Ja perse japonezet nuk e shoqerojne ushqimin me uje

-640-0-6050f80da2b2b.jpg
Nëse shkon në një restorant në një vend perëndimor, gjëja e parë që shërbehet ende pa ardhur ushqimi është një kanë e madhe me ujë, akull dhe limon. Në Japoni, maksimumi që mund t'ju ofrohet është një filxhan i vogël i mbushur me ujë. Japonezët besojnë se uji gjatë ushqimit ndikon në procesin e tretjes dhe ja vështirëson trupit.

Ndonëse e dinë shumë mirë se të qëndrosh i hidratuar është thelbësore, konsumimi i ujit gjatë kohës që pa hani drekë/darkë mund të bëjë më shumë keq sesa mirë.


1-Mund t'ju shkaktojë gojë të thatë
Sado kontradiktore mund të duket, nëse shoqëroni ushqimin me një gotë uji, mund të ndjeni një gojë të thatë. Vetë sekrecionet e pështymës shërbejnë si një lëng i shëndetshëm për të ruajtur mjedisin oral dhe nëse ajo thahet, mund të vini re disa simptoma të pakëndshme, përfshi këtu aromën e rëndë të gojës.


2-Ndikon tek procesi i tretjes
Duke pirë ujë gjatë kohës që hani, stomaku merr sinjale të dobëta në lidhje me tretjen e ushqimit dhe si rezultat do të keni një bark të fryrë.


3-Mund t'ju shkaktojë urth
Nëse konsumoni ujë, i shtoni volum stomakut dhe rrisni presionin në të, siç do të bënte një vakt i bollshëm. Si pasojë mund të ndjeni djegie të stomakut ose siç njihet ndryshe, urth.


4-Ka gjasa të shtoni në peshë
Konsumi i ujit gjatë ushqimit mund t'ju bëjë të fitoni disa kile më tepër. Nëse tretja s'bëhet siç duhet, ushqimi i depozituar kthehet në kile të shtuara.



Si t'ja bëni për të ndjerë sa më pak nevojën e ujit teksa hani?
1. Konsumoni sa më pak vakte të kripura, për të mos ndjerë etje.

2. Merrni kohë për të përtypur ushqimin. Ushqimi i përtypur mirë tretet më thjeshtë dhe nevoja për të konsumuar ujë reduktohet.


3. Pini ujë 30 minuta para se të konsumoni vaktin e radhës. Eshtë një nga format më të mira për të qëndruar të hidratuar.



4. Mos hani me shpejtësi asnjë vakt! Dedikojuni ushqimit dhe përqëndrohuni aty.


Sot.com.al
 
Kur kam qene e vogel ne dardanele :p gjyshja ime nuk donte qe pinim uje gjate procesit te ngrenies,edhe ket zakon e kam ala. Arsyeja sepse krijonte ngopje dhe nuk merrnim sasine e duhur te ushqimit si dhe ngadalesonte procesin e tretjes. Kshu qe dhe ne shqipot kemi psa bere dhe bejme si japonezet :p
 
S'pi uje kur ha, vetem mbasi kam mbaruar se ngreni. Mesa duket paskam ca rrenje japoneze ?

Shiko anen pozitive: % e meshkujve qe jane me te gjate se ty do jete me e lart krahasuar me femra me te gjata, dhe rrjedhimisht ke me shume opsione per meshkuj qe do i gjykosh sipas atij parametri! :p
 
Poashtu, japonezet nuk e kane shume problem mbipeshen. Ndersa europianet jane pak ndryshe. Ndaj, nese ju e keni kete problem, pini pak uje kur hani.
 
Shiko anen pozitive: % e meshkujve qe jane me te gjate se ty do jete me e lart krahasuar me femra me te gjata, dhe rrjedhimisht ke me shume opsione per meshkuj qe do i gjykosh sipas atij parametri! :p
Kjo çeshtje me ka munduar çdo nate ne fakt. Me ne fund shkenca i dha zgjidhje edhe dilemave te mia ?
 
Top