• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

ISIS komenton për sulmin në Kaliforni

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL


Grupi terrorist Shtetit Islamik i ka përshkruar autorët e masakrës në Kaliforni si "mbështetës" të organizatës. Grupi i bëri komentet e para për vrasjen masive në Kaliforni të shtunën, në një transmetim në radio, por nuk tha se ishte drejtpërdrejt i përfshirë në kryerjen e sulmit. Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimeve, FBI, po zgjeron hetimet ndaj çiftit të martuar, përgjegjës për sulmin në një zyrë të shërbimeve sociale në San Bernandino të Kalifornisë, pasi e përcaktoi sulmin si një akt terrorizmi.



Autoritetet thonë se Tashfeen Maliku në mediat sociale ka publikuar një mesazh, ku ka shprehur mbështetjen për grupin terrorist “Shteti Islamik”, por ajo nuk ka qenë drejtpërdrejt e lidhur me këtë grup terrorist. FBI-ja thotë se deri tani, nuk ka prova që e lidhin bashkëshortin e saj, Syed Rizwan Farook, me të, me një grup terrorist:

"Hetimet e bëra deri tani tregojnë për një radikalizim të vrasësve dhe frymëzimin e tyre të mundshëm nga organizatat e huaja terroriste".

Por hetuesit ende nuk janë të sigurtë nëse çifti ka vepruar i vetëm, apo ka marrë udhëzime nga një grup i panjohur.

Gazetarët dje u lejuan të hynin në shtëpinë e çiftit, ku panë dhoma të çrregullta, artikuj të lënë mbi një shtrat, duke përfshirë një Kuran, dhe sende të ndryshme për vajzën e tyre gjashtë muajshe.

"ثshtë e dhimbshme. Nuk e di se si do ta marrim veten nga kjo gjendje", - thotë kjo banore e qytetit Redlands.

Autoritetet thonë se kanë gjetur arsenal të madh municioni dhe materiale eksplozive në shtëpinë e çiftit, pasi ata vranë 14 njerëz dhe plagosën 21 të tjerë të mërkurën, gjatë një feste në vendin e punës së Sayed Farook-ut.

Të dy u vranë gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë, ndërkohë që po përpiqeshin të arratiseshin me një makinë që e kishin marrë me qira.

Në xhaminë që frekuentohej nga Sayed Farook-u, njerëzit kanë patur përshtypje tjetër për njeriun që është përgjegjës për një krim kaq të urryer.

"Ndjehem i lënduar sepse kam ardhur këtu para 25 vjetësh dhe pothuajse të gjithë në komunitet më njohin, por asnjëri nuk ka patur një lidhje personale me mua si ai. Unë kam numrin e tij të telefonit. Gjithmonë më pyeste se si jam dhe nëse kam nevojë për ndonjë gjë", - thotë Nizaam Ali.

Veprimet e Syed Farook-ut janë enigmatike edhe për bashkëshortin e motrës së tij dhe kolegët e tij të punës, disa prej të cilëve janë ende të shokuar nga vrasjet masive dhe deri tani për mungesën e motivit të tyre.

Presidenti Barack Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se pavarësisht nga masakra, "Ne do të ruajmë vlerat tona të një shoqërie të lirë dhe të hapur. Ne jemi të fortë dhe të vendosur dhe nuk do të frikësohemi".
b.Z.Ameikes
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: ISIS komenton për sulmin në Kaliforni

Presidenti Barack Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se pavarësisht nga masakra, "Ne do të ruajmë vlerat tona të një shoqërie të lirë dhe të hapur. Ne jemi të fortë dhe të vendosur dhe nuk do të frikësohemi".
b.Z.Ameikes
Dil jashte edhe lej Trumpin te maroj pune ! Se te jet per ty maro pun anej nga 2100-ta.
 
Top