JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

Anekënd botës shpesh dëgjohen lajme të cilat tregojnë se ndërhyrjet kirurgjike për rritjen e gjinjve kanë shkuar keq. Për këtë arsye, Italia ka vendosur t’i japë fund rrezikut të tillë, së paku kur bëhet fjalë për të rejat nën 18 vjet.Shteti italian do të paraqesë një ligj, sipas të cilët të rinjve nën 18 vjet, do t’iu ndalohet çfarëdo ndërhyrje estetike, dhe ky akt do të konsiderohet ilegal.

Vetëm vitin e kaluar më shumë se 10.000 të reja në Itali i janë vështruar operacionit për rritjen dhe rregullimin e gjinjve, ndërsa shpenzimet e operacionit i kanë paguar prindërit.

Shumicës së tyre u janë vënë silikonë të cilët konsiderohen të rrezikshëm, madje edhe kur bëhet fjalë për kirurgë plastikë të regjistruar dhe të kontrolluar nga shteti.

Sipas të dhënave të përgjithshme, brenda një viti, në Itali 85.000 femra i nënshtrohen operimit të gjinjve, 70% e tyre për arsye estetike, ndërsa 30% për arsye shëndetësore. /Telegrafi/
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

Bah une kam frike keto nderhyrja...mire do bejne me kete ligj
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

sbesoj te jene te mira ne asnje moshe...:konfuz:
 

kolena

once upon a time...
Titulli: JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

kshu eshte kur do me u be e bukur me zor...eshte idiotsi te besh operacione kur je akoma ''femije''..ta mbajne derrase aty dhe ta qepin gojen..
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

Shumica e bejne per te rene ne sy ,por duhet te dine qe vetem manjaket jan te interesuar per gjoksin e madh .Un maksimumi e dua 2 kshu qe ta rrisin sa te duan sme hy ne sy nje gjoks i madh ,perkundrazi ma shpifffffffff.
 

alfonci

Veri investigatio
Titulli: JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

Gjyshi im thoshte, ca te mbesi jashte goje eshte e tepert, nuk duhet gja :D
 
Top