Jo vetëm miliona, Ibra tani është rekormen ne France

cent

...Lontano
PSG-ja ka investuar në mënyrë të frikshme, por në pritje për të parë në aksion mbrojtësin më të mirë në botë, Tiago Silvën, ai që ka mahnitur dhe, kjo nuk është një risi, është Zlatan Ibrahimoviç. 1zb5s1k.jpg
Sulmuesi suedez, i mbërritur këtë verë nga Milani për një shifër prej 20 milionë eurosh, është golashënuesi i vetëm i skuadrës, sepse të gjithë golat e PSG-së deri tani mbajnë firmën e tij; katër realizime në katër ndeshje kampionat, edhe pse 30-vjeçari ka luajtur vetëm 3 takime. Nuk ishte e vështirë ta parashikoje faktin se Zlatani do të ambientohej menjëherë në skuadrën e yjeve që po ndërton trajneri Ançeloti, por fakti që ish-milanisti do shndërrohej menjëherë në liderin e ekipit, mendohej se do kërkonte pak kohë më shumë. Por Ibra mbetet Ibra dhe me magjitë e tij në fushë u është kundërpërgjigjur kritikëve të mëdhenj francezë, që e panë absurde faktin e pagës së tij vjetore prej 15 milionë eurosh. Gjithsesi, tani katër gola të shënuar prej tij në 3 ndeshje dhe tërheqja e skuadrës në transfertën e Lilës drejt fitores së parë e kanë kurorëzuar Ibrahimoviçin si “perandorin” e ri të Parisit. Megjithëse, sikur të mos mjaftonte fakti i golave dhe se ai është rekordmen në lidhje me pagën e tij, sulmuesi i PSG-së e ka shkruar me germa të arta emrin e tij në historinë e futbollit francez. Goli i parë i shënuar kundër Lilës, pas vetëm 28 sekondash, është një rekord historik për kampionatin transalpin, duke thyer rekordin e Nuredin Kouriçit, i cili në vitin 1983 realizonte pas 45 sekondash. Kjo do të thotë se Ibra e ka përmirësuar këtë rekord me 17 sekonda. Por, nga ana tjetër, rekordi që suedezi kërkon të thyejë është ai i mitit Josip Skoblar. Bomberi kroat, teksa luante për fanellën e Marsejës në sezonin 1970-1971, arriti të realizojë 44 gola në 38 takime, një synim i vështirë, por jo i pamundur për bomberin e kryeqytetasve.

“Zlatani, si një gjigand i NBA-së”
Pas fitores së parë, drejtori teknik i PSG-së, Leonardo, kthehet të thurë elozhe për ish-bomberin e Milanit dhe Interit. “ثshtë normale që skuadra pa Ibrën në fushë është më pak e fortë, sepse këtu po flasim për një futbollist fantastik, me burime të pashtershme fizike dhe teknike. Por më shumë sesa kjo tek Ibra vlerësoj shpirtin e garës, faktin që ai kërkon gjithmonë të fitojë. Kur e shoh ndonjëherë në fushë më duket më tepër si një gjigand NBA-je, një basketbollist, sesa një futbollist. 196 centimetrat e tij frikësojnë çdo rival, por në shumë raste, pavarësisht gjatësisë, ai shpërthen si një lojtar 170 centimetrash, duke shfaqur shpejtësi e konkretësi. Me pak fjalë, sulmuesi më i fortë në botë”.
/panorama-sport
 
Top