Juve, triumf e vend i parë në të ftohtin e Donjeckut

cent

...Lontano
Juventusi është kualifikuar për në turin tjetër të Champions League, duke siguruar madje vendin e parë në grupin E të këtij kompeticioni. Në të ftohtin e Donjeckut, ka mjaftuar një autogol i Kuçer në minutën e 56-të, që bardhezinjtë të arrijnë një nga fitoret më të rëndësishme të viteve të fundit.
qy8x3o.jpg
Vend i parë do të thotë që Juve do të evitojë përballjet me ekipe si Mançester, Bajern, Barcelona apo Paris Sent Zhermen, ndonëse mbetet rreziku i emrave si Reali apo Arsenali. Gjithçka e merituar për "Zonjën e Vjetër", që nuk ka pritur aspak dhurata nga kampionët e Ukrainës, duke luajtur një futboll konkret dhe pa shumë tension.

Triumfi i bardhezinjve e bën të kotë goleadën e اelsit ndaj Nordsjaelland, pasi kampionët e Evropës janë tashmë të eliminuar nga turneu. Në pjesën e parë, dy skuadrat kanë bërë një futboll të fortë në mesfushë, por me pak raste.

Momenti më i mirë ishte një asist i Vuçiniç për Xhovinkon, të cilin ky i fundit e shpërdoron. Në të dytën, ritmi është rritur, ndërsa krosi i Lishtajner solli edhe golin e avantazhit. Topi u prek fillimisht nga Xhovinko dhe më pas Kuçer, në tentativë për ta larguar, e dërgoi topin në rrjetë.

Juventusi ka patur raste dhe për golin e dytë, por nuk ka arritur, ndonëse kjo fitore ishte e mjaftueshme për vendin e parë në grup, me 12 pikë dhe asnjë humbje. Po në grupin E, اelsi shkatërroi 6-1 Nordsjaelland, por mundi të sigurojë vetëm një vend në Europa League.

Torres u rikthye te goli me një dopietë, ndërsa David Luiz, Geri Kahill, Huan Mata dhe Oskar shënuan 4 golat e tjerë.

NDESHJET
Champions League ka zgjidhur mbrëmë edhe enigmat e fundit të saj. Në grupin F, Bajerni i Mynihut siguroi vendin e parë në grup, duke mposhtur 4-1 Bate Borisov. Bavarezët kanë avantazhin e përballjeve direkte me Valencian, e cila mposhti 1-0 Lilën në transfertë.

Ndërkohë, në grupin G, Sëlltiku u kualifikua për në turin tjetër, pas fitores 2-1 me Spartakun e Moskës. Skocezët shënuan me anë të Hoper e Komons, ndërsa për rusët barazoi përkohësisht rezultatin Ari. Sëlltiku përfitoi edhe nga ndalesa e Benfikës përballë Barcelonës, e cila nuk toleroi aspak. Por, lajmi i keq për katalanasit ishte një dëmtim i rëndë që pësoi Lionel Mesi, i futur në lojë në pjesën e dytë. Ai doli me barrelë jashtë, duke lënë të shokuar tifozët.

Në grupin H, Gallatasaraj siguroi kualifikimin, pasi mposhti 2-1 në transfertë Bragën, duke e bërë të kotë triumfin 0-1 të rumunëve të Kluzh në fushën e Mançester Junajtid. Turqit e Fatih Terim përmbysën disavantazhin e pjesës së parë, duke zënë vendin e dytë pas Mançesterit dhe duke kaluar pas shumë vitesh në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni.

/a.k
 
Top