Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur
14/01/2012 05:00


Tani per tani bilanci i aksidentit detar ne afersi te Ishullit te Giglios, nje prej perlave te bregdetit te Toskanes, flet per tre viktima dhe 14 te plagosur.

Forcat e shpetimit arriten te nxjerrin 60 persona, qe paten mbetur te bllokuar ne anijen "Costa Concordia", e kompanise "Costa Crociere", me e madhja ne Europe Anija ka pesuar nje çarje prej 70 metrash te gjate ne anen e majte dhe eshte anuar me nje kend prej gati 80 gradesh.

Behet e ditur se nuk eshte kontrolluar akoma nga polumbaret pjesa nen uje e anijes ku ndodhesin rreth 4.200 persona, 3000 pasagjere dhe te tjeret anetare te ekuipiazhit. Aktualisht po shqyrtohet lista e pasagjereve per te arritur ne nje bilanc perfundimtar, por flitet se 70 persona rezultojne te zhdukur.

Nuk kane munguar polemikat mbi operacionet e shpetimit, sepse fillimisht dukej se problemi nuk kishte qene kaq i rende.Tempulli pluskues i detrave, siç konsiderohej anija eshte inauguruar ne korrik te vititi 2006 dhe ishte nisur per nje udhetim tete ditor ne zonen perendimore te Detit Mesdhe.

Eshte anija me e madhe e ketij lloji ne Itali, 290 metra e gjate, me te mund te udhetojne deri 3 mije e 780 pasagjere dhe ne bord ka çdo lloj komforti, pese restorante, kater pishina dhe rreth 2 mije metra katrore siperfaqe kushtuar sporteve te ndryshme. Pikerisht nga permasat e anijes, aksidenti i mbremshem u krahasua me ate te anijes 'Titanic'./ Tch
231.jpg



FOTO ANIJA MBYTUR.jpg
 
Redaktimi i fundit:

sensuu

sweet
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

:(:(:(:(:(....me vjen keq
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

gjith mediat e japin ket lajme, vertet lajm i rend.
 
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Sa gjynah ,imagjino ne te ftohtin qe ben tani si dite janari qe eshte .Tamam Titaniku :(
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Kjo asht vertet Fatkeqsi
 

MasteR

I'm offline
Pe: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Ngushellime...zoti i befte te forte familjaret e tyre :(
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Ehh sa keq, thuhet se eshte faji i komandantit te anijes por ama ata vdiqen, ka serish shume brenda ne anije.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Me sa kuptova komandanti dhe oficeri i pare kane shpetuar, dhe i kane arestuar.

Gjithsesi, eshte gjynah per te gjithe qe pesuan kete tragjedi.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Me sa kuptova komandanti dhe oficeri i pare kane shpetuar, dhe i kane arestuar.

Gjithsesi, eshte gjynah per te gjithe qe pesuan kete tragjedi.

Jo per kete gje por sepse kishte akoma njerez ne anije.. dhe kane qene nder te paret qe kane ikur(duhet te jene te fundit)
+ anija ka ikur ne zone qe sduhej
+ nuk kane lajmeruar rrezikun ne kohe
 

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Tragjedi me Anijen Costa Concordia Vidio

Në14 janar të vitit 2012, anija u mbytur në shkëmbinj pranë del Giglio Isola, Toscana, duke vrarë të paktën 11 të vdekur. Sipas një deklarate të Bregut, anija goditi një rrip rëre, të vënë fotot e medias bëjnë të qartë se ai goditi gurë, duke lënë një pjesë e bashkangjitur në anije dhe pjesë e zhvesh në pikën e aksidentit. Anija është rreth 2 / 3 pakësuar në të drejtën e ujit nga hark SAJ. Pas një zhurmë dhe një ndërprerje, njoftoi se kapiteni ka pasur një defekt në gjenerator dhe së shpejti do fuqi do të ishte restauruar, por pastaj e ekuipazhit I pyetur për të vënë xhaketa dhe le të anijes i cili shkaktoi disa panik, duke çuar në Viktimat do të vendosë në det dhe u mbyt. Aktualisht anija është në rrezik serioz të zhytet plotësisht, duke i dhënë fund shpresës për shpëtimin e të mbijetuarve.

 

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Pe: Tragjedi me Anijen Costa Concordia Vidio

 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Tragjedi me Anijen Costa Concordia Vidio

Njerëzit vraponin dhe hidheshin njëri mbi tjetrin duke shkelur bile edhe mbi fëmijët.
Nëpër dysheme parfume te shtrenjta,xhevahirë te shtrenjtë (Swarovski),ora shumë te shtrenjta – por askush nuk e ka mendjen te ato fare.Për herë të parë në jetën time kam parë njerëz tepër vetjak dhe egoist,plaku 80 vjecar duke goditur ne fytyrë një grua të re me fëmijë në dorë e cila donte të hynte në barkën për shpëtim – tregon kështu Sara Janjiq (22) punëtore e free-shop-it e cila kishte shpëtuar nga fundosja e anijes Costa Concordia ne Itali.
Ka qenë një situatë e pashpresë.Gjatë përplasjes unë si punëtore e free shop-it u ktheva te vendi im I punës dhe atje pashë që të gjithë artikujt e shtrenjtë filluan të bien nga raftet duke përfshirë edhe unaza dhe çafore te shtrenjta,me mijëra euro vlerë ishin të shpërndara nëpër dysheme dhe njerëzit shkelnin mbi to pa I vrejtur fare ato.Krejt kjo zgjati 3 orë.
Gjatë evakuimit nëpër barka të shpëtimit ka qenë gjendje e mjerë.Luftë shtazore për shpëtim – duke u shtyer mes veti,duke u rrahur,duke shqyer teshat e njëri tjetrit.Gjithëçka ka qenë sikur në filmin (Titanik), përfundon ajo.
Në jetën time nuk kam parë panikë të tillë,ajo ka qenë luftë për jetë ose vdekje.

marre nga gazeta e Beogradit "Blic"
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Tragjedia në brigjet italiane në anijen “Costa Concordia”, ku humbën jetën 6 persona dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor. Kapiteni i anijes, Francesco Schettino, 52 vjeç, u arrestua me akuzat e vrasjes së shumëfishtë dhe braktisjes së anijes para pasagjerëve. Dje në mëngjes u gjet trupi i gjashtë i pajetë. Në një komunikatë për mediat, kompania e kroçerave ka fajësuar kapitenin e anijes për atë që ndodhi. “Nuk ka respektuar standardet që ofron ‘Costa Concordia’”, thuhet në njoftim. Kapiteni ka kaluar shumë afër ishullit Giglio derisa ka goditur rripin shkëmbor, i cili ka shkaktuar një çarje 70 metra të trupit të anijes. Sipas mediave italiane, kuzhinieri i anijes ishte nga ky ishull dhe duke bërë shaka me të ai i kishte thënë: “Ja tani do të kalojmë mbi Giglion tënd”. Për paralajmërimin se ishin shumë afër ishullit, ishte shumë vonë. Anija “Costa Concordia”, e krijuar në vitin 2006, e cila për nga luksi ishte krahasuar me Titanikun, vazhdon të zhytet dalëngadalë nën ujë. Udhëtarët në anijen e pushimeve ishin kryesisht nga Britania dhe Franca, por edhe nga vende të tjera. Mediat britanike shkruajnë se sipas postimeve në “Facebook”, kapiteni Schettino është italiani më i urryer në botë.

/Panorama/
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Itali, mbytet anija me udhëtarë, 70 të zhdukur

Itali, gjenden trupa të rinj në “Concordia”

anijambyturr.jpg
Skuadrat e kërkimit kanë gjetur trupa të rinj në rënojat e kryqëzorit “Costa Concordia”, të fundosur në ujra të cekta pranë ishullit italian të Xhilios në 13 janar.

Lajmi u raportua të mërkurën nga mediat italiane. Trupi i pajetë i një 5-vjeçareje është gjithashtu midis të sapozbuluarve.

Megjithatë, për momentin është ende e paqartë se sa trupa janë gjetur. Në total, aksidenti i kushtoi jetën 32 personave, ndërsa 17 prej tyre janë rikuperuar më parë.

Zbulimi i këtyre viktimave u bë i mundur pasi skuadrat e kërkimit arritën të depërtonin në disa pjesë të përmbytura, ku nuk kishte akses më parë.

Sipas një prej udhëheqësve të operacioneve, për identifikimin e disa trupave mund të jetë i domosdoshëm testi gjenetik, për shkak të fazës së avancuar të dekompozimit.

“Costa Concordia”, një kryqëzor turistik me 4 200 persona në bord në momentin e aksidentit, u përplas me shkëmbinj nënujorë dhe u fundos në ujra të cekëta një muaj më parë.

Kapiteni i anijes, Francesco Schettino, përballet në gjykatë me akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe të braktisjes së mjetit në vështirësi, pa pritur që të gjithë udhëtarët të evakuoheshin. /Tch
 
Top