Izmir Smajlaj bën të heshtë Beogradi…

izmiri-1024x682.jpeg
Atleti shqiptar ia del mbanë të kërcejë 7.91 m, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit për të marrë medaljen e tretë të artë brenda këtij viti.


Nuk ka më të ndalur Izmir Smajlaj, i cili regjistroi mbrëmjen e sotme një tjetër medalje të artë, duke i çuar ato në tre brenda vitit 2021 nga i cili kanë kaluar vetëm 2 muaj.

Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 m. në kërcim së gjati në mitingutn ndërkombëtarë të sallave të mbyllura, që u zhvilluar në Beograd, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Për t’u veçuar është edhe fakti, që atleti ynë nuk u prit aspak mirë në garën e Beogradit, teksa nuk i mori asnjëherë duartrokitjet e kërkuara para çdo kërcimi. Megjithatë atleti ua mbylli gojën të gjithëve, duke regjistruar rezultatin më të lartë në garë.

Një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë event erdhi edhe nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente argjendin. Burraj zhvilloi gjithashtu një paraqitje shumë të mirë, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 sekonda në garën e 400 metrave, por ishte i pafat në finish teksa i shpëtoi medalja e artë për një diferencë minimale.
B.T (Dosja.al)
 
Top