Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Deklarata te tilla, jane aq te uleta dhe deshmojne injorancen e personave qe i bejne me shume se cdo gje tjeter.

"Shqiptaria" per Kim Mehmetin matet me numrin e shqiptareve te asimiluar ne fene islame dhe kulturen osmane qe kane mbetur ende ne Maqedoni. Dhe ky nuk eshte as i pari e as i fundit qe ben kete pretendim. Pretendimi merr zakonisht formen e "Islami i shpetoi shqiptaret nga fqinjet e krishtere orthodhokse". Domethene, me pak fjale, sipas mendjes se ktyre mendjendriturve:

1. Feja Islame eshte Shqiptaria!

2. Qe te jesh shqiptar do te thote te jesh ndryshe nga fqinjet!

Kjo eshte menyra se sa keta justifikojne ekzistencen e tyre sot si njerez, pasi nuk kane kurajo qe te shohin veten ne pasqyre per ate qe jane: shqiptare te asimiluar ne fene e pushtuesit osman dhe kulturen osmane te atij pushtuesi. Por jane shume "krenare" per te pranuar te verteten historike qe eshte evidente per kedo qe lexon e studion historine e shqiptareve si popull, dhe kembengulin si budallai duke u munduar te shesin asimilimin e tyre osman per "shqiptari".

Nuk doli ndonje i zgjuar ne ate salle te pyeti Kimin:

Sa rilindas kane dale nga shqiptaret muslimane te Maqedonise?

Sa patriote nga Maqedonia nenshkruan pavaresine nga Turqia ne Vlore ne 28 nentor 1912?

Vendi i Kongresit te Manastirit te gjuhes shqipe, sa mire e shkruan dhe flet shqipen sot?

Sa prej shqiptareve te arrestuar e denuar per terrorizem islamik ne bote kane qene me origjine nga Maqedonia?

Keto nuk kane rendesi dhe nuk duhet te shkojne per te matur "shqiptarine". Shqiptaria qe njeh Kimi dhe shoket e tij, eshte "shqiptaria" e Lidhjes se Prizrenit, qe thirri Bab Abdyli Hamidi nga Stambolli.

Por budalleqet e Kimit nuk mbarojne me kaq.

Ai tregon me gisht nga "shqiptaret orthodhokse te asimiluar ne Maqedoni" si per te treguar qe "ne shqiptaret muslimane kemi mbijetuar". Por edhe kjo eshte ne vetvete nje genjeshter me bisht. Shqiptarja me e madhe qe doli nga Maqedonia e kishi emrin Gonxhe Bojaxhiu, lindi ne Shkup dhe familja e saj e krishtere levizi ne Tirane, menjehere sapo u themelua shteti shqiptar. Dhe si ajo familje, mijera familje te tjera orthodhokse levizen nga Shkupi e Maqedonia drejt Shqiperise e drejt emigracionit ne SHBA. Arsyeja e largimit? Arsyeja e largimit dhe asimilimit me popullsine sllave ishte e thjeshte: nuk ishte se "ishin orthodhokse si sllavet", sic i pelqen Kimit te mendoje, por se nuk mund te jetonin me shqiptaret muslimane te islamizuar e turqizuar. Ishte asimilimi ne mase i shqiptareve ne fene islame dhe kulturen osmane qe i shtyu shqiptaret autoktone orthodhokse qe e ruajten fene e te pareve, te zgjedhin bashkejetesen me sllavet e jo me shqiptaret e asimiluar. Dhe jo vetem kaq, por shumica muslimane mes shqiptareve ne Shkup e Maqedoni ka dhunuar e sulmuar shqiptaret e krishtere orthodhokse, pasi ata duheshin "shuar nga faqja e dheut ne Maqedoni", ne menyre qe Kimja e kompani ti binin gjoksit si "shqiptare" te vertete.

Dikush duhet ti mesoje Kimes se shqiptare te vertete jane ata qe nuk e ndryshojne as fene, as traditen e as kulturen e tyre me cdo pushtues te ri qe shkel ne token e Arberit por e trashegojne me vetemohim e sakrifice kete fe, tradite e kulture nga brezi ne brez. Kjo eshte Shqiptaria e Vertete e rilindasve shqiptare, e jo shqiptaria alla-turka e Kimes.

Shqiptaria e shqiptareve ne Maqedoni ka arritur ate stad, sa kur Nene Tereza u nderua ne Shkup, asnje shqiptar musliman nuk doli qe ta nderonte bijen me te nderuar te Shkupit ne bote!

Ne nuk na duhet realiteti apo e verteta, ne na duhet vetem ti bejme qejfin vetes, apo jo o Kime?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Nuk doli ndonje i zgjuar ne ate salle te pyeti Kimin:

Sa rilindas kane dale nga shqiptaret muslimane te Maqedonise?

Sa patriote nga Maqedonia nenshkruan pavaresine nga Turqia ne Vlore ne 28 nentor 1912?

Vendi i Kongresit te Manastirit te gjuhes shqipe, sa mire e shkruan dhe flet shqipen sot?

Sa prej shqiptareve te arrestuar e denuar per terrorizem islamik ne bote kane qene me origjine nga Maqedonia?

Keto nuk kane rendesi dhe nuk duhet te shkojne per te matur "shqiptarine". Shqiptaria qe njeh Kimi dhe shoket e tij, eshte "shqiptaria" e Lidhjes se Prizrenit, qe thirri Bab Abdyli Hamidi nga Stambolli.


Por budalleqet e Kimit nuk mbarojne me kaq.

Ai tregon me gisht nga "shqiptaret orthodhokse te asimiluar ne Maqedoni" si per te treguar qe "ne shqiptaret muslimane kemi mbijetuar". Por edhe kjo eshte ne vetvete nje genjeshter me bisht. Shqiptarja me e madhe qe doli nga Maqedonia e kishi emrin Gonxhe Bojaxhiu, lindi ne Shkup dhe familja e saj e krishtere levizi ne Tirane, menjehere sapo u themelua shteti shqiptar. Dhe si ajo familje, mijera familje te tjera orthodhokse levizen nga Shkupi e Maqedonia drejt Shqiperise e drejt emigracionit ne SHBA. Arsyeja e largimit? Arsyeja e largimit dhe asimilimit me popullsine sllave ishte e thjeshte: nuk ishte se "ishin orthodhokse si sllavet", sic i pelqen Kimit te mendoje, por se nuk mund te jetonin me shqiptaret muslimane te islamizuar e turqizuar. Ishte asimilimi ne mase i shqiptareve ne fene islame dhe kulturen osmane qe i shtyu shqiptaret autoktone orthodhokse qe e ruajten fene e te pareve, te zgjedhin bashkejetesen me sllavet e jo me shqiptaret e asimiluar.
Ne nuk na duhet realiteti apo e verteta, ne na duhet vetem ti bejme qejfin vetes, apo jo o Kime?

Me fal a e ke kuptuar se cfare ka thene Kim-i apo je duke rahur uje ne hava si shumica nga ketej???? Me logjiken qe ke shkruar me lart konsideroje se ke ngaterruar shume ceshtje te cilat kane te bejne me ty, me mua dhe funksionalizimin dhe funksionalitetin e nje shteti ame. Po u futem ne kete teme dalim me te lagur une dhe ti se sa shqiptaret e Maqedonise?????

Une kam vetem nje pyetje per ty? Ne cilin term dhe literatur e ke hasur se kombet asimilohen duke nderruar besimin fetar????? Une do kisha pasur deshire ta mesoja se si asimilohen kombet dhe popujt duke nderruar besimin fetar????? Ore kam pershtypjen se ndonjehere shkruajme ca pacavure qe nuk pine uje. Po qe se populli shqiptar eshte asimiluar sa here ka nderruar besimin fetar i bie se shqiptaret na qenkan asimiluar disa here deri me tani!
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Pershendetje Kitrra...

Arsye mund te nxjerrim plot. Arsyeja kryesore per mua eshte nje: sepse osmanet hyne ne Ballkan mes trojeve shqiptare. Beteja e Fushe-Kosoves u kthye ne nje simbol te rezistences ballkanike ndaj pushtuesit osman. Osmanet nuk mund ta toleronin kete gje, dhe e kthyen Kosoven ne qendren islamike te Ballkanit. Ku e beri luften Gjergj Kastrioti kunder turqve? Ne Shqiperine e Mesme. Perseri, Sulltani nuk e toleroi kete gje, por ndoqi politiken e tokes se djegur, dhe pasi vrau, preu e perzuri te gjithe popullsine arberore qe mbeshteti luften, instaloi ne Shqiperine e Mesme kolonet e vete e mbledhur nga pese cepat e Perandorise. Ngriti qytete si Elbasani per te perjetesuar fitoren dhe me kohen i joshi shqiptaret me hir apo me pahir qe ti sherbenin perandorise si ushtare te mire.

Arsyeja tjeter perse islamizimi i shqiptareve ishte me i madh se tek popujt e tjere fqinje kish te bente me strukturen patriarkale dhe fisnore te shqiptareve. Qe te ktheje nje fshat apo nje zone te tere ne fene islame, nuk kishe perse konvertoje gjithe njerezit por kryeplakun e asaj zone: kryeplaku qe vinte nga nje familje fisnike qe kish prona e njihej si zot i asaj zone, respektohej nga te gjithe banoret e zones. Shume nga keto familje fisnike u konvertuan ne fene islame sa per te ruajtur statusin e tyre e pronat e tyre, dhe shembullin e tyre e ndoqen gjithe banoret e asaj zone. Shembulli me i mire, familja e Vlorajve te cilen e ka gjurmuar pinjolli i asaj familje, Eqrem Bej Vlora.

Nje tjeter vegel qe perandoria osmane perdori per te konvertuar shqiptaret ishte e ligjeve sociale. Qe nje i krishtere te martonte nje vajze myslimane, ai duhej te behej mysliman. Apo ligji tjeter qe te krishteret nuk kishin te drejten e fjales neper gjykata, deshmia e tyre nuk vlente, duke e bere te pamundur mbrojtjen e tyre ne gjyq. Apo taksat e renda qe popullsia e krishtere paguante krahasimisht me ate myslimane. Apo detyrimin e djemve te krishtere per t'iu pergjigjur thirrjes se Sulltanit per lufte per te sherbyer ne zonat me te largeta te Perandorise. Te gjitha keto kishin per qellim qe te shtrengonin me pahir popullsine e krishtere qe te kthehej ne myslimane.

Ndryshe nga kombet e tjera te Ballkanit, shqiptaret shquhen si nje komb oportunist. Shqiptaret jane i vetmi komb qe nuk arriten kurre ti qendronin besnike nje vlere (per kohen ishte vlere) te perbashket me vendet e tjera me te cilat rrethohet. Edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi do te gjesh me shume pro-amerikanizem sesa pro-europianizem. Ne kemi qene dhe jemi pro me te fortit i cili mban vendin e pare ne te tashmen.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Hajduto,

Mesoje njehere e pergjithmon se besimet fetare asnjehere nuk kan asimiluar popuj. Pastaj duhet ta dish edhe nje tjeter se besimi tradicional islam qe kan ushtruar dhe ushtrojne akoma shqiptaret asnjehere nuk ka rrezikuar egzistencen e popullit shqiptar, perkundrazi eshte vlere e madhe Europiane dhe boterore. Per ta kuptuar kete duhet te dish te besh dallimin mes Islamit qe pranoi dhe praktikon Shqiptari dhe Islamit te perzier me vlera dhe tradita popullore te vendeve te lindjes.

Ajo qe nuk ke arritur ta kuptosh eshte kjo. Shqiptari i Maqedonise ishte pjesa e pare e gardhit dhe e fundit qe u ndesh me Perandorine Osmane. Si e tille eshte normale qe atje ndikimi te kete qene edhe me i amdhe.

Por, por duhet ta pranosh ti dhe une dhe te gjithe ne se ata permbajne elemente te inkulturimit (dmth. elemenete te mbjellura nga pushtuesi) por qe perseri une dhe ti si shtete funksionale e kemi per obligim me shume se sa ata qe te perdorim kulturimin si ndikim i domosdoshem dhe pozitiv ne te bashkuarit te kombeve. Kete punen e kulturimit e ka vene ne spikame te madhe i ndjeri Arben Xhaferi por askush nga Shqiperia dhe Kosova nuk e degjoi.

Ajo se cfare ka ndodhur me fatin e kombit tone nuk ka kthim mbrapa. Nuk munde ti mbysim njerezit ose tua nderrojme besimin ( se ska logjik) por ti dhe une si dy shtete funksionale duhet te eprdorim kulturimin ne aspekt te funksionimit dhe bashkdyzimit te nje kombi te perbashket. Kete munde ta bejme po qe se duam. Por ne kemi halle tjera.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

shife Kimi faqeziu c"far derdellit,,nccccc kima te tilla jan te rrezikshme perfundimisht te rrezikshme per Kombin shqiptar.

Citim:Në këtë promovim u tha se libri ‘Shkupi’ është si ese historike, ku gërshetohen mjeshtërisht disa zhanre, ku në njërën anë autori shërbehet me figura letrare, kurse në anën tjetër e zotëron shumë mirë sensin historik.
Zhaneri i turpit e mashtrimit historik.

Pa koment te tilla debilliqe nuk meritojn te komentohen as te replikohen,
Zgjohu Shqiptar prej gjumit zgjohu...ehhh ku jan Rilindasit tone..:(
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

A e di pse djep i rilindjes u kthye nje qytet si Janina e nje shkolle gjimanzi grek si Zosimea? Sepse nje e tille mungonte ne Shqiperi dhe kjo jo per faj te deshires se shqiptareve per te shkruar e mesuar gjuhen e tyre te nenes, por sepse mesimi i gjuhes shqipe ishte rreptesisht i ndaluar. Perse Sulltani kembenguli deri ne fund te sundimit te tij qe shqiptareve tu mohoej shkollimi ne gjuhen shqipe, ndryshe nga popujt fqinje? Frika e sulltanit nuk ishte thjeshte krijimi i nje vetedije kombetare tek shqiptare sic mendojne disa, pasi kjo ishte e pashmangshme. Frika e sulltanit ishte se shkrimi i gjuhes shqipe dhe shkollimi i shqiptareve ne gjuhen e tyre, do te bente qe shqiptaret te rremonin te mesonin historine e te pareve te tyre dhe te dokumentonin per brezat qe do te vinin historine e tyre. Nese kjo do te ndodhte, historia qe shqiptaret do te zbulonin ishte ne konflikt te plote me historine me te cilen Sulltani i indoktrinoi per 500 vjet.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Shume intresant me keta Ateisto-Krishteret Shqiptare ! Sa te paket jane , po shume zhurem bejne . Te krishteret jane minoritet ne trojet e Shqiptareve . Si minoritet qe jeni nuk ju takon , duke filluar qe prej Priftave trushperlar qe QARTEN dhe e harrojn misionin e tyre , e deri te ''ATEISTET E PAMORALESHEM'' te fyeni ''historian me fame'' sic eshte Kim Mehmeti dhe ne tersi ISLAMIN dhe Muslimanet . Askush nuk ja jep te drejten ta beni kete . Keni kujdes ''Atesit te pakulturar''.

Nese mendoni se jeni te drejte dhe keni argumenete kunder asaj , qe ka delaruar KIm Mehmeti .Athere , shkruani edhE ju Libra Argumentues si Kimi dhe behuni me te kulturuar pak . Nese nuk jeni te zot te shkruani Libra te kesaj natyre athere , heshteni o Pabesimtar !
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Hahahahahahahah..Deuid tash i ke ven kapak muhabetit mos e diskutojm me,,se ndryshe prishet krejt salca e esenca "helmuese" e ketij shkrimi..kaq presticoz dhe i hyjnueshem..:)

 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Qitni vner qitni ahahahahhaah edhe Zoti ju a ka qa hallin jeni pak e skeni qa me ba :D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

A e di pse djep i rilindjes u kthye nje qytet si Janina e nje shkolle gjimanzi grek si Zosimea? Sepse nje e tille mungonte ne Shqiperi dhe kjo jo per faj te deshires se shqiptareve per te shkruar e mesuar gjuhen e tyre te nenes, por sepse mesimi i gjuhes shqipe ishte rreptesisht i ndaluar. Perse Sulltani kembenguli deri ne fund te sundimit te tij qe shqiptareve tu mohoej shkollimi ne gjuhen shqipe, ndryshe nga popujt fqinje? Frika e sulltanit nuk ishte thjeshte krijimi i nje vetedije kombetare tek shqiptare sic mendojne disa, pasi kjo ishte e pashmangshme. Frika e sulltanit ishte se shkrimi i gjuhes shqipe dhe shkollimi i shqiptareve ne gjuhen e tyre, do te bente qe shqiptaret te rremonin te mesonin historine e te pareve te tyre dhe te dokumentonin per brezat qe do te vinin historine e tyre. Nese kjo do te ndodhte, historia qe shqiptaret do te zbulonin ishte ne konflikt te plote me historine me te cilen Sulltani i indoktrinoi per 500 vjet.

Seriozisht a je duke ditur se cfare je duke thene apo duke shkruar???? Je duke menduar se do i mesosh Kim-it, mua apo dikujt tjeter se sa e eger ishte P.O. ndaj shqiptareve??!!! Ore kete nuk ke nevoje te na e spejgosh sepse kete e dine edhe femijet ne djep. Paj nuk ka pushtues qe pushton nje vend me dajre e muzike. Te gjithe pushtojne me pushke, dhune dhe vetem dhune. Kete s'ke nevoje te ma spjegosh as mua e as KIM-it qe ka shkruar disa vepra ndaj kesaj ceshtje. Madje Kim-i nuk po pretendon se keta shqiptaret e besimit Islam nuk ishin te krishtere apo ortodoks me pare. Pra kujtoje se te etur nga ca shkrime ketej por edhe nga padijunia ne menyre te paditur keni ngaterruar librin e tij me titullin ( qe i eshte vene kesaj teme) qe ska asnje lidhje.

Kur analizon nje ceshtje historike duhet te marresh per baze faktoret historike, kohore kur eshte zhvilluar ngjarja. Te gjithe jemi ne dijuni se ne Maqedoni (per shkak te asaj qe kam permendur me heret) nuk ka asnje shqiptar tjeter te besimit ortodoks e as katolike. Cfare na tregon kjo???? Kjo na tregon se ata nderruan fene dhe nga katolike apo ortodoks u bene me besim Islam dhe ne menyre te tille i distancuan nga sllavet por njekohesisht edhe duke ruajtur gjuhen amtare si element thelbesor ne identifikimin e nje kombi. Ne kete sens KIM-i e tha se : se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! (lexo: ne disa vende). Pra konkretisht ai po fliste per Shkupin dhe kjo eshte nje e vertete e madhe dhe une nuk shof asnje gje te keqe ne kete drejtim.

Nese ju po deshironi ta analizoni ate cfare ka shkruar KIM-i me ate cfare po shkruan Deudi, kam pershtypjen se e keni bere lemsh ceshtjen qe ne fillim.

Ju, thuajse te gjithe, po e paragjykoni KIM-in bazuar ne ate cfare tha dhe shkroi nje gazetare per librin e tij kur dihet niveli i gazetareve tane, por nese leshohesh ne ato kur gazetari ka cituar librin (dhe jo veten) do kuptoni edhe shume gjera tjera.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Kitrra...

Besoj se e kam kuptuar shkrimin e Kimit, por e kam shtrire me gjere temen, pa humbur ate cka Kimi tha, dhe nuk e kuptoj se :

1. Ne cfare kontesti islami paska ndihmuar shqiptaret, kur ne perandorine osmane gjuhe zyrtare nuk perdorej shqipja ndryshe nga sllavishtja dhe greqishtja.

2. Ku qenka ruajtur identiteti shqiptar, kur per pasoje u detyruam ta ndryshojme etnomin nga "Arber" ne "Shqiptar", pa permendur shumica absolute e muslimaneve shqiptare u detyruan te mbajne emra dhe mbiemra arabo-islamik.
Nderkohe ne Kroaci (qe ishte nen perandorine Austro-Hungareze) ne vitin 1700 e ca ishte hapur Universiteti i pare ndersa ne trojet shqiptar deri vitin 1900 as shkolle fillore nuk kishte, kur dihet qe shkollimi/edukimi ne ate kohe ishte nevoje jetike per ruajten dhe zhvillimin te identitetit kombetar.

Eshte per tu theksuar se humbja e Identitetit ARBEROR, dhe fitimi i identitetit turk, na dha nje imazh te ri ku Bismark ne konferencen e Berlinit tha: Shqipetaret nuk ekzistojne. E pasojat dihen, territoret tona ju dhane fqinjeve tane edhe pse te ardhur ne shekullin shtate...Pasojat e shnedirrimit (shkeljes se IDENTITETIT ARBEROR) na shoqerojne edhe sot e gjithe diten, per ata qe shohin, shnderrimi i identitetit ishte tragjedi...
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Marr shkas, nga nje anetare e cila kishte shkruajtuar: qe po shikoj nje "lufte" ne qendrime midis myslymaneve dhe feve te tjera ne FV, nese nuk gaboj.

Sa per tu qartesuar, une i perkas besimit myslyman, por nuk mund te perkrah kedo i cili ne nje menyre apo tjeter kerkon te minoje kete harmoni fetare qe ne krenohemi me te tjeret, sikurse besimi im ne Zot, nuk me pengon qe te them ate qe une mendoj.

Nuk ka lufte, dhe as do te kete lufte midis feve ne Shqiperi apo ketu ne FV.
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Gjetja e mënyrës për të mos e identifikuar dikë si pjesë e shoqërisë shumicë, është një faktor asimilimi.Nëpërmjet fesë dhe faktorëve të tjerë janë asimiluar krahina të tëra.Prsh,kemi çamët orthodoksë në Greqi,në ndryshim me muslimanët të cilët mbetën të tillë (shqiptarë) sepse u dëbuan ,sot ata pothuajse nuk egzistojnë edhe pse sipas regjistrimeve të vjetra ka pasur një numër të konsiderueshëm.Pra feja e përbashkët është e aftë të asimilojë një bashkësi,me gjuhë tjetër dhe zakone të tjera.

Ky asimilim ka filluar të marrë rrugë edhe në Shqipërinë e sotme,ku një pjesë e madhe për hir të favoreve të marra nga një shtet tjetër (Greqia),dhe nëpërmjet besimit fetar kanë filluar ta identifikojnë vehten si grekë, sepse sipas doktrinës kushdo që është ortodoks është edhe Grek.Normalisht që ka të bëjë shumë edhe ekonomia në këtë pjesë,por të qënit ortodoks sot të jep të drejtën të jesh ''vorio-epiriot'',rrjedhimisht Grek.Pra ndikimi fetar nuk mund të jetë një faktor asimilimi sipas jush ?

Nuk janë të asimiluar ata miliona shqiptarë të Turqisë? E pra, ata u shkëmbyen dhe shkuan në Turqi si të tillë vetëm sepse i përkisnin besimit musliman.Ky nuk është asimilim? Atëherë ç'farë quani asimilim fetar ju?

Tani, duke e marrë në një tjetër këndvështrim;nëse kjo shumicë muslimane do të ishte ta zemë orthodokse, do kishte shkuar në Turqi?Do ishte asimiluar?

Ndërsa këtë frazën e shkëputur të autorit e shoh si të drejtë,në kushtet që ndodhej popullsia jonë, ajo pjesë e cila përbënte shumicën në Maqedoni,nëpërmjet ndryshimit fetar nga pjesa tjetër ka mbetur Shqip-folëse,kjo është mëse e drejtë.Por duhet pranuar që pakica shpesh është e destinuar të zhduket,do ndodhte e kundërta nëse shumica në këtë vend do kish qënë krishtere,në Shkup nuk do kishte më muslimanë,por jo se nuk do kishte më shqiptarë.
Më e drejtë do të ishte që shumica përbërëse e një besimi të caktuar fetar bën që edhe identiteti etnik të ruhet,dhe kjo nuk mund të jetë arritje e besimit fetar por e shumicës në një vend të caktuar.

Nëse ndodh që vendi ynë të drejtohet nga një besim i caktuar i cili vendos ligje të tilla që nuk lejojnë praktikimin e një feje minorancë.Këta njerëz që i përkasin kësaj minorance ç'do bëjnë? Ata të cilët janë besimtarë të vërtetë do detyrohen të largohen nga vendi,pra shkojnë drejt asimilimit.
Ja pra ka plot forma të asimilimit fetar .

Kam bindjen se një popullsi besimi fetar nuk e asimilon dot vetëm kur ajo është shumicë .Pra Shkupi nuk u asimilua sepse ishte një shumicë që i përkiste një besimi fetar,jo sepse ky besim fetar ishte islami.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Mu aty qendron problemi kitrrush, se nuk e lexojne artikullin ne teresi, por vetem titullin dhe ca te tjere rreshtat e pare. Dhe mule tash me nxjerre mllefin qe kane brenda disa !!!

Lover atehere titulli te mos vihet i till, sepse eshte provokator ne rradhe te pare...Nese eshte titulli keshtu un as e marr mundimin te lexoj artikullin sinqerisht..........edhe pse keto artikuj fetar nuk i lexoj hic se me fusin me shum trishtim sesa lumturi.:qan:


Vertet qe duke degjuar se Islami eshte feja me e mire nga gjithe te tjerat, nuk behet me, nuk mundemi me....te ulesh apo te zvogelosh fen e dikujt tjeter (se ne forum ka edhe njerez me besime te ndryshme nga un e nga ti psh) nuk besoj se mund te gjenden arsyetime te llogjikshme pastaj. humbet llogjika dhe nxehet motivimi pastaj :)


Jo jo ska paqe as shpirterore ne kete bote....se paqes ekonomiko-sociale ja pam hajrin :p
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Po cfaj kam une bella sa i perket titullit ? Kot nuk thote thenje e urte "Don't judge a book by it's cover" (Mos e gjyko librin n'baze t'kopertines). Paragjykimi eshte genjeshtra me e madhe.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Roli i Islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptarë

Autor: Abdullah Klinaku

Islami ndër shqiptarë ka traditë disa shekullore, e cila është zhvilluar pa ndërprerje që nga shekulli XV e deri në ditët tona, duke ushtruar një ndikim esencial në mbijetesën dhe në formësimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar. Duke pas parasysh faktet historike, pushtimet e njëpasnjëshme mbi trojet shqiptare, qëllimin e lig të fqinjëve të ardhur, për asimilimin e elementeve të identitetit tonë kombëtar vunë në sfida të mëdha duke e rrezikuar ekzistimin tonë. Roli i islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke mos përjashtuar edhe faktorët e tjerë, është i një rëndësie të veçantë dhe i argumentuar me të dhëna shkencore të ndërtuara mbi burime të sakta historike dhe arkeologjike.

Ilirët-shqiptarët para ardhjes së perandorisë osmane gjegjësisht para pranimi të Islamit ishin popull pagan. Kjo formë e besimit është një ndër shkallët më të ulëta të emancipimit fetar dhe si të tillë u mungonte çart fuqia e besimit për rezistimin e asimilimit dhe tëhuajsimit nga pushtuesit e ndryshëm që bëheshin. Për këtë fakt është ndryshimi i gjuhës dhe traditës në masë të madhe e në tërësi edhe fesë nga paganizmi në kristanizëm e më vonë duke ndërruar edhe vijën kishtare nga Kisha Romake në atë Ortodokse. Këto ndryshime në identitetin e vet ndodhin shumë lehtë tek populli që nuk ka një formësim të duhur dhe të kompletuar kombëtar dhe fetar.

Mungesa e plotë e dëshmive të shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmëve kulturore në shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotë i toponimeve në trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve të vetë shqiptarëve, zbulojnë qartë atë katandisje etnike, që vazhdonte përgjatë shekujve të sundimeve bizantine e sllave, e të cilat vetëm sa e thellonin asimilimin që kishte përhapur romanizimi nga pushtimi i gjatë romak.( Roli i islamit në trojet shqiptare, Dr. Milazim Krasniqi)
Në burimet e shkruara nga autorë të huaj antikë, të cilët kanë pasur kontakte me shqiptarët, më të shumtën dominon një vlerësim negativ për karakterin dhe për organizimin e tyre. Sado që në këto vlerësime ka pasur keqdashje të autorëve, nuk mund të përjashtohet plotësisht objektiviteti i tyre, meqë organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirëve /shqiptarëve në këto periudha historike ka qenë shumë inferior në raport me romakët në fillim dhe me fqinjët grekë e sllavë më vonë. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor të ndjeshëm, si Butrinti, Apollonia, Durrësi, në fakt kanë qenë koloni helene e romake dhe në to nuk ka gjurmë të shkruara në gjuhën ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore të dokumentuara me prejardhje ilire.

Kjo është në përgjithësi gjendja e ilirëve dhe rreziku permanent i tyre për asimilimin dhe zhdukjen e ilirëve/shqiptarëve. Gjallërimi dhe ngritja e vetëdijes kombëtare dhe fetare gjatë perandorisë osmane ishte ajo e cila ruajti dhe fuqizoj identitetin tonë kombëtar për dallim nga periudha para islame.

Shqiptarët gjatë periudhës të perandorisë osmane me përqafimin e Besimit në Një Zot dëshmuan një vlerë të posaçme njerëzore dhe një emancipimi të lartë fetar. Duke besuar Zotin dhe duke zënë vend tek ta Shpallja Hyjnore, filloi të zë fill edhe emancipimi kulturor e intelektual, përparimi dhe zhvillimi i jetës familjare e sociale si dhe formësimi kombëtar dhe fetar. Obligimet fetare gjatë zbatimit tyre edukonin këtë popull në durim, përgjegjësi dhe përkushtim për vendin.

Ngritja e vetëdijes për edukimin familjar, ngritja e respektit për prindërit, edukimi i fëmijëve, ngritja dhe emancipimi i femrës, rregullimi i marrëdhënieve bashkëshortore, familjare e farefisnore krijonte kushtet për emancipimin e mirëfilltë kombëtar e fetar. Duhet të ceket në këtë pikë se çështja e ngecjes së implementimit të plotë të edukimit familjar sipas dispozitave islame ka qenë edhe indoktrinimi i malësorëve me të drejtën zakonore-kanunin.

Ndikimi i islamit edhe në edukimin social dhe në ngritjen e kapaciteteve të formuara ishte i jashtëzakonshëm. Prova të identitetit të tillë do të jipeshin më vonë, pas disa shekujsh të jetës nën sundimin osman, ku ndodhi një transformim real i jetës sociale, kulturore, fetare dhe kombëtare të shqiptarëve. Këta shembuj do të vijnë pasi të ketë kaluar gati pesë shekuj të sundimit osman, në të cilin shqiptarët njohën një rikonsolidim të brendshëm demografik dhe kulturor, pas shpërbërjes së gjatë nën sundimet romake, bizantine e serbe. Janë themeluesit e Lidhjes së Prizrenit identifikim i një profili të ri të individit shqiptar, që kërkon realizimin e vet dhe të fateve të kolektivitetit, me anën e një angazhimi të disiplinuar dhe të menduar mirë në sfondin e komplikuar të zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake të kohës.

Pa një profilizim të tillë ka qenë e paimagjinueshme që të krijohet një lëvizje indipendentiste që synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam të shqiptarëve, në rrethimin armiqësor ballkanik, në moskuptimet tragjike të qeveritarëve osmanë dhe të gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame të shekullit XIX dhe të shekullit XX në Europë. Kur analizohen me kujdes biografitë dhe bëmat e personaliteteve të kësaj lëvizjeje, është e qartë se ato dëshmojnë për një emancipim të individit shqiptar në Islam, ku kishte përfituar vlera të larta organizative nga përvoja shtetërore, politike dhe fetare në Perandorinë Osmane. Falë këtij transformimi dhe kësaj vetëdijeje vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancë e brendshme mundësoi integrimin e shqiptarëve, të cilët edhe pse u përkisnin feve të ndryshme, realizuan një projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me identifikimin e kërkesave politike dhe nacionale në vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar në 1912.

Nga faktet historike është krejt e qartë se barrën kryesore të këtij projekti kombformues e shtetformues, përfshirë edhe pasojat në formën e gjenocidit serb në viset veriore pas Kongresit të Berlinit dhe ndëshkimin e pushtetit turk, që erdhi si reaksion i detyrueshëm, për shkak të imponimit të diktatit të Fuqive të Mëdha të kohës, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalë prej saj.

Noel Malkolmit, i cili i dallon tre grupime ose kahe politike në periudhën historike para Lidhjes së Prizrenit, kryesisht është i pranueshëm:

- Grupimi i parë, sipas tij, ishte përpjekja e malësorëve për t’i mbrojtur ose edhe për t’i zgjeruar të drejtat e tyre tradicionale të vetëqeverisjes, përballë programit të reformave osmane; në këto reforma dëshirohej të imponohet elementi vendas, si për muslimanët ashtu edhe për kristianët, si për malësorët ashtu edhe për rrafshin. Këtë shtresë Christine von Kohl-i e quan “shtresa e analfabetëve, e çifligarëve të mesëm” ;

- Grupimi i dytë synonte krijimin e një principate autonome katolike shqiptare, të cilën e përkrahu edhe monsinjor Prenk Bibë Doda. Ai nuk do të zgjedhë mjete për ta sendërtuar këtë ide, madje për këtë qëllim do të bashkëpunojë edhe me Malin e Zi. Këtë ide e ndihmoi edhe Austro-Hungaria, por edhe arbëreshët, si politikisht ashtu edhe me armë. Mirëpo, për shkak të synimeve egoiste katolike, kjo ide dështoi. Këtë shtresë Von Kohl-i e quan si “shtresa e prijësve fisnorë dhe sunduesve feudalë, të cilët herë janë në hasmëri ndërmjet veti e herë në hasmëri me organet lokale” ;

- Grupimi i tretë, i cili kryesisht jetonte në mërgim, që njihej si grupi i Stambollit, ku shquheshin vëllezërit Frashëri, ishte më aktivi në mesin e tyre. Këtë shtresë Von Kohl e quan “shtresa e intelektualëve të arsimuar në Evropë apo në Turqi, që gëzonin nam dhe autoritet në Stamboll apo në botën arabe”.

Sipas shumicës së studiuesve shqiptarë, grupimi i tretë konsiderohet flamurtar i patriotizmës shqiptare dhe ishte më i zëshmi dhe më aktivi. Ky grup do ta bartë barrën kryesore në përgatitjen dhe organizimin e tubimit të njohur në Prizren më 1878. Po ashtu thotë: Lidhja e Prizrenit kishte një karakter të fortë mysliman, udhëhiqej nga myftilerët, ulematë dhe kadinjtë.
Madje edhe vendi ku u mbajt Lidhja e Prizrenit tregon një simbolik tjetër të rolit të islamit në ruajtjen e identetit tonë kombëtar. Shumë burime historike pohojnë me prova e fakte se Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit është mbajtur në xhaminë “Gazi Mehmed pasha” e njohur në popull si Bajraklia.

Me këto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit shqiptar duke e ruajtur këtë popull nga asimilimi dhe duke e dalluar atë edhe me kombin edhe me fenë dhe më simbolikat e që të dyjave. Ndërsa populli shqiptarë i cili jetonte në trojet e lashta shqiptare por nuk pranuan Islamin u asimiluan disa nga ta gradualisht siq është rasti i Bitolit, Maqedoni.
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Ashtu Abdullahu hë? Shqiptarët ishin paganë para ardhjes të osmanëve?Pse nuk na thotë autori qoftë edhe një qytet të ndërtuar para osmanëve që nuk ka kisha ? AUtori thotë që kur shqiptarët ishin paganë,u bënë katolikë,dhe më pas ortodoksë.Mos do të thotë që edhe këto fe ishin pagane para mbërritjes të osmanëve? Nëqoftë se kjo popullsi,ishte kristiane edhe ndëronte fe aq shpesh,pse të mos e ndëronte edhe ate muslimane më vonë? Dmth u formuam kombëtarisht edhe me fe, atëherë kur erdhën osmanët hë ? hahahaha Më tej Abdullahu vazhdon;mungonin shkrimet shqip edhe ishim katandisur keq,pasi erdhën osmanët lamë gjurmë kulutrore edhe po shruanim shqip apo jo? LOL
E vetmja gjë e mirë që thotë autori është se këto ndryshime erdhën pas 5 shekujve ,por harron të thotë që erdhën pikërisht atëherë kur sundimi osman mbi këtë vend rra.
Grupimit të parë autori duhet ti shtojë edhe atë grupimin e Esat Pashës,turkut që e la Shkodrën në duar të malazezëve për pare xhepi.
Grupimit të 3-të autori le ti shtojë edhe atë të rilindasve në Bukuresht të Rumanisë,sepse nuk qënkan fare pjesë grupimesh.

Patetike edhe injorancë në një ngritje të vazhdueshme.Përfundimisht nuk bëhemi,mirë që kishim osmanët edhe u bëmë.Ky është kulmi nuk ka ku shkon më.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti


Nese mendon se ne kete menyre po i ben mire islamit, te siguroj qe eshte krejt e kunderta.

Qofsh mire dhe Zoti te ndihmofte.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Nese mendon se ne kete menyre po i ben mire islamit, te siguroj qe eshte krejt e kunderta.

Qofsh mire dhe Zoti te ndihmofte.

Dhe kush na qenke ti qe u siguron muslimaneve demin apo dobine ?
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Nese mendon se ne kete menyre po i ben mire islamit, te siguroj qe eshte krejt e kunderta.

Qofsh mire dhe Zoti te ndihmofte.

ISLAMIT i behet mire kur te thuhet e verteta edhe nese eshte ajo kunder teje , mos e harro kete keshill nga ana ime !

Kiterr , ne citimin qe ma ke bere mua , te them te drejten je ngutur qe me ke cituar . Shkrimi im ju ka dedikuar te gjithe Islamofobeve Shqiptare qe gjenden ne rrjetet socilale . Pse Kimi e ka thene nje te vertete , te ngriten ne kembe edhe nje here po them duke filluar me Klera fetare , politikane e deri te njeriu qe nuk ka lidhje me shkencen e historise asgje , eshte absurditet per mua gjithe ky reagim i pa kontrolluar .
Kim Mehmeti mire ka bere mendoj se ka dhene nje deklarim te tille , sepse i ka qitur ne drite , ata qe kane urrejtje e qe ne nuk i kemi njofure me heret kush jane ata .

Une po them kjo ceshtje ka te bej me historine , nese ne nuk jemi hitorian me mire eshte te heshtim dhe ti ndegjojm , ata te cilet jane kompetent per kete . Ne mund te japim mendimet tona , ama jo nje shkrimtari sic eshte Kim-i ta ofendojm , sic kane bere te ''krishteret'' dhe ''pseudomuslimanet'' ne rrjetet sociale .


Me heret ju kam drejtuar Ateistave Shqipatre dhe te Krishtereve ne pergjethesi . Tani po e jap mendimin tim per kete ceshtje edhe pse pak kam informata per Historine . Ne e dim qe ne Turqi jane afer 5 milione Shqiptare , dhe ne duhet ta pranojm se keta shqiptare jane asimiluar dhe nje dite do te asimilohen tersisht . Sepse jane shume rrethana qe ja mundesojne kete . Une si muslimane psh , kete fakte se kam problem ta pranoj kete . Keshtu kerkoj edhe ndaj te krishtereve ,qe te vertetat ti pranojne !
Kimi ka deklaruar shume i bindur se eshte ajo FEJA ISLAME qe Shqiptaret e Maqedonis e kane ruajtur ''KOMBIN E TYRE'' . Eshte fakte qe s'mund te kudnershtohet . Sepse atje jane asimiluar te gjithe ne Sllave thuajse . Kim ka thene i ngrati vetem per Maqedoni , e te ngratin e kane keqinterpretuar , se ai ka thene Islami ka ruajtur gjithe Shqiptarine . O Kim u dufte me thane vetem per ''Inat'' te islamofobeve , eshte e vertete Islami eshte faktori kryesore pse ne sot jemi ''Komb Shqiptare e jo Sllave apo Greke'' . A do te me denon kush per kete fjale ?! Inshalla flaka i del Priftave dhe njerzve te cilet nuk kane kulture dhe ofendojne te tjeret . E mendoj se te krishteret e kulturuar kete nuk e bejne si te paret ! Ata e pranojne kete fakte .
Cilat jane faktet argumentuese qe e thash kete , se eshte ISLAMI qe ne sot flasim e frymojm shqip ? Po te mos ishte ISLAMI , ne do ta kishim nje fe si te sllave dhe te grekeve , sikur muslimanet shqiptare ne Turqi edhe ata ne Maqedoni te ciet jane asimiluar , e njejta gje do te ndodhte edhe me neve . Po faktori Fetare i neve muslimaneve i ndryshem nga ai Grekeve dhe Sllaveve , urrejtja e tyre ndaj neve , dhe lufterat ndermjet neve , ka bere , qe ne ta ruajm me vullnet jo vetem fene , por te ne eshte krijuar vullneti qe edhe kombin - gjuhen apo SHQIPTARIN ta qesim te paren se bashku paralele me Fene tone .

P.sh., per hir te vertetes edhe te Krishteret kane kontribuar per Kombin tone . Por , pa muslimanet dhe ISLAMIN , ne keto vende Shtete ShQIPTARE s'do te kishte .
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

P.sh., per hir te vertetes edhe te Krishteret kane kontribuar per Kombin tone . Por , pa muslimanet dhe ISLAMIN , ne keto vende Shtete ShQIPTARE s'do te kishte .

Ashtu hë? Mirë mirë,lere që na ke ofenduar si të pamoralshëm ne të pa fetë por edhe rëkesh të gënjesh këtu ,eh eh

Ja të të rreshtoj disa emra shkurt të atyre që u quajtën rilindasit e këtij vendi.
Andon Zako اajupi (musliman)
Ndre Mjeda (muslian)
Zef Serembe (musliman)
Aleksandër Stavre Drenova ''Asdreni'' (musliman)
Naum Veqilharxhi (musliman)
Jeronim De Rada (musliman)
Gavril Dara (Musliman)
Pashko Vasa (Musliman)
Ndre Mjeda (musliman)
Mihal Grameno (musliman)
Petro Nini Luarasi (musliman)
Luigj Gurakuqi (Musliman)


Për të shkuar pak tek vëllezërit Frashëri,sepse pak kush e di historinë e tyre edhe pak kush merr thelbin edhe të vërtetën.

Vëllezërit Frashëri kanë për mama një mbesë të Ilia Panaritit ose ndryshe Iliaz Bej Mirahori
Themeluesi i qytetit të Korçës,djali i priftit të zonës së Panaritit,i marrë peng ashtu si Skënderbeu,dhe i rritur në oborr.
Pushtuesi i Konstandinopojës dhe i shpallur mirahor nga sulltani për këtë pushtim.
Që ta afroj me temën,vëllezërit Frashëri nuk janë muslimanë,por janë të konvertuar si të tillë.Pikërisht prej gjyshit të tyre kanë pasur edhe ato mundësi për të qënë të privilegjuar në oborrin turk.
Nëse do më rilindas më thuaj të të sjell të tjerë që të mund të shquash se si do të ishim pa kontributin e muslimanëve edhe islamit
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

vëllezërit Frashëri nuk janë muslimanë,por janë të konvertuar si të tillë.

Jo buka por kulaci i thone kesaj pune
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Ashtu hë? Mirë mirë,lere që na ke ofenduar si të pamoralshëm ne të pa fetë por edhe rëkesh të gënjesh këtu ,eh eh

Ja të të rreshtoj disa emra shkurt të atyre që u quajtën rilindasit e këtij vendi.
Andon Zako اajupi (musliman)
Ndre Mjeda (muslian)
Zef Serembe (musliman)
Aleksandër Stavre Drenova ''Asdreni'' (musliman)
Naum Veqilharxhi (musliman)
Jeronim De Rada (musliman)
Gavril Dara (Musliman)
Pashko Vasa (Musliman)
Ndre Mjeda (musliman)
Mihal Grameno (musliman)
Petro Nini Luarasi (musliman)
Luigj Gurakuqi (Musliman)


Për të shkuar pak tek vëllezërit Frashëri,sepse pak kush e di historinë e tyre edhe pak kush merr thelbin edhe të vërtetën.

Vëllezërit Frashëri kanë për mama një mbesë të Ilia Panaritit ose ndryshe Iliaz Bej Mirahori
Themeluesi i qytetit të Korçës,djali i priftit të zonës së Panaritit,i marrë peng ashtu si Skënderbeu,dhe i rritur në oborr.
Pushtuesi i Konstandinopojës dhe i shpallur mirahor nga sulltani për këtë pushtim.
Që ta afroj me temën,vëllezërit Frashëri nuk janë muslimanë,por janë të konvertuar si të tillë.Pikërisht prej gjyshit të tyre kanë pasur edhe ato mundësi për të qënë të privilegjuar në oborrin turk.
Nëse do më rilindas më thuaj të të sjell të tjerë që të mund të shquash se si do të ishim pa kontributin e muslimanëve edhe islamit


Per te rritur numerin e ke than ndre mjeden 2 here hahah :D sidoqoft jon 5-6 milion shqiptare :D
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Per te rritur numerin e ke than ndre mjeden 2 here hahah :D sidoqoft jon 5-6 milion shqiptare :D

Ka qënë lapsus i momentit ,megjithatë kam lënë të tjerë pa thënë ,do më muslimanë ti që pa ndihmën e tyre nuk do bëhej Shqipëria?Ndërsa ky tjetri e lidh me kulaçin,mëndjen nga e ngrëna e kanë LOL
O Lover po të them pra se si islami e ndërtoi Shqipërinë,do më edhe ti ?
Hajt se po i zvëndësoj një emër gabim me 2 të tjerë
Kostandin Kristoforidhi (Musliman)
Jani Vreto (Musliman)
Hajt na thoni edhe ne si e ndihmuat çështjen shqiptare ju islamikët e pa -udhë
 

Endrra

VIP
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Per te rritur numerin e ke than ndre mjeden 2 here hahah :D sidoqoft jon 5-6 milion shqiptare :D

cke ti o Ado ,,,ne ta bejme qejfin ty...ti ke te "drejte" e ne e dime te verteten....ska rendesi, mjafton te besosh vetem ti ne keto qe shkruani ju :)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Hajt na thoni edhe ne si e ndihmuat çështjen shqiptare ju islamikët e pa -udhë

Besoj se ke mjaft artikuj edhe ketu ne forum, kerko vetem pak po deshe, dhe nuk eshte se nuk din, por keni merak te perseritni t'njejtat gjera gjithmone. Islamiket e pa-udhe ? Mendoj se ti ec mu ne udhet e tyre.:cow:
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Pamvarsisht se nga erdhi feja cdo njeri ndihemi mir ne ket fe se kemi,ata se nuk ndihen mir shpirtrisht konvertohen, nuk kemi pse te flasim me gjuhen e urrejtjes ,gjith kemi luftu per nje gjuh dhe komb,por e keqja eshte se ta kan impuno komunizmi dhe ne ketu tani shajm e bertasim per fain e dikujt tjeter!! Mekat do thoja un.........kombi - feja cdo her jan te lidhura sikur se gjaku me kock.....ne shqiptart kemi keto paragjykime te mykura sepse tjert popuj nuk qajn hallin, e respketojn cdo bindje besimesh madje dhe betimin bejn mbi librin e shejt..
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

besoj qe dhe turqit edhe ne ecim ...mbi VIA IGNACIA:)

LOOL, sateliti i kokes tende e kuptoi krejtesisht tjeter. S'ke faj, te renda jane fjalet e mia qe t'i kuptoje truri yt aq shpejt.
 

Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Kisha postuar nje artikull une ketu ...
A ka mundesi ta di se kush e ka hequr ?
Apo do nuk ju vjen mir juve se ju thote kush jeni ne te vertete ...
 
Top