatgjate do ecin e praktikohen (si gjithmone ne favor te Izraelit perderisa eshte e vete ai hebre).
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Nuk po them se jan mendjendritur , por puna eshte se ne radh te pare
ata nuk shohin asnje mundesi per jeten e tyre , ndjehen te lene pas dore
dhe meqe nuk shohin asnje rreze drite , hyne ne qorrsokake te tilla .
Shqiptaret e angazhuar per issisn nuk arrij ti kuptoj .
Ma shpjegon dot kush fenomentin ?
 

Passion

Banned
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Nuk kam asgje me fene islame,perkundrazi respektoj besimtaret e devotshem qe s'kan mllefe e urrejtje.

Si faktor se nga vjen s'jam i afte,por ndihmomeni ju nga vjen?
A s'ndikon besimi ne Islam te ecin para ne fusha te ndryshme te gjithe popujt me besimin ne Islam ,sikurse ate te shkences,kultures,sportit etj??

Nga kjo ane besoj qe vjen e prapambetja.
I vrasin vajzat me gure ne sy te nenes,e s'ka organizate ti ndaloje.
Pse?
Sepse desh nje djale,e nuk mori ate qe i dha i pari i fisit.

Me keta te Shqiperise kam folur me disa.
Puna mi ka servirur,edhe kuptohen nga mjekra direkt.
Me finese te nisesh te biesdosh duan te kuptojne se c'mendon ti,edhe nqs u favorizon mundesine te flasin pa korniza direkt shprehin zemerimin e tyre te thelle.

Pse lufte e padrejtei vetem ne boten arabe??

S'kan e faj,sepse ata shoh para a jane besimtare te nje feje,pastaj ate te kombit.

Dmth une vlej sa 20% e atij boshnjakut mysliman,e pse jemi shqiptare.

Me c'ka kam fol e pare!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Kaq e veshtir ju duket te beni nje permbledhje me dy rreshta shkrim mbi isis?!
Pavarshisht se kush e krijoj kalifin e isis, fakti eshte qe beteja ne terren behet per islam dhe nga islamiste. Qendra e trurit duhet te kerkohet tek sauditet ne Qatarr e Arabi qe nxjerrin teologji fetare nga me te errtat qe mund te ekzistojne ne islam, pa lene menjeane Erdoganin qe eshte satelit i tyre dhe magneti i hoxhallarve shqiptar(qe shqiptar mos qofshin) qe furrnizojne isis me besimtar mysliman kryesisht nga KS.
Te gjithe keta kane per qellim religjoz te rrezojne o te dobesojne qeverite shiite, dhe te realizojne endrren shekullore te te gjithe myslimanve te nje kalifati.
Tani qe e gjithe kjo "loje" dergon uji ne mullirin gjeopolitik te fuqive te medha nuk ka dyshim, por qellimi i isis me sauditet gjeopolitika nuk eshte primare.
 
Redaktimi i fundit:

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Lauri duket qe lexon dhe je i informuar mire , shume mire biles , ne lidhje me kete fenomen .
Ne fakt ato qe thua ti i lexoj dhe une , por e kam pak te veshtire te besoj qe islami eshte aq i keq .
Nqs behet fjale per mesymje islame , per nje kalifat te ri , atehere me keqardhje shtrengohem te them
qe islami i kalon kufijt e nje feje . I bie te jete nje sekt teper i rrezikshem per humanizmin .
 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Hartin ta them sinqerisht, dhe me vjen keq. Eshte pikerisht ashtu. Ka nje radikalizem ekstrem ne klerin islam.
Besimtari i shkerte aq di aq ben, ju shkojne pas qorrazi

Po shtoj kete video te tmerrshme.

[video=youtube;9-dvYf5JyjI]https://www.youtube.com/watch?v=9-dvYf5JyjI[/video]
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Te gjithe keta kane per qellim religjoz te rrezojne o te dobesojne qeverite shiite, dhe te realizojne endrren shekullore te te gjithe myslimanve te nje kalifati.
Enderr shekullore ? Po nuk enderrojme per kalifat o Laur, po kujt ti flas, kurre nuk e ke kuptuar kete, madje as nuk deshiron ta kuptosh. Ne si musliman se kemi ate enderr, jeni ju ata qe enderroni, zgjohuni :D - Eshte bindje e jona fetare thelle e ngulitur ne shpirtin tone, bindje e paluhatur se Islami do triumfoje :D - Ne fakt, cifutet presin "halifin" e tyre Anti-Krishtin, andaj edhe derdhin gjak, sepse derdhja e shumte e gjakut sipas tyre pershpejton ardhjen e Mesias (shpetimtarit) te tyre blla blla blla, krijimin e Perandorise Cifute te madhe. Per kete arsye edhe vrasin e derdhin gjak, me bindje se jane duke ia pergaditur terenin loool.

Ti cfaredo qe tthuash, e ke nga mllefi dhe urrejtja dhe padituria qe ke rreth Islamit. Nese fene tende e meson me video te youtube, s'di cfare te te them, mbledhsh mend lool
 

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Ti je nje pyke ne diell qe nuk sheh dot as hijen tende, nuk meriton fare pergjigje.
Kalifatin ne ses si prijs i vetem ne religjon, njesoj si katoliket kane Papen ne Vatikan. Tani qe ky Bakr al-Baghdadi e deklaruar vetveten Kalif dhe po ushtron dhune eshte tjeter gje. Gjithsesi eshte nje pjese mjaft e madhe ne islam qe perkrah hapur, dhe pjesa tjeter druhet te shprehet por ne zemer ja di shume mire rendesine.
Eshte profetsia e Muhametit nenshtrimi i botes nen islam. Cituar pikerisht Romen. Kjo eshte enderr e pritur nga shoqi yt ekstremist
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Ata qe e perkrahin El-Bagdadin jane nje pike uji ne oqean Laur, kjo eshte e verteta. Une nuk meritoj pergjigje sepse truri yt s'ka kapacitet per t'u pergjigjur as pyetjeve as debatit, ketu eshte dallimi.
Profetesia e Muhammedit a.s. ? Nuk e paskam ditur qe jo-muslimanet u besojne profetesive te Profeteve ne Islam :D Nese nuk u beson, flej dath, mos ke frike, askush sta keput koken se ske vlere lool.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Sot ne Vatikan eshte takuar imami Al-Azhar qe eshte eksponenti me i larte sunit, pas nje "akulli" per disa vite qe nga djegija e katedrales kopti ne egjypt.
Kjo dhune e krijuar ne te gjithe boten islame kunder te krishterve per dy fjale te papes Razinger ne gjermani. Pse Papa ka cituar nje bisede te Imperatorit Bizantin mbi jihadin islam: "Me tregoni cfare ka sjellur Muhameti dicka te re, dhe do gjeni vetem gjera te kqija dhe dis-humane."

Per kete desh u djeg bota nga myslimanet aso kohe, te cilet u ndjene te ofenduar per kete thenje te imperatorit disa shekuj kaluar.

Po Isis qe po ben kerdine ne emer te islamit, nuk po ofendon??
Si nuk e leviz kush by...en e te ngrihet ne kembe ne protesta ashtu si per Papen Razinger??

Kjo eshte ajo ndjena e fshehte qe keni ne zemer, Kalifin al-Baghdadi. Dhe paraqiteni me fjale te bukura neper internet si paqesor.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Mire pra, shfrytezoji ne derra, se stka mbetur tjeter gje :D
Ka derra qe ecin mbi kembe.

Thuaj Qukut ta perktheje, c'komenton Lauri ketu i thote edhe imami i Londres.

 

MasteR

I'm offline
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Sa qenkeni tremb lol Po kte puna kane keto mo te bejne bla bla nje tuf njerezish pa shkolle e pa fe
 

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Sa qenkeni tremb lol Po kte puna kane keto mo te bejne bla bla nje tuf njerezish pa shkolle e pa fe
Keta jane ata qe flasin perpara jush me predikime, dhe rrini pa hap dot gojen.
Keta te pa shkolle ju terheqin per hunde e ju besimtarve e ju dergojne tek 72 virgjereshat
 

MasteR

I'm offline
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Keta jane ata qe flasin perpara jush me predikime, dhe rrini pa hap dot gojen.
Keta te pa shkolle ju terheqin per hunde e ju besimtarve e ju dergojne tek 72 virgjereshat
Menyra si drejtohesh pergjithesisht eshte e gabuar sepse nese do drejtohesha dhe une si ti i bie te te them qe je si ai prifti qe kish abuzu me ate 5 vjecarin shqiptar,ndaj mundohu te kuptosh qe pergjithesimi ne fe nuk ka vend sepse secili ka mendimin e tij e nese dikush thot qe islami thot vrit kjo sdo te thot qe ai me perfshin apo ka mare mendimin tim e te gjith muslimaneve.
 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: ISIS kërcënon: Sulme në Europë dhe SHBA gjatë muajit të Ramazanit

Menyra si drejtohesh pergjithesisht eshte e gabuar sepse nese do drejtohesha dhe une si ti i bie te te them qe je si ai prifti qe kish abuzu me ate 5 vjecarin shqiptar,ndaj mundohu te kuptosh qe pergjithesimi ne fe nuk ka vend sepse secili ka mendimin e tij e nese dikush thot qe islami thot vrit kjo sdo te thot qe ai me perfshin apo ka amre mendimin tim e te gjith muslimaneve.
Probemi eshte se ju nuk dini, o nuk doni, te dalloni te mirin me te keqin. Ti ja fut nje te qeshme nje personazhi qe eshte klerik i nje niveli te larte ne islam, dhe eshte ne nje kryeqytet si Londra. Pra nuk eshte per te qeshur ti si besimitar i asaj feje, por per tu nevrikosur se po flet ne emer te fese tende. Kupton ti apo ta risperseris?

Mysliman jane edhe Bedakshit shqiptar, por nuk perputhen askund me ate rrace suni arabe te shek. '6
 
Top