Josa në kërkim të një miqësoreje

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Josa në kërkim të një miqësoreje


Trajneri elbasanas Mirel Josa e ka fort për merak një ndeshje miqësore pa u larguar nga ditët pogradecare. “Edhe për të parë më mirë këtë grup në kushte loje ? thotë trajneri i ulur këtë sezon në pankinën e kësaj skuadre ? që ndryshe nga kampionati i kaluar ka pësuar transformime”. Një mundësi mbetet skuadra pogradecare që luan në kategorinë e parë, por fakti që nuk ka më shumë se dy ditë që ka nisur stervitjen ata (kundërshtarët) kanë kthyer hë për hë një përgjigje negative. “Gjithsesi një ndeshje na duhet ? thotë edhe një herë tjetër Josa ? me një skuader që do na sherbente për të parë deri ku jemi”.

Lako, edhe një vit verdheblu

Edhe për një sezon tjetër korçari Stavrion Lako do të jetë futbollistë I skuadrës së Elbasanit. “Për atë se këtë kampionat ekipi do të ketë objektiva të një niveli të lartë ? thotë Lako ? gjë të cilën veshtirë ta kisha gjetur tek një skuader tjetër e kategorisë superiore. Një tjetër arsye që më ka bërë të firmos edhe për një sezon tjetër me këtë ekip ka qenë korrektesa financiare”.

Mehmetaj nuk duket, me provime?

Në asnjë nga stërvitjet e zhvilluara në Pogradec nuk ësht?_rë me grupin e Josës, elbasanasi Mehmetaj. Josa thotë vetëm se ka qenë i angazhuar me sezon provimesh, duke lënë për të kuptuar se shpejt do të jetë me skuadren. Por nga ana tjetër Josa thotë se gjatë gjithë kesaj kohe ka qenë I shqetësuar për plotësimin e grupit.
 
Top