Ja vlen të shpenzoni 1200 Euro për iPhone 12 Pro?

Endrra

VIP
Ka gabime qe behen me vetedije nga te dy ?
Por ne shumicen e rasteve jane femrat qe gabojne, si rrjedhoje e gjykimit te shpejte, ne te shumten e rasteve rezulton i gabuar.
Nuk ka gje mos prano qe te shkau dora .. une po mbyll syte ?

He se shaka .. pak rendesi ka.. ne baze te konfidences komentova
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Moj mos fol me haram se nuk eshte mire!
Une ha buke e sallat me pagu studimet, ti thua qe rri ne kuriz te prinderve! Po si ka mundesi qe fut hundet kaq shume ne familjen tone?!

Sa per temen, qe kur Ajfoni vendosi te fiket ne maj te malit se mberdhiu, i thash bye bye kur mos te pafsha! Telefonin e ke per mjet kontakti ne radhe te pare e me tej per bukuri e budalleqe te tjera... keshtu qe le te nxjerin ca te duan, nuk kthehem me mbrapc.
Mua me vjen plasja kur dua me be foto ne vere dhe nxehet nga dielli dhe i ikën ndriçimi! Pastaj filloj zihem me robt, “jo pse s’me ke nxjerr mir, jo me ke nxjerr me sy mbyll” dhe ata te shkretet qe ja bejne “thjesht e shkrepa disa here, s’arrij te te shof fare ne ekran, me shpresen se nje foto te pakten do dali e sakte” ?
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Samsung eshte baba, apple blejne njerzt nganjehere per nga mendjadhesia apo varesia e produktit si emer me fame boterore qe ka.
Ose thjesht jemi mesuar dhe ambjentuar me ate sistem.
Mua kur me dhane telefon te punes Android dhe me merrte shefi ne telefon, ne fillim ngaterrohesha dhe kushedi sa here ja kam hung up telefonaten (pa ekzagjerim) ?
 

ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Jo po i boshim p0rdhe Nokias dhe na dukej shtrenjte 200-300 eur ? lol

Une perdor Samsung, kam pas perdor dhe iphone deri tek 6 por update i IOS mbas 1 viti e bente shume te ngadalte procesorin dhe ta shpifte. Mbasi mora Samsung plasi dhe skandali i Apple ne lidhje me nderhyrjet qe benin ne IOS per ti nxjerre jashte funksionit ne menyre qe cdo vit te prodhonin dhe shisnin modele te reja. Tani se kam idene si jane ??

Nejse, ndihem mire me Samsung dhe skam ndermend ta nderroj per momentin.
 

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Kam një Xiaomi që funksionon rrjedhshëm në përditshmërinë time, nuk e kam paguar më shumë se 130 € po u prish do ta vendosi nën këmbën e tavolinës që lëkundet . Megjithatë ajfonistat që shpenzojnë shuma të tilla nuk mund të them që e blejnë vetëm për ekzibicionizëm sepse do të ishte sipërfaqësore ngaqë ajfoni nuk ka lindur si produkt consumer .
 

ZHIGO

...
Sipas mundesive cdo gje. Nqs ja lejon vetes pse jo. Personalisht Iphone me Samsung dhe shok me duken si nata me diten, as qe nuk krahahsohen. Ndoshta eshte si te mesohesh, nqs mesohesh me parametra minimale eshte dakord edhe nje Nokia thjesht sepse e kryen telefonaten por nqs perdor applikacione te ndryshme normalisht qe dhe kerkesa e parametrave rritet dhe domosdo ketu sipas mundesive ben dhe zgjedhjen.
 

NGU

Wild child full of grace
Une do e pres si dhurate per vitin tjeter, deri atehere besoj qe do i bjere cik cmimi dhe nk do harxhoni kaq shume :d
 
Top