• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

"Jeta ime ne vargje"

Ylli-1

Etnoshqiptar
Ketu do te gjeni serisht disa vargje te miat............


Mث PYESIN

Më pyesin gjithnjë
Pse lot derdhë e s’ndalem kurrë?
Them: Ngase në ne fshihet një fëmi
Edhe kur në moshë themi: U bëra burrë!

Më pyesin po ashtu
Pse vuaj e s’ndalem dot?
Them: Sepse kjo botë
ثshtë e mbushur me lot!

Më pyesin
ا’shtë dashuria?
Them: Mos më pyetni mua
Por vuajtjet e mia!?
 
Last edited:

Ylli-1

Etnoshqiptar
MOS

Mos më dil përpara lotëve
Të lutem më lejo të qaj,
Sepse në jetën time s’ka asgjë tjetër
Vetëm vuajtje dhe vaj!

Mos të lutem mos
Lotët mos mi ndal,
Gjithë dhembjen e botës
Zoti ma ka falë!

Unë këtë jetë nuk e zgjodha
Dhe nuk desha fare të lind,
Fatin që jeta ma dhuroi
Sikur më mallkuan perënditë!
 

Elushe

Vogëlushe
Ketu do te gjeni serisht disa vargje te miat............




Më pyesin gjithnjë
Pse lot derdhë e s’ndalem kurrë?
Them: Ngase në ne fshihet një fëmi
Edhe kur në moshë themi: U bëra burrë!
Edhe pse citova vetem kete pjesez, me pleqyen te dy poezite. Vargje te ndjere dhe gjuhe qe rrjedh natyrshem. Te uroj frymezim ELB.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
NJث RREZE

Në jetën time hyre e ngrohtë
Si një rreze dielli në verë,
Hyre dhe zemrën më ngrohe
Hyre dhe do mbetesh në te përherë!

Pyes vehten si ka mundësi
Që dhe nata e errët të bëhet ditë,
Me ty zemra s’është qudi
Sepse shpërndan pandërpre dritë!

Do të shkëlqesh jeta ime
Nga sot e përherë,
Me ty shpirti im
Edhe dimri është pranverë!

Dhe një ditë kur të ik nga kjo botë
Zemra ime do mbetet me Ty,
Sepse ti e ngrohe si një rreze
Dhe do ta ruajsh me ngrohtësi!
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Edhe pse citova vetem kete pjesez, me pleqyen te dy poezite. Vargje te ndjere dhe gjuhe qe rrjedh natyrshem. Te uroj frymezim ELB.

Te falemnderit qe me lexon dhe vlereson Elushe. Respekt!
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Edhe une me mendimin e Elushes jam i paskerke bere vertet shum te bukura.
Vazhdo vetem para
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Edhe une me mendimin e Elushes jam i paskerke bere vertet shum te bukura.
Vazhdo vetem para

Te falemnderit vella per perkrahjen dhe vleresimin qe me ben. Respekt te vecante!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Keto te fundit jane super poezi me pelqejne shume ,komplimentat e mia :)
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
LOTثT E SHIUT

Lotët e shiut binin mbi mua
Ylberi është shumë larg,
E treni i jetës sime ik në pa kthim
Kurse shiu i lotëve më lag se më lag!?
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
DHURATA Qث NUK FALET

1.
Të ndjeva sikur ishe me mua
Aq afër, e largët më ishe,
Jetova një ditë në ëndrra
Askush me mua nuk ishte!

2.
Të preka me duart e ngrira
Më përvëlove akulli im,
Hapa sytë shikova terrin
Më verbove me një shikim!

3.
Të pashë hije e tretur
Atje përtej shtatë malesh,
Në botën e fundosur në hapsirë
Ishe dhuratë që nuk falesh!
 

Lolita25

So EmoTionaL
DHURATA Qث NUK FALET

1.
Të ndjeva sikur ishe me mua
Aq afër, e largët më ishe,
Jetova një ditë në ëndrra
Askush me mua nuk ishte!

2.
Të preka me duart e ngrira
Më përvëlove akulli im,
Hapa sytë shikova terrin
Më verbove me një shikim!

3.
Të pashë hije e tretur
Atje përtej shtatë malesh,
Në botën e fundosur në hapsirë
Ishe dhuratë që nuk falesh!
Esht njera nder poezit e tua me te bukura,me pelqen shum :)
 

Ylli-1

Etnoshqiptar

Ylli-1

Etnoshqiptar
ELB kompliment me plq poezit sidmos ajo NJè rreze dhe kjo e fundit..t'lumt
SuRiAnA, te falemnderoj shume per vleresimin qe me ben. Keto vleresime me shtyjne edhe me tutje te shkruaj.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
NثN UJVARAT E KULLUARA

1.
Lëshoja vështrimin atje në largësi
Aty ku bardhësia botës i jep dritë
Aty ku je ti bjondina ime e bukur
Nën ujëvarat, duke më pritë!

2.
Hap krahët si shqiponja të fluturoj
Kaltërsitë e qiellit pa frikë ti zë,
Të ulem aty në luadhin e gjelbëruar
Njëherë të jem me ty dhe kurrë mos të të lë!

3.
Vështrimin tënd pishë, sërish ta takoj
Dhe zemrën e madhe që në gjoks e ke,
Zërin tënd të ëmbël sërish ta dëgjoj
Atëherë kur thua:” Rri, vetëm mos më le”!
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
SA E GJATث PRITJA!

Pa ndërprerë e shikoj orën
Minutat nuk ecin dot,
Të pres dhe në zemrën time
Po mblidhen lot!

Edhe një orë po kalon
Dhe ti nuk dukesh askund
Lutem me forcë tek perëndia
Që pritjes sime ti jap fund!

Po nuk erdhe sa më parë
Para meje do të shembet kjo botë
Kurse unë bashk me te
Do të mbytem në lot!

28.07.2008 / 9:25
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
GJITHNJث ME TY

Edhe pa shikuar horizontin
Edhe pa e parë dot qiellin
Do të jesh gjithënjë me mua
Ti që në shpirtin tim e sole diellin

اdo mëngjes do të zbardh
Me ty në mendjen time
اdo ditë do të jetë e jotja
Zemra që më solli të freskëta agime!

اdo darkë do të të shoh ty
Se si e lumtur ik në gjumë
Dhe e di se në ketë lumturi tënden
Bëjë pjesë dhe unë!
Ylli says:
Edhe yjet, edhe hëna, edhe dielli
Që përhere do të të shoqërojne ty
Dije që unëpo ti dergoj
Dije se edhe unë jam aty!

Puthjet e tua do ti pres
Mu sikur rrezet e diellit,
Dhe dashurinë time përmes tyre
Do të ia dëftoj qiellit!

Kur trupi yt te prek rërën
Dhe nga ajo do të marr ngrohtësi
Mbaje mend shpirti im
Se në çdo grimce rëre jam me Ty!
 

Bjondina

Antarë i ri
vertet e meriton me te dhen komplimente se shume poezi te bukura kishe shkruar ELB suksese ne te ardhmen te pershendes Bjondina
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
vertet e meriton me te dhen komplimente se shume poezi te bukura kishe shkruar ELB suksese ne te ardhmen te pershendes Bjondina

te falemnderit per vleresimin bjondina. Gezohem qe te kane pelqyer poezit e mia - respekte
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nuk kam patur rastin ti lexoj me perpara.....por qenkan vertet shum shum te bukura.....:dong::dong:
 
DHURATA Qث NUK FALET

1.
Të ndjeva sikur ishe me mua
Aq afër, e largët më ishe,
Jetova një ditë në ëndrra
Askush me mua nuk ishte!

2.
Të preka me duart e ngrira
Më përvëlove akulli im,
Hapa sytë shikova terrin
Më verbove me një shikim!

3.
Të pashë hije e tretur
Atje përtej shtatë malesh,
Në botën e fundosur në hapsirë
Ishe dhuratë që nuk falesh!
e papame kjo...shume te bukura te gjitha poezite....te uroj shendet e gjithe te mirat...
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Dhe flet per mua ti :p ti qenke njish vet more ELB... me pelqejn shume te gjitha :ciaoo:

Adrenalina - normal qe per Ty, pse per kend mendove ti!

Te falemnderit per vleresimin qe ma ben.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Nuk kam patur rastin ti lexoj me perpara.....por qenkan vertet shum shum te bukura.....:dong::dong:
Epo mikesha ime është dashur te me lexosh me heret, e sheh çfarë ke humbur hahhaa

Te falemnderit shume shume per vleresimin.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
e papame kjo...shume te bukura te gjitha poezite....te uroj shendet e gjithe te mirat...


Ina, është shpirti ime, jeta ime ne vargje prandaj kane kete fuqi qe ti e vlereson.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Ja dhe një qe ndoshta do te ju pelqej:

PRITJA SA E GJATث!

Me orë të tëra qëndroja
Sytë hapur në largësi,
Shikoja mos vallë diku larg
Do të shfaqesh ti!
Por ti nuk dukesh, nuk vjen
Stuhi e fortë ne po na ndanë
Edhe dielli pa ty nuk shëndrit
Kurse zemra ime qan, qan.
E ti plagët veç mi thellon
Unë askund shërim nuk gjej,
Dhe këtë dhembje që më përvëlon
Askujt nuk ia rrëfej!

10.08.2008 / 20:24
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
RIKTHIMI

Ti më vjen sikur një rreze
Dhe më futesh në gji,
Zemrën time te ngrirë
Ma ngroh përsëri!
Dhe në sytë e mi të shterur
Që pa ndarë derdhnin lot,
Solle dritën e dashurisë
Më të fortën në botë!
Unë që rrugën kisha humbur
Atë ditë kur ike ti
Rikthimi yt më përtëriu
N’rrugë më solli përsëri!
Me buzëqeshjen tënde të ëmbël
Edhe bota u mbush me gëzim
E si t’mos ngjallet jeta ime
Me ty në përqafim!


10.08.2008 / 23:38
 
RIKTHIMI

Ti më vjen sikur një rreze
Dhe më futesh në gji,
Zemrën time te ngrirë
Ma ngroh përsëri!
Dhe në sytë e mi të shterur
Që pa ndarë derdhnin lot,
Solle dritën e dashurisë
Më të fortën në botë!
Unë që rrugën kisha humbur
Atë ditë kur ike ti
Rikthimi yt më përtëriu
N’rrugë më solli përsëri!
Me buzëqeshjen tënde të ëmbël
Edhe bota u mbush me gëzim
E si t’mos ngjallet jeta ime
Me ty në përqafim!


10.08.2008 / 23:38
ELB...mesa duket frymezimi te qenka dukur ne horizont.....jane te mrekullueshme te dyja...do doja te shprehja kaq bukur ate qe ndjej si ti....complimente per thjeshtesine e bukurine e vargjeve...
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
ELB...mesa duket frymezimi te qenka dukur ne horizont.....jane te mrekullueshme te dyja...do doja te shprehja kaq bukur ate qe ndjej si ti....complimente per thjeshtesine e bukurine e vargjeve...
Ina, respekt per ty! Te falemnderit qe gjen kohe te me lexosh dhe qe shprej mendimin tend rreth punes sime.

P.S. Po deshe te shprehesh me kete thjeshtesi qe kam une ne vargje, provo te shkruajsh thjeshte dhe une te ofroj ndihmen time per aq sa di dhe mundem.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Ja edhe një e sotme:

Tث Tث THEM

Të them sa të dua
Më nuk ka kuptim,
Sepse këtë e thotë
Tash tërë trupi im

Të të them më mungon
Do të jetë pak,
Shpirti po më qan
Zemra pikon gjak

Të të them t’kam xhan
Ti këtë tashmë e di,
Kam rënë thellë mbrenda
Kam rënë në dashuri me TY!

12.08.2008 / 9:30
 
Top