,Juve, thuajse e kualifikuar. PSG, hap pozitiv

cent

...Lontano
Juventus është shumë pranë kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League, pasi ka fituar ndeshjen e parë në Skoci, përballë Celtic, me rezultatin 0-3.

15ox7p4.jpg

Duket e pabesueshme, por bardhezinjtë konfirmojnë formën e tyre të mirë edhe në kupat e Europës, duke fituar një ndeshje, e cila i çon të qetë në takimin e kthimit në “Juventus Stadium”.

Matri zhbllokon ndeshjen që në minutën e 3-të, ndërkohë që golat e tjerë shënohen në 45 minutat e dyta. Mes lojës së nervave dhe tensionit, bardhezinjtë e Kontes shfrytëzojnë maksimalisht gabimet e kundërshtarëve.

Markizio dhe më pas Vucinic kompletojnë rezultatin 0-3, duke bërë të heshtin mbi 60 mijë tifozët e pranishëm në “Celtic Park”.

Edhe në takimin tjetër, Paris SG ka arritur të fitojë përballë Valencias në “Mestalla” me rezultatin 1-2. Laveci e më pas Pastore, që në 45 minutat e para, vulosën gjithçka, por pjesa e dytë nuk ka rezultuar shumë e qetë për francezët.

Në fund, jo vetëm që pësojnë një gol, por mbeten edhe me 10 lojtarë, pasi Ibrahimovic del me kartonin e kuq, duke humbur në këtë mënyrë ndeshjen e kthimit, të cilat do të zhvillohen për të dyja këto çifte më 5 mars. /BeratiLive
 
Top